l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Profil

Tahir Koçi Çakëri, ish partizani me “njollë” në biografi

Në Korçë, Tahir Çakeri është i njohur për kontributin e tij gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, por edhe për presekutimin që provoi familjarisht pas çlirimit.
Demokrati i orëve të para pas ‘90-tës, Tahir Çakeri është djali i atdhetarit Koçi Tahir Plovishtit, një nga 12 Firmëtarët e Nën Komitetit të fshehtë Krahinor, “Për Lirinë e Shqipërisë”, ose siç quhej në atë kohë në gjuhën popullore, “Besëlidhja Gorare 1906”. Pikërisht për kontributin patriotik, me propozim të shqatës Kombëtare Atdhetare, “Besëlidhja Gorare”, është dekoruar nga Presidenti i Republikës, Z.Bujar Nishani, me Medaljen “Kalorsi i Urdhërit të Skënderbeut”, me Motivacionin: “Në Vlerësim të veprimtarisë e kontributit të vyer atdhetar dhe historik, për Rilindjen Kombëtare dhe fitimin e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe në respekt të kujtimit të paharushëm të pjestarve të nderuar të saj, të cilët luftuan me pushkë dhe penë në dorë për lirinë dhe pavarësinë e Mëmëdheut ”. ( Nr i Dekretit 9576. Tiranë më 05 .05. 2016.).


Ndonëse në rethana jo fort të përshtatshme, pasi i jati Koçi Plovishti ishte pushkatuar nga njerzit e Koci Xoxes, Tahiri, del partizan duke u reshtuar në krah të nipit Ferit Çakërit, (djali i vëllait të tij ), i cili kishte qënë në Çetën e Xhezar Senishtit qysh me krijimin e çetës, (Feritin e kishte nip prej motre). Tahiri mer pjesë në disa përpjekje kundër okupatorit Gjerman, i rreshtuar në kompaninë e dytë me Komandant Kompanie, Mehmet Senishtin, e cila ishte pjesë e Batalionit “Skënder Cacit”. Kjo e fundit bënte pjesë në Brigadën e e IX Sulmuse me komandant Taki Kolanecin.
Mbas çlirimit të vendit Tahirin e gjejmë në Organet e Mbrojtjes të Popullit, në Koplik të Shkodrës, i cili qëndron aty deri gati fundi i 1948, ku merr dhe lirimin si bashkëpuntor me Koçi Xoxen. Në këtë rast kemi të bëjmë me paradokse nga më të çuditshmet, pasi i jati ishte pushkatuar nga agjentët e Koci Xoxes, ndërsa i biri, i Koçi Plovishtit, akuzohej sikur ishte bashkëpuntr me Koxi Xoxes. Por fal ndërhyrjes të Nasibi Agollit, Kryetarit të Degës të Punve të Brëndëshme të Rethit Shkodër, Tahiri i shpëton burgut, por jo lirimit nga Organet e Mbrojtjes të Popullit. Kështu Tahiri, vjen në shtëpi pranë vëllezërve të tij, por njolla në biografi filloj pak dhe nga pak të bënte punën e vet. Kështu karvani i persekutimeve sa vinte dhe po shtohej. Atë dhe familjen e tij të nderuar i ndoqi gjatë gjithë kohës të ekzistencës të atij sistemi. E sikur kjo të mos mjaftonte me aq, më vonë Tahiri, sëmuret nga një sëmundje mjaft e rëndë, siç ishte ajo e TBC. Por ashtu siç thotë një fjalë e urtë popullore, “Ditë gjati, nuk bëhet kurë Dit shkurtër ”. Vitet kalonin si pa u kuptuar fare, Tahiri, kurrë si preu shpresat. Ai ishte i bindur se një ditë do të ishte ndryshe… Dhe ja kjo ditë erdhi, edhe pse vonoj po erdhi gati gjysëm shekulli më vonë, ku si kudo në vëndet e lindjes dhe këtu tek ne, po trokiste era e Demokracisë.
Tahiri, përfshihet në proçeset Demokratike, i cili shoqërohet me drejtusit e PD të asaj kohe duke ngritur degët e saj jo vetëm në krahinën e Gorës dhe më gjërë, ku ai kishte jo vetëm influencën e vet miqësore, por dhe atë shoqërore... Tahiri e dinte fare mire, se ndjenjat atdhetare, ishin ato që njeriun e mbajnë gjallë. Kshtu s’mund të ndodhte ndryshe. I jati, Koçi Tahir Plovishti, gjat kohës të Rilindjes tone Kombëtare, u shqua si një atdhetar i devotëshëm, ku këto ndjenjat atdhetare Tahiri, mundi ti trasmetonte tek fëmijët e tij, të cilët u bën bartës te proçeseve Demokratike, ku motoja e tyre ishte atdhedashuria. Sot i biri i tij, Koçi Tahir ( Tahiri), Cakëri, është “Pishtar i Demokracisë ”, Deputet në Kuvendin e Shqipërisë të legjislaturës që sapo u mbyll.

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes