|
Veprimtaria e OBVL |
Organizata e Bashkuar e Veteraneve te Luftes NACÇl (OBVL)
K r y e s i a
DEKLARATE
Organizata e Bashkuar e Veteraneve te Luftes Nacionalçlirimtare (OBVL) shpreh indinjatën e saj për vendimin e fundit të qeverisë shqiptare lidhur me ndryshimin e destinacionit të Qendrës Kulturore te Ushtrisë.
Ne e konsiderojmë absurd këtë vendim për faktin se nuk ka asnjë vend anëtar të NATO-s që të mos ketë një Qendër Kulturore të Forcave të Armatosura, ku struktura të ushtrisë, vetëranë dhe ish ushtarakë të mund të kryejnë aktivitetet e tyre.
Disa anëtarë të OBVL, ish ushatarakë të karrierës kanë përjetuar kohën kur ish Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë (sot selia e Ministrisë së Kulturës) iu dha Lidhjes së Shkrimtareve, ndërsa u miratua vendi ku u ndërtua Qendra aktuale Kulturore e Forcave tona të Armatosura. Ata mbajnë mend se si me punën vullnetare të ushtarakëve të të gjitha niveleve u ndërtua SHQUP-i dhe për dekada të tëra ajo u shërbeu brezave të ushtarakëve për aktivitete të ndryshme.
Ne mbështesim protestën e ligjëshmë të organizatave të ushtarakëve të liruar e në pension dhe ngremë zërin tonë për anullimin e këtij vendimi.
KRYESIA E OBVL
KRYETARI
RRAHMAN PARLLAKU
Gjeneral-lejtnënt në pension, Hero i Popullit
|