l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Inxhinieri nga Bulqiza Vebi Musta, studim për tragjedinë më të madhe në historinë e njerëzimit

20 vjet nga tragjedia amerikane e shembjes së kullave binjake

 

Ing.Vebi Musta
Florida, USA

Këtë 11 shtator mbushen 20 vjet nga tragjedia më e madhe në historinë e njerëzimit botëror, goditja e kullave binjake të ashtuquajtura ëorld Trade Center ose Qendra Ndërkombetare e Tregtisë në New York të SHBA nga terroristët islamikë. Me 11 Shtator 2001, njëkohësisht në të njejtën orë u goditën, Qendra e Ushtrise Amerikane në ëashington dhe Shanksville në Pensilvania. Nga kjo trgjedi që ndodhi brenda një ore e 15 minutash humbën jetën mbi 3058 njerëz dhe u lënduan më shumë se 60.000 të tjerë, nga SHBA dhe shumë vende të tjera nga e gjithë bota.

Si e kujtoj unë atë ditë, vërtet të trishtueshme?

Mëngjesin e 11 Shtatorit 2001 po punoja në një fabrikë për prodhimin e kondicionerëve, sistemit të ngrohjes dhe ftohjes në Florida të SHBA. Aty nga ora 10.00 një shok pune, që ishte me origjinë nga Vietnami, me telefon në dorë dhe me të madhe thërret: ëar in New York, ar in New York që do të thotë “luftë në New York”.
Të gjithë ndaluam punën dhe u grumbulluam rreth tij, dhe me të vërtetë pamë tym dhe flakë në mes të New Yorkut. Pas disa minutash bie zilja e punës për pushim të jashtëzakonshëm. Grumbullohemi të gjithë punonjësit, mbi 250 veta që punonim në atë fabrikë në mbledhje me përgjegjësin e saj, i cili na tregon për ngjarjen e rëndë. Ai na thotë se është sulm terrorist por neve nuk duhet të shqetësohemi se çdo gjë është nën kontrollin e shtetit federal dhe duhet t’i kthehemi punës pa ndonjë shqetësim për ne. Ashtu vepruam dhe punuam deri sa mbaroi turni, por me ankth të papërshkruar deri sa u kthyem në shtepi.
Si çdo njeri tjetër edhe unë vazhdimisht kam menduar, lexuar dhe studiuar për këtë ngjarje tragjike, dhe sot pas 20 vitesh, në përkujtim të saj kam ndërtuar një projekt me një pamje nga sulmi terrorist me avionët e pasagjerëve mbi ndërtesat 110 katëshe të kullave binjake dhe rreth e rrotoll tyre. Kam shkruar me dorë të gjithë emrat e viktimave e përbri tyre moshën në momentin e goditjes. Këtë projekt, të përgatitur në një kornizë me përmasat 106 cm x 91 cm ose 42 inch x 36 inch kam menduar t’ja dhuroj Muzeut Kombëtar të viktimave të 11 shtatorit 2001, të ndërtuar në New York.

Për 1 orë e 15 minuta rrëmbehen nga terroristet dhe rrëzohen 4 avionë pasagjerësh

Në këtë përvjetor të kësaj masakre po i rikujtojmë lexuesit kohën kur ndodhi tragjedia me rrëmbimin e avionëve dhe goditjen e dy ndërtesave më të larta në SHBA, në Qendrën e Ushtrisë amerikane Pentagon dhe në qytetin e Pennsilvania të shtetit Filadelfia.
11Shtator 2001 - Ora 8.45 e mengjesit sipas orës americane. Avioni amerikan American Airlines 11 tip Boing 767 që ishte nisur nga Boston i shtetit Massachusetts për në Los Angeles, California me 81 pasagjerë, 9 punonjës shërbimi dhe 2 pilotë në bord rrëmbehet në fluturim nga terroristët brenda avionit dhe godet godinën veriore të Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë (ëTC);
Ora 9.03 e mëngjesit. Avioni United Airlines 175 që ishte nisur nga Boston për në Los Angeles me 57 pasagjerë, 7 punonjës shërbimi dhe dy pilotë në bord rrëmbehet në fluturim nga terroristët dhe godet godinën Jugore të Qendrës Ndërkombëtare të Tregtise (ëTC);
Ora 9.43 e mengjesit. Avioni American Airlines 77 që ishte nisur nga airoporti Dulles ëashington, DC për në Los Angeles me 58 pasagjerë dhe 4 punonjës shërbimi e 2 pilotë në bord përpiqet të godasë Qendrën e Ushtrisë amerikane në Pentagon por rrëzohet brenda saj;
Ora 10.00 e mëngjesit. Avioni United Airlines 93 që ishte nisur nga airoporti i Newark te New Jersey, për në San Francisco, California rrëzohet në Shanksville, Pennsylvania me 37 pasagjerë, 5 punonjës sherbimi dhe 2 pilotë në bord.Siç shihet, për 1 orë e 15 minuta rrëmbehen nga terroristet dhe rrëzohen 4 avionë pasagjerësh. Gjithsej jane vertetuar se kanë qenë 19 rrëmbyes terroristë, emrat e të cilëve janë të njohur por nuk po i shkruajme ne këtë artikull. Të gjithë terroristët, sipas të dhënave kanë qenë të shkolluar në akademitë e shkollave amerikane të aviacionit.

Treguesit e tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në shifra e fakte

Më poshtë do të japim të gjitha të dhënat e ngjarjes dhe treguesit kryesorë, referuar agjencive të lajmeve, shfaqjeve online, librave të ndryshëm të botuar dhe të dhënave të Departamentit të Shtetit dhe të Higjienës së të qytetit të New Yorkut. Nga të dhënat dhe korrektimi i tyre vit pas vitit rezulton se nga kjo tragjedi kanë humbur jetën mbi 3058 qytetarë dhe janë lënduar mbi 60.000 qytetarë të tjerë nga plot 59 vende të ndryshme të botës dhe SHBA.
Nga këto, janë 1809 (60%) meshkuj me ngjyre të bardhe; 457 (15%) femra me ngjyrë të bardhë; 209 (7%) meshkuj hispanik; 102 (3%) femra hispanik; 161 (5%) meshkuj me ngjyrë të zezë; 99 (2.9 %) femra me ngjyrë të zezë; 147 (4.9%) meshkuj aziatikë; 74(2%) femra aziatike. Ndarja sipas ngjyrës nuk ka të bëjë me anën raciale por për saktësi njerëzore, prandaj lexuesi të mos na keqkuptojë për mënyrën e trajtimit.
Nga viktimat janë 1837 veta ose (60%) që kanë mbaruar shkollën e lartë, college dhe me grada shkencore dhe 1213 (40%) që kanë mbaruar shkollën e mesme. Viktimat janë të moshave të ndryshme, nga 2 deri 85 vjeç.
Gjithsej janë 2606 viktima nga 26 shtetet e ndryshme të SHBA, shumica e tyre nga Neë York dhe Neë Jersey dhe 452 viktima nga 58 shtetet e tjera të botës, të pasqyruar në tabelën përkatese. Nga viktimat, 12 janë gra me bebet e tyre 6 deri 10 muajshe që prisnin të lindnin, por që s’e panë dot dritën e diellit.
Fëmijët nën moshën 18 vjeç jane 8 veta.Viktima më e re është një vajzë 2 vjeëare, Christine Lee Hanson nga Graton, Massachusetts USA, pasagjere në avionin United 175 që goditi QNT (Qendrën Ndërkombëtare Tregtare). Viktima më e vjetër është Robert Grant Norton, 85 vjeç nga Lubec, Maine USA, pasagjer që udhëtonte me avionin AA 11.
Mbi 3251 fëmijë në botë atë ditë humbën njërin nga prindërit. Shumica e viktimave kanëe qenë në moshën më aktive për punë, nga 21 deri 62 vjeç që përbëjnë mbi 97 % ose 2979 veta.
Nga qyteti i Neë Yorkut janë 2823 viktima, nga të cilat 1102 veta janë te identifikuar të vdekur; 1571 janë me çertifikate vdekje dhe 150 janë ende të pa gjetur.
Nga gjithsej 343 zjarrfiksa, jane 192 te gjetur dhe 151 të pa gjetur.
Nga 23 policë oficerë janë gjetur 14 dhe të pa gjetur ende janë 9 veta. Nga 37 oficerë të airoportit, 20 prej tyre janë gjetur dhe 17 janë të humbur.
Nga punonjësit e emergjencave mjeksore janë gjetur vetëm 3 veta.
Në ëashington DC, Pentagon, nga 189 veta të vdekur janë gjetur 64 veta dhe janë të humbur ose të djegur 125 veta.
Në Pennsylvania kanë vdekur 44 veta.
Duke ngushëlluar gjithë familjet e viktimave dhe veçanërisht familjet shqiptare, mendoj se kjo tragjedi mizore do kujtohet brez pas brezi në historinë e njerzimit.









Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes