l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Stërvitja që hap një rrugë të re entuziazmuese për një bashkëpunim më të madh strategjik.

“Defender Europe 2021”, stërvitja më e
madhe e tri dekadave të fundit në Shqipëri

Stërvitja “Defender Europe 2021”, që u zhvillua në Shqipëri, prej 4 majit ishte më e madhja në tri dekadat e fundit. Me anë të kësaj stërvitje u demonstruan aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë partnere të NATO-s, për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe rajonet e Detit të Zi. Kjo stërvitje u zhvillua njëkohësisht në 7 baza të ndryshme në të gjithë territorin shqiptar. Stërvitja u krye në bazat ushtarake të Bizës, Kuçovës, Pashaliman, Farkë, Rinas, Durrës dhe Zall-Herr. Stërvitja “Defender Europe 21” që u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane ishte në vazhdën e partneritetit të fortë strategjik që Shqipëria ka me SHBA-në, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) drejtoi paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21” dhe pjesë e kësaj pakete ishte pjesëmarrja e forcave të vendeve aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj.

Përmbyllet me demonstrime në Poligonin e Bizës, “Immediate Response 21”, pjesë e stërvitjes “Defender Europe ‘21”

Në përfundim të stërvitjes “Immediate Response 21”, pjesë e paketës së stërvitjes “Defender Europe 21”, efektivë të Batalionit II të Këmbësorisë kryen demonstrime të përbashkëta me efektivët komando, Forcat Speciale dhe efektivë të Forcës Ajrore. Ky aktivitet u mbajt në kuadër të “Ditës së Vëzhguesve”, në Poligonin kombëtar të Bizës dhe u ndoq nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj, Komandanti i FT gjeneral brigade Arben Kingji, Komandantë Forcash, drejtorë të SHPFA, si dhe Atashetë ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s, të akredituar në vendin tonë.
Gjatë fjalës së tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj vlerësoi përkushtimin e të gjitha këtyre forcave elitë të FA në përfundim të stërvitjes historike “Defender Europe 2021, duke shtuar se kjo nuk do të jetë e fundit.
Duke e cilësuar një mundësi të artë për Forcën Tokësore, angazhimin në ‘Defender 2021”, Komandanti i FT gjeneral brigade Arben Kingji u shpreh se: “Angazhimi jonë në këtë stërvitje së bashku me trupat e Brigadës 53-të amerikane u mundësoi efektivëve tanë të trajnohen me skenarë të vërtetë luftimesh duke praktikuar procedurat dhe manovrat që janë thelbësore për gadishmërinë dhe ndërveprueshmërinë tonë”.
Efektivët kryen në këtë stërvitje të përbashkët demonstrime të tilla si: goditje objekti nga toka dhe ajri, lirim pengu, aplinizëm, qitje me snajper, qitje me mortaja, veprimet e skuadrës në sulm dhe pas rënies në pritë, dhënien e ndihmës së parë në fushë betejë si dhe evakuimin e të plagosurve.

“Defender Europe 21” ndalet në Tiranë, ministri Niko Peleshi: Të rinjtë të shohin FA si një mundësi të artë për karrierë

Pas turit në disa qytete, stërvitja “Defender Europe 21” është ndalur në Tiranë. Qytetarët patën mundësi të shohin nga afër, në sheshin “Nënë Tereza” helikopterët “Black Haëk”, mjetet e blinduara dhe demonstrime të ndryshme të efektivëve amerikanë e shqiptarë.
Pas ekzekutimit të dy himneve, atij shqiptar dhe amerikan, fjalën e hapjes e mori shefi i Përgjithshëm të Shtabit të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Bajram Begaj.
Ai shprehu angazhimin e ushtarakëve shqiptarë për t’u gjendur pranë qytetarëve në çdo situatë. Ai siguroi dhe aleatët e NATO se FA janë të gatshme të qëndrojnë krah për krah me aleatët në çdo angazhim.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u bëri thirrje të rinjve që të shohin Forcat e Armatosura si një “mundësi të artë” për karrierë. Ministri Peleshi tha se “Defender 21” ka qenë mundësia më e madhe edhe për të testuar kapacitetet ushtarake të vendit tonë.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim nënvizoi se marrëdhënia e Shqipërisë me SHBA do të jetë mbi çdo gjë. “Si miq dhe aleatë, ushtarët amerikanë dhe shqiptarë kanë qenë në krah të njëri-tjetrit në konflikte të shumta, nga Kosova në Afganistan, në Irak dhe më gjerë. Dhe e dimë nga ato përvoja që Amerika ka një mike të vërtetë dhe të guximshme tek Shqipëria.
“Defender 21” hap një rrugë të re entuziazmuese për një bashkëpunim më të madh strategjik. Kjo rrugë do të shohë që ushtarët amerikanë do kthehen në Shqipëri për të stërvitur, për të ndërtuar partneritete dhe për të bërë miq për jetë. Unë besoj se suksesi i “Defender 21” pasqyron angazhimin e udhëheqësve dhe të popullit të Shqipërisë.” - u shpreh diplomatja Yuri Kim.
Teksa vlerësoi ushtarakët dhe përgëzoi ambasadoren e SHBA për kontributin dhe përkushtimin në forcimin e kapaciteteve në mbrojtje dhe në drejtësi, kryeministri Edi Rama deklaroi se misioni tjetër i përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA do të jetë rritja e kapaciteteve njerëzore të Forcave të Armatosura.
Presidenti Ilir Meta tha se operacionet e trupave shqiptare me ato amerikane kanë qenë të suksesshme dhe janë realizuar të gjithë objektivat.













Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes