l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HOMAZH

LAMTUMIRË JORGJI TERCA!

 

Familjarë, miq, të afërm e bashkëpunëtorë të ngushtë përcollën sot për në banesën e fundit veteranin demokrat Jorgji Terca.
Ai kishte lindur në një familje patriotike tiranase 89 vjet më parë. Në këtë mjedis atdhetar u rrit dhe u edukua me dashurinë për familjen dhe atdheun. Ndaj dhe që në fëmijërinë e tij, kur ishte veçse 10 vjeç do të shprehte urrejtjen për pushtuesin fashist të vendit.., duke u bërë një nga anëtarët më aktiv të organizatës së njohur me emrin “DEBATIK”.
Debatikasi Jorgji Terca mori pjesë në disa aksione luftarake kundër karabinierisë fashiste italiane, si ndërprerje linjash telefonike, rrëmbime pajisjesh propagandistike, municione e armatime. Aktivitetin luftarak e vazhdoi pandërprerë deri në çlirimin e plotë të vendit nga pushtuesi nazifashist.
Pas çlirimit, Jorgji shërbeu me devotshmëri e përkushtim në disa reparte të Ushtrisë Shqiptare.
I zhgënjyer nga sistemi i diktaturës që nuk ia njohu meritat, Jorgji do të mbështeste fuqishëm proceset demokratike pas ‘90-tës.
Që me krijimin e OBVL(Org.Bashkuar e Veteranëve) Jorgji u bë një nga anëtarët aktiv, përkrah themeluesve e drejtuesve të saj, si Dr.Ymer Dishnica, Gjeneral Rrahman Parllaku, Gjeneral Nexhip Vinçani e personaliteteve tjera të LANÇ e Ushtrisë Shqiptare, si: Liri Belishova, Edip Ohri, Skënder Malindi, Tahir Voshtina, Myfit Guxholli, Sotir Budina etj. Madje, prej dhjetë vitesh ai drejtoi degën e OBVL Tiranë, si kryetar i saj, duke organizuar veprimtari të larmishme me veteranët, si përkujtimore, vizita e ekskursione tek Llixhat “Nëna Naile” në Kosovë, në Voskopojë, Përmet, Ersekë etj, duke siguruar mbështetjen e donarëve të ndryshëm.
Ai ishte një prind dhe veprimtar shoqëror shembullor.
Si i tillë do të kujtohet e nderohet nga njerëzit e familjes, shoqëria dhe nga OBVL.
Në emër të kryesisë së OBVL i shprehim familjes të ndjerit ngushëllimet më të thella.
Lamtumirë miku ynë i shtrenjtë Jorgji Terca!
Parajsa qoftë vendbanimi yt i përjetshëm..





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes