l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Dritare e hapur për të mundësuar shpalljen me titullin e lartë “Dëshmor”, të gjithë të rënët e Shqipërisë

DËSHMORËT NË RRËNJËT E KOMBIT SHQIPTAR

 

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

PREZANTIM ME LIBRIN
Erdhi dita dhe Organizata Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e tjerë të Atdheut të dalë me librin me disa vëllime “Dëshmorët në rrënjët e kombit shqiptar”. Në vëllimin e parë të dalë këto ditë nga shtëpia botuese ERMAL, nën kujdesin e kryetarit të OKDA, Dr. Gjergji Velo libri pas kaq vitesh pa dritën e botimit. Ky libër do të jetë me disa vëllime që do të botohen në vijimësi dhe do të trajtojë figurën e dëshmorit dhe të heroit të atdheut. Ka dhe njerëz që në ditët e sotme, si dhe drejtora të shtetit që thonë se nuk ka heronj Shqipëria.

Nëpërmjet këtyre vëllimeve do të dokumentohet heroizmi, gjaku dhe kontributi i tyre të dhënë për Atdhe. Vëllimi u përgatit nga Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi, i cili ka bërë një punë të lavdërueshme për grumbullimin, sistemimin dhe pasqyrimin e të gjithë veprimtarisë së dëshmorëve të Atdheut nga viti 1848 që janë të dokumentuar dhe deri në ditët e sotme. Falënderimi shkon dhe për redaktorët e sidomos për Pandeli Koçin, i cili ka bërë një punë për t’u admiruar. Dihet nga të gjithë, edhe në botë se dëshmorët janë vlera të përhershme të kombit, pasi ata kanë dhënë jetën për atdheun, për idealet e larta shqiptare, prandaj edhe mirënjohja për gjakun e derdhur është nderim në përjetësi, për aktin sublim të rënies për atdhe.
Fjala “Dëshmor” është një emër i ndritur për popuj e kombe kudo në botë. Dëshmorët nuk janë numra apo shifra, por vlera e tyre është hyjnore, nderimi e mirënjohja nuk mbetet vetëm në pllaka varresh, në lapidarë e memoriale. Ndaj dhe për këto vlera të spikatura kombëtare ruhen në zemrën e kombit. Dëshmorët janë pasuri që lidhin brezat e kombit shqiptar, janë trashëgimia e ndërgjegjes kombëtare, vlerat dhe virtytetet e krenarisë, materie e ndërgjegjes së kombit që lidhin të djeshmen me të sotmen, prandaj në gojën e popullit është materializuar me shprehjen “pa të shkuar nuk ka të ardhme”.
Nëpërmjet një parathënie të gjatë dhe të saktë të bërë nga Prof. Zaho Golemi, dëshmohet se dëshmorët, me gjakun që derdhën në themelet e kombit, i ndihmojnë dhe do t’i ndihmojnë përherë të gjallët e këtij kombi që të shikojnë rrugën e drejtë dhe të vërtetë se nga duhet orientuar dhe ecur edhe në kohrat më të turbullta e komplekse. Në parathënie libri thekson se Ligjit 109/2018, datë 20.12.2018 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, po bëhet një dritare e hapur për të mundësuar shpalljen me titullin e lartë “Dëshmor”, të gjithë të rënët e Shqipërisë, që nuk janë ende të evidentuar, për mbrojtjen e truallit arbëror. Në mbarë botën ka nderime në forma e metoda nga më të ndryshmet, jo vetëm me një ditë përkujtimore në vit, por edhe me veprimtari që sjellin në vëmendjen e brezave atë të shkuar heroike, për të qenë të lirë, në emër të idealeve të mëdha, si dhe në emër të kombit dhe për kombin. Prandaj edhe publikimi i këtij libri risjellë në vëmendjen e gjithë shoqërisë shqiptare ato periudha vitale uniteti kombëtar të përbashkuar për lirinë, për të sotmen dhe për të nesërmen.
Nëpërmjet një parathënie të gjatë dhe të saktë të bërë nga Prof. Zaho Golemi, dëshmohet se dëshmorët, me gjakun që derdhën në themelet e kombit, i ndihmojnë dhe do t’i ndihmojnë përherë të gjallët e këtij kombi që të shikojnë rrugën e drejtë dhe të vërtetë se nga duhet orientuar dhe ecur edhe në kohrat më të turbullta e komplekse. Ata i thërret në ras rreziku, sikurse çdo njeri thërret në situatat më të vështira të jetës, duke lutur “zemerekun e jetës”, ku në formatin ideal të besimit, çdo shqiptar thotë: “O Nëna ime Shqipëri!”.
Libri ka vlera kombëtare sepse aty do të gjenden të detajuar historite dhe luftërat e zhvilluar në shekuj nga kombi shqiptar, por dhe dëshmorët e rënë në emër të ruajtjse së territorësisë dhe të unitetit të kombit shqiptar. Libri nuk ka një rrjedhshmëri logjike duke filluar nga dëshmorja e parë e Atdheut e shpallur juridikisht deh vazhdon gjatë gjtihë historisë së kombit tonë. Është një përshkrim dinjitoz dhe i menduar mir, ndaj lexohet shpejt dhe në kujtesë thërritet të gjtihë dëshmorët të cilët i vunë gjoksin Atdheut për lirinë.

PËRMBAJTJA E LIBRIT

Libri fillon me Maro Kondi, dëshmorja e parë e Shqipërisë e vitit 1847, pasta më tej rreshtohen sipas ngjarjeve dhe ndodhive Rrapo Hekali një fgurë e shquar e kryengritjes fshatare, Emër i shquar në hisorinë e kombit shqiptar, ata që dëshmuan hisorinë e sakrifcave të shqiptarëve në kohë pushtimi, burri që i foli kohës me grykën e pushkës, Sulejman Vokshi figurë e ndriture Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Spiro Bellkameni, atdhetar dhe luftëtar i vendosur, Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe dëshmorët e saj (1911), Atdhetari, dëshmori Kadri Gjata dhe roli i tij në klubin e Janinës, Beteja e Lumës dhe dëshmorët e saj, Ramadan Zaskoci fgurë me përmasa kombëtare, Çerçiz Topulli dhe çeta - flamur lirie Dedë Gjon Luli - hero i shquar i kombit shqiptar dhe pushkë e ngrehur për Shqipërinë, Isa Boletini - shqiptari që ngjallet gjithmonë, Atdhetari Atë Stath Melani – dëshmor i lirisë, Selam Musa Salaria në rrjedhat e lëvizjeve atdhetare, Elez Isuf - Gjenerali me shajak, Luigj Gurakuqi - atdhetar i shquar dhe dëshmor i çështjes kombëtare, Bajram Curri, komandant i talentuar popullor, Hasan Prishtina. Dëshmor dhe Hero i papërsëritshëm, Bota e madhe e Qemal Stafës, Kuçi bazë e sigurt e LANÇ-it me 90 dëshmorë, Kuçi me 90 dëshmorë dhe 4 heronj të popullit, Heronjtë e Shkodrës që bënë hisori, Vlora dhe heronjtë e Topanasë, Shtatë dëshmorët e Ngurrëzës, Gjaku i pafajshëm i popullit të Tiranës, Në Golëm në Labëri gjashtё dëshmorë nga një shtëpi, Nderim i përjetshëm për dëshmorët e rrethit të Përmetit, Myzeqarët krah për krah me LANÇ-in, Ali Demi, biri trim i Çamërisë, Masakra e 4 shkurtit ’44 në dokumentet e arkivës gjermane, Malësia e Gjakovës, treva heroike që i dha kombit qindra dëshmorë, Trimi nga Smokthina në kujtesën e Atdheut, Lule, more trima, Kalendari i rënies së Dëshmorëve të Lushnjës, Dëshmorët e Elbasanit krenaria dhe lavdia e gjithë Shqipërisë, Komisari dëshmor Asllan Keta i Bulqizës ishte i dijes dhe i pushkës, Mallakasra, krahinë martire e LANÇ-it dhe e paqes, Gjaku i dëshmorëve të Tepelenës në themelet e Shqipërisë, Dëshmori Krisaq Capo – meteor i lirisë, Lufta e Pojskës dhe gjaku i dëshmorëve të saj, Mihal Pandeli Koçi në udhën e çelur të atdhetarisë, Vrasja e pabesë e heroit Bardhok Biba, Memo Nexhipi, dëshmori që shkroi hisori më 1949, Heroinat e Mirditës në luftë kundër reaksionit, Dëshmorët e Fushëbardhës në dy shekuj krenari e përligjur atdhetarie, Ne mbetëm kuftarë të përjetshëm, Dëshmorët në mbrojtje të rendit në Shqipëri, Të vdesësh me dashurinë e atdheut, Liria e Kosovës është larë me gjak të pasër arbëror, “Për Atdhe, gjuhën shqipe dhe flamurin kombëtar”, Me pushkë e penë për Atdheun, Pesëmbëdhjetëvjeçari Enver Bytyçi dëshmor i kombit, Dëshmori Muharrem Hoxha – sudent i përjetshëm, Dëshmori që ka rënë atje ku rreh zemra e kombit shqiptar, Visar Sinani - dëshmor për kombin shqiptar.

KANË KONTRIBUAR ME SHKRIME

Për hartimin e këtij vëllimi të parë kanë ndihmuar me shkrime, letra dhe dokumente të ndryshme Zaho Golemi, Rami Memushaj, Albert Hitoaliaj, Bilbil Dervishi, Trifon Mersin Golemi, Irfan Iliaz Birbilaj, Shaqir Vukaj, Sotir Papuli, Shefqet Hoxha, Shaban Demiraj, Sazan Goliku, Dorian Koçi, Bardhosh Gaçe, Mehmet Prishtina, Nasho Jorgaqi, Dalan Buxheli, Bernard Zotaj, Naime Progonati, Xheladin Çelmeta, Xhevdet Shehu, Halil Katana, Myfit Poçari, Tomor Kotorri, Krenar Progonati, Anastas Gurma, Sokrat Ikonomi, Xhemil Xh. Çela, Marenglen Kasmi, Shpend Bisheva, Resmie Ruçi, Kozma Gjini, Xhulieta Graceni (Roseni), Bardhyl Toda, Aziz Keta, Shpëtim Dervishaj, Reuf Skënderaj, Bujar Sula, Jani Capo, Dhimitër S. Shuteriqi, Vasil Premçi, Gëzim Prengzi, Bekim Arapi, Flamur Hasimi.

NJOHJE ME ZAHO GOLEMI

Kolonel ® Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi ka lindur në tetor 1960 në Fushëbardhë të rrethit Gjirokastër. Ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerave, Universitetin e Tiranës në degën Histori, Akademinë e Shtabit të Përgjtihshëm, Akademinë e Luftës Tokësore në Stamboll, Akademinë Diplomatike.
Mban gradë shkencore dr. dhe titull akademik Prof. Asoc. Ka kryer detyra nga komandant toge deri në komandant brigade, Drejtor Operacional në Forcat Tokësore, Drejtor i Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura, Drejtor në drejtoritë e Shtabit të Përgjtihshëm, Dekan i Fakultetit të Sigurisë e Mbrojtjes etj.
Për punë të mirë në vite është vlerësuar me 11 urdhëra e medalje. Aktualisht punon në Akademinë e Sigurisë. Ka publikuar në shtypin e përditëshëm dhe në revista shkencore qindra artikuj; ka qenë pjesëmarrës në mjaft konferenca shkencore kombëtare e ndërkombëtare.
Ka publikuar disa libra, rregullore ushtarake, metodika në funksion të Forcave të Armatosura si dhe librin “Dëshmorët e Atdheut” me bashkëautorësi. Gjithashtu ka publikuar edhe mjaft artikuj për Dëshmorët e Atdheut.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes