l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Apeli i mjekut kardiolog pas disa vëzhgimeve të kryera në Qendrën Shëndetësore Nr.4 Tiranë

Si ndikon Covid-19 në organet kryesore të trupit dhe pse duhet të vaksinohemi?!

Dr. Leonidha Peppo*

Çfarë konkluzioni mund të nxjerrim pas tre fazave të para të pandemisë COVID-19, nga kontaktet me individë të ndryshëm, duke përfshirë edhe miqtë e pacientet e mi, si edhe vehten time?
Po për situatën e vaksinimit anti - Covid?
Çfarë ndodh në të tilla raste?
Cili është afati i vaksinimit pas kalimit të COVID-19?
Dhe më kryesorja: A duhet të vaksinohemi?
Këto pyetje kërkojnë përgjigje sepse ka mendime subjektive dhe objektive, për perspektivën e afërt dhe të largët të efekteve të kësaj pandemie.
Që në fillim dua t’ju bëj të ditur që këto përfundime janë pas leximeve të shumta të publikimeve te studimeve të personaliteteve ndërkombëtare të agjencive serioze, pas punës së tyre studimore e eksperimentale, me përfundime të sigurta deri tani.
Ata që ndjekin përfundimet serioze e kuptojnë që shumë koncepte ndryshojnë, po ashtu masat dhe kujdesi ndaj individëve dhe popullsisë në përgjithësi. Gjithsesi ka tregues dhe mundësi më të përparuara që mbeten për t’u parë, sepse pritet të ketë zhvillime.
Le të ndalemi tek ato dukuri të konstatuara deri tani nga individët që kanë kaluar COVID-19. Kjo, nisur nga përvoja personale e përditshmërive të shumta në Qendrën Shëndetësore Nr.4, Tiranë, duke reflektuar edhe në qëndrimin e personelit tonë mjekësor.
Dukuritë më të shpeshta janë lëvizja e tensionit arterial në shifra dukshëm më të rritura se ato të zakonshmet, në individë pa mjekim ose me mjekim. Këto të shoqëruara me ankesat e zakonshme, por që iu shtohet edhe ana emocionale e cila është shkaktare e çlirimit të katekolaminave që rrisin tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, gjithashtu (përdorimi i kortizonikëve në mjekim), përgjegjëse për rritjen e shifrave të sheqerit në gjak.
Të gjithë mjekët e familjes në klinikën tonë thonë që janë shtuar në mënyrë të dukshme rastet me sëmundjen e diabetit dhe se tek ata që e kanë diagnozën e diabetit është rënduar sëmundja si pasojë e marrjes së barnave shtesë për kurimin e saj.
Duhet theksuar se në rastet tona kjo gjendje ka ardhur me origjinë pas 2-3 muajsh, duke hequr edhe mjekimet e shtuara. Pra është fakt tepër pozitiv për ecurinë e ndjekjes së tyre, për ata vetë por edhe për mjekimin shërues të caktuar.
Ndikimi i COVID - 19 është shfaqur edhe në ndryshime të sjelljes së atyre që e kanë kaluar këtë sëmundje. Kjo dukuri është me e pakët se tëk sëmundjet e tjera. Mendohet se sëmundja gjeneron mikrotrombule ne vazat që furnizojnë trurin, duke degjeneruar në demtim të qelizave të tij, por këto mendime me kalimin e kohës mund të ndryshojne, siç edhe kanë ndodhur gjatë këtyre muajve dhe viteve.
Kjo mbetet për t’u parë….
Por në kabinetin e kardiologjisë janë konstatuar dhe vërtetuar me vizita klinike e aparatura fenomene të aritmive të ndryshme, të marrjes së frymës nga komplikacionet që shkakton virusi mbi zemrën, siç është zmadhimi i zemrës, të shoqëruara me likid (lëng) në cipat e zemrës. Kjo ndodh me të gjitha llojet e viruseve, por që ky që ka dalë në modë së fundmi është më agresiv. Me kontrollet e vazhdueshme të zemrës është zvogëluar deri në kufinj normal dhe likidi (lengu) është tharë aty ku ka pasur. Kjo pasohet me gjendje klinike të përmirësuar të pacientit.
Kësksioj na u shtua optimizmi për të ardhmen shëndetësore të këtyre të sëmureve dhe na u rrit shpresa që mundimet e mjekëve të jenë të suskeshme.
Kemi edhe shfaqje të trombozave të vazave të mëdha si në tru, në zemër, në mushkëri, gjymtyrë dhe lëkurë që kërkojnë mjekim shtesë pasi rrezikojnë jeten apo invalidizojnë njeriun, duke shkaktuar pasoja psikologjike, financiare, kohore në atë vetë dhe familjen e shoqërinë.
Prandaj, ju lutem vaksinohuni me gjithë mundësitë që tani i kemi të mëdha.
Po përshkruaj në fund fenomenet madhore të prekjes së mushkërive, sëmundja më e rëndë e prekjes nga coronavirus, shfaqjet e shenjave të shumëllojshme me rëndesa të ndryshme, nga më e lehta e deri tek e rënda, si dhe humbje jete edhe ne mes personelit mjekësor dhe shëndetsor. Me të dukshme kanë qenë prekja e mushkërive në drejtim të fibrozes apo pneumonia me prekje të cipave të tyre, me grumbullim likidi, me ulje te ngopjes me O2 dhe rritje të rrahjeve të zemrës. Mjekimi i tyre i vështirë shpeshherë i tepruar dhe i panevojshëm, ka dëmtuar shëndetin dhe financat familjare. Oksigjenoterapia është kryesore në mjekimin e patologjive të mushkërive. Duhet theksuar se komplikacioni kryesor është tromboza e vazave pulmonare me shenjat e njohura dhe të shkruara gjeresisht. Ka patur raste të analizave të gjakut të ndryshuara, siç është D - dimeri mbi normë, monocitet e larta, limfocitet e ulura , O2 i ulur në gjak, me mjekim të shtuar të përshkruar me kujdes dhe ndjekje mjekësore nga personel të specializuar. Prandaj për të mos arritur në këtë gjendje duhet të vaksinohen të gjithë me detyrim.
Ka gjithashti raste kur thuhet se vaksinimi anti-covid është me dëshirë, se gjoja preken liritë individuale dhe të drejtat e njeriut. Këto janë spekulime dhe çudira dhe pasojat do të jenë tek të pavaksinuarit, te fëmijët e familjarët e tyre, apo dhe shoqerisë rreth tyre.
Nëqoftëse personi i pavaksinuar ia ngjit këtë sëmundje vdekjeprurese dhe invalidizuese, pa diskutim kriminale, dikujt tjetër nga kontaktet në mhjedise publike, ç’duhet bërë athere? Ai duhet marrë në përgjegjësi penale, pasi i prek një perasoni tjetër apo dhe shoqërisë të drejtën për të jetuar, Ndaj dhe një person i tillë dyuhet dënuar penalisht, por edhe shoqërisht.
Pretekste të tilla të shfaqura nga individë të papërgjegjëshëm, se me vaksinimin vendosin cip në trup për të kontrolluar personalitetin janë sa humoristike aq edhe të çuditshme, ndërkohë që e gjithë bota e qytetarëuar njerezore i kërkon me ngulm vaksinat dhe vaksinimin si e vetmja mënyrë për të mos u infektuar nga COVID-19, ose për ta kaluar sa më lehtë atë. Gjithsesi, mbrojtja nuk është absolutisht e sigurtë. Rastet e reja me variantin DELTA, sipas Prof.Silva Bino tregojnë se 2-3 % infektohen të vaksinuarit me 2 doza dhe 10 % ata me 1 dozë të saj. Këto të dhëna, të publikuara deri tani janë ndërkombëtare. Të presim çfarë të rejash do të kemi në të ardhmen. Por e sigurtë është që vaksinimi duhet bërë.

*Kardiolog, Qendra shëndetësore Nr.4, Tiranë





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes