l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

DITËLINDJA

PROF. XHEMAL MEÇI FESTON 85-VJETORIN E LINDJES

Profesor Xhemal Meçi - Mjeshtër i “Madh”, më 23 korrik festoi 85 - vjetorin e ditëlindjes në një atmosferë mjaftë festive, në gjirin e familjes së tij të mrekullueshme, të afërmëve e miqve të tij të shumtë, jo vetëm pukjanë, por edhe nga Tirana, Shkodra e Kosova.
Nderuan kështu ata këtë dishepull të dijes, i cili në më shumë se shtatë dekada pune të mirëfilltë studimore e kërkimore-shkencore i ka dhuruar publikut vepra monumentale, siç mund të konsiderohen botimet e tij: “Puka që në Lashtësi”; “Poeti i Malësisë”; “Poeti i Kabashit”; “Kanuni i Lekë Dukagjinit, varianti i Pukës”; “Kanuni i Lekë Dukagjinit, varianti i Mirditës”; “Kabashi”; “Migjeni në Pukë: me bashkëautor; “Komani, Ana e Drinit-Delmace trashigimi iliro-arbnore”, etj. Është pikërisht kjo vepër e mirëfilltë në fondin e letërsisë sonë dokumentare, që e bën Prof. Xhemalin një autor me kontribut të veçantë në fushën e historiografisë.


Vepra e tij është vlerësuar nga personalitete të shkencës e të letrave të cilët ia kanë përcjellë atë lexuesit me recensa mjaftë pozitive. Në këtë jubile të 85 - vjetorit të ditëlindjes ai premtoi se do të botojë së shpejti vepra të tjera, si: “Puka në luftë për liri e dëshmorët e saj”; “Qyteti i Pukës dhe lagjet Fshat”; “Migjeni përsëri në Pukë”; “Doke lidhur me blegtorinë dhe bujqësinë në Pukë”; “Malësia e Gjakovës (Tropoja) në vështrimin etnografik”; “Lura në veçoritë e hershme të saj etnokulturore” etj.
Studiuesi Xhemal Meçi, me një aktivitet 85 vite jetësore dhe mbi 65 vite eksperiencë pune ka spikatur në sektorë të ndryshëm si, arsimtar, zëvendës/drejtor e drejtor shkollash e të kabinetit pedagogjik Pukë, sekretar i gjykatës Pukë, Përgjegjës i muzeut historik Pukë dhe me një veprimtari të dendur studimore shkencore si dhe drejtues i shoqatës së historianëve të Pukës. Ai është mbajtës i mbi 65 kumtesave e referateve në sesione shkencore, simpoziume, konferenca e kongrese lokale , kombëtare e ndërkombëtare. Ka përgatitur e botuar mbi 100 artikuj me karakter shkencor në gazeta e revista. Puna, vepra dhe veprimtaria e tij studimore është vlerësuar me dëshmi e certiffika të shumta. Për më shumë se 45 vjet ka qenë bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë (Instituti Kulturës popullore, Instituti i Gjuhës e Letërsisë, Instituti i Historisë), si dhe bashkëpunëtor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër (sektori i Albanologjisë) por edhe bashkëpunëtor i Institutit të Albanologjisë në Prishtinë, Kosovë.


Ndaj dhe pjesëmarrësit në këtë ceremoni festive të ditëlindjes së tij të 85-të, dhe jo vetëm ata, por miqtë e tij të shumtë në Shqipëri e në hapësirën mbarëshqiptare në botë, i uruan jetëgjatësi e shëndet të plotë, si dhe krijimtari sa më produktive e cilësore.
Ceremonia festive e ditëlindjes së tij të 85-të u organizua nga Shoqata “Sofra pukjane”.

Halil RAMA










Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes