l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

DEFENDER 2021

SHBA dhe Shqipëria, krah për krah, përgjithmonë


Yuri Kim*

“Defender Europe 2021”, është stërvitja më e madhe ushtarake e udhëhequr nga SH.B.A. që Ballkani Perëndimor ka parë ndonjëherë! Ky është piketë referimi për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në mbrojtje. Është gjithashtu një moment historik referimi për Aleancën e NATO-s. Kjo Stërvitje është në zhvillimin e sipër dhe po merr trajtën e një suksesi të madh. “Defender 21” ka qenë një sukses ushtarak.
Në javët e fundit, ushtarë nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Kosova, Mali i Zi, Hollanda, Maqedonia e Veriut, Rumania, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara janë stërvitur së bashku për të forcuar gatishmërinë, aftësitë dhe ndërveprueshmërinë tonë në mënyrë që Aleatët dhe Partnerët e NATO-s të mund të kryejnë çdo mision në tokë, përtej detit dhe në ajër. Gatishmëria, aftësitë dhe ndërveprueshmëria jonë garantojnë parandalimin e konfliktit, ruajtjen e paqes dhe mbajtjen e kombeve tona të sigurta. Për më tepër, “Defender 21” ka hedhur bazat për një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet në vazhdim. Kam patur mundësinë të vizitoj shumë nga vendet e trajnimit në Shqipëri. Në çdo vendndodhje, gjëja e parë që shoh është shqiptarë dhe amerikanë, që punojnë së bashku dhe që po njihen me njëri-tjetrin. Marrëdhëniet profesionale dhe vetjake që po formohen tani e tejkalojnë trajnimin ushtarak – ato forcojnë lidhjet tona.

Ushtarët tanë në uniformë ndihen saktësisht sikurse ndihemi ne diplomatët, të veshur me kostume, për këtë vend: Ata mrekullohen me bukurinë e Shqipërisë, vlerësojnë mikpritjen e ngrohtë të popullit shqiptar dhe janë krenarë që Shtetet e Bashkuara e quajnë Shqipërinë një mik dhe Aleat. Si miq dhe aleatë, ushtarët amerikanë dhe shqiptarë kanë qenë në krah të njëri-tjetrit në konflikte të shumta, nga Kosova në Afganistan, në Irak dhe më gjerë. Dhe e dimë nga ato përvoja që Amerika ka një mike të vërtetë dhe të guximshme tek Shqipëria.
“Defender 21” hap një rrugë të re entuziazmuese për një bashkëpunim më të madh strategjik. Kjo rrugë do të shohë që ushtarët amerikanë do kthehen në Shqipëri për të stërvitur, për të ndërtuar partneritete dhe për të bërë miq për jetë. Unë besoj se suksesi i “Defender 21” pasqyron angazhimin e udhëheqësve dhe të popullit të Shqipërisë.
Ne e vlerësojmë që pavarësisht nga dallimet që mund t’i ndajnë njerëzit kohë pas kohe, ju e pranoni që gjendemi në një moment të rëndësishëm në histori dhe të gjithë jeni të bashkuar në marrëveshjen tuaj me ne të gjithë, mbi vlerën dhe rëndësinë e një marrëdhënieje edhe më të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, midis amerikanëve dhe shqiptarëve.
“Defender 21” vjen ndërsa festojmë 30 vjetorin e përfundimit të diktaturës komuniste, fillimin e demokracisë në Shqipëri dhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Vjen gjithashtu njëqind vite pasi Shtetet e Bashkuara qëndruan me ju në kërkesën tuaj të drejtë për një Shqipëri të pavarur. Ne qëndrojmë me ju sot, në mbështetje dhe solidaritet të fortë për një Shqipëri demokratike, të pavarur, të fortë.
Do të vazhdojmë të qëndrojmë me ju ndërsa ndërmerrni detyrat e vështira, tashmë të nevojshme, për të arritur potencialin e plotë të Shqipërisë.

Këto detyra janë të vështira por nuk janë të pamundura. Edhe nëse do ishin të pamundura, nëse dikush mund të sfidojë vështirësitë, ai është populli shqiptar. Ju e keni bërë këtë herë pas here përgjatë historisë, dhe më duhet të them se jam vërtetë e prekur që jam këtu, në Shqipëri, dhe të shoh drejt sheshit Skënderbej, statujën e heroit tuaj, i cili duhet të jetë një hero për të gjithë ne si një simbol i bashkimit, këmbënguljes dhe vizionit. Jam krenare që jam sot këtu me ju, jemi krenarë që jemi me ju si aleatë këtu sot, nesër, krah për krah, përgjithmonë.

* Fjala e Ambasadores Yuri Kim në Ditën e Hapur të Stërvitjes Ushtarake “Defender 2021”



Nga Shqipëria dhe Kosova, dy pilote ushtarake që bashkëojnë SHBA dhe Shqipërinë në “Defender 202
Valdete Mehanja dhe Armela Murati janë dy pilotet që duket i kanë dhënë kuptimin e vërtetë qëlllimit të stërvitjes më të rëndësishme që zhvillohet në Evropë, “Defender 2021”, ndërveprimit mes aleatëve të NATO-s. Nëntoger Valdete Mehanja ka lindur në Kosovë, por prej vitesh ajo është pilote helikopteri me Regjimentin e Aviacionit 1-131, në Gardën Kombëtare të Alabamës. Ajo ka ardhur në Shqipëri si pjesë e trupave amerikane që po marrin pjesë në stërvitjen “Defender ‘21”. Në Bazën Ajrore të Farkës ajo është takuar me të vetmen vajzë të kursit të pilotit për helikopterët ushtarakë, nëntoger Armela Muratin. Armela i është bashkuar prej një viti Forcave të Armatosura shqiptare dhe thotë se ka zgjedhur rastësisht këtë kurs, pasi u emërua në Forcën Ajrore.
Të dyja vajzat kanë ndarë mes tyre sekretet e profesionit, por edhe kanë bashkuar ambicien për të qenë të barabarta mes burrash në këtë profesion.
Nëntoger Mehanja thotë se për të ishte befasi të vinte në Shqipëri si ushtare amerikane, pasi nuk kishte qenë asnjëherë më parë. E pyetur përse kishte zgjedhur t’i bashkohej ushtrisë amerikane, ajo ka një arsye të fortë: “I jam bashkuar ushtrisë amerikane, sepse kjo ushtri, veçanërisht Amerika e ka ndihmuar shumë popullin shqiptar, sidomos Kosovën. Dhe e ndiej veten si në borxh”. Nëntoger Mehanja thotë se më herët ka qenë pilote civile.
Ndërsa nëntoger Armela Murati, teksa dëgjon nga kolegia amerikane këshillat në gjuhën shqipe, thotë se ka marrë mbështetje dhe kurajë në një mjedis ku mbizotërojnë burrat. “Nuk kisha synim të bëhesha pilote. Thjesht doja t’i shërbeja vendit tim, fati deshi që unë t’i bashkohem Forcës Ajrore dhe tashmë jam edhe kursante. Presioni është goxha i madh, por unë kam ardhur me synime të qarta dhe dua që këtë hap që kam hedhur ta çoj deri në fund”, - shprehet nëntoger Murati.
E këtë ambicie të vajzës së re nga Shqipëria e inkurajon nëntoger Valdete Mehanja, e cila ka kaluar 11 vjet për të arritur deri këtu. “Mos u dorëzo, se gjithçka ia vlen!”, - shprehet shqiptarja që përfaqëson SHBA në “Defender 2021”.

 

Kurti: Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës
• “Ne duam një dialog të përgatitur mirë, ku të gjithë duhet të jemi të barabartë”, thotë Kurti duke shtuar se zgjidhja duhet të çojë në njohjen e reciproke mes këtyre dy vendeve

Nuk ka qenë aspak i lehtë takimi i 15 qershorit 2021 mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar kështu i dërguarit i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Ai ka deklaruar se procesi i dialogut do të vazhdojë para fundit të korrikut. “ Të dy liderët patën një shkëmbin idesh në lidhje me atë që ata presin nga dialogu. Ajo çfarë ka rëndësi për BE, është e njëjtë si ajo që kanë konfirmuar edhe dy liderët se nuk ka formë tjetër për të ecur përpara përveç normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ata do të punojnë në normalizimin e këtyre marrëdhënieve nëpërmjet dialogut”, deklaroi Lajçak pas takimit.
Sipas Lajçakut, blloku evropian, bashkë me popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë, kanë pritshmëri të larta nga të dy liderët, që të tejkalojnë trashëgiminë e së kaluarës dhe të ecin përpara me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë drejt të ardhmes evropiane.
Kryeministri i Kosovës, deklaroi se gjatë takimit ka prezantuar ide të reja dhe ka shprehur vullnetin e tij në dialogun konstruktiv.
“Kosova dhe Serbia, duhet të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Pas njohjes së ndërsjelle midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë edhe pakicat etnike, “ tha Kurti.
Kurti ka thënë edhe se gjatë takimi ka ngritur edhe çështjen e personave të pagjetur, që sipas tij, është çështje “që nuk pret” dhe ka kërkuar të ndërmerren hetime për krerët e delegacionit serb në Kosovë, gjatë viteve të luftës.
Me tone më të ashpra u shpreh presidenti serbi, i cili deklaroi se palët kishin rënë dakord paraprakisht për pothuajse asgjë. Sipas tij, pala e Kosovës nuk dëshiron të plotësojë marrëveshjet që kanë nënshkruar.Gjatë këtij takimi, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell ka deklaruar se dialogu dhe rezultati që del nga ai është rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve.
Përveç Borrellit, takimi i parë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit, u ndërmjetësua e edhe nga përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Takimi i radhës mes Vuçiç dhe Kurtit në Bruksel do të mbahet para datës 25 Korrik kanë deklaruar dy liderët, megjithatë nuk është përcaktuar ende një datë specifike.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes