l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

(Kushtuar luftëtarit shehit Bajo Kazo, (1820–1854), nga Fushëbardha e Gjirokastrës, i cili ka rënë për mbrojtjen e truallit shqiptar në Mecovë të Vilajetit të Janinës në luftën e parë më 1854, në përballje me junanët andartë. Për herë të parë pas 167 vjetësh të dhënat e trashëgimisë gojore, të këngëve dhe të dokumenteve vijnë në këtë shkrim në nderim të gjakut të derdhur për vendin, për trimin e mençur Bajo Kazo edhe në kuadrin e 201 vjetorit të lindjes)

BAJO KAZO – LUFTËTAR LABËRIE QË GJAKUN E FALI PËR MËMËDHENË

Duke hulumtuar të djeshmen historike të luftëtarëve të Fushëbardhës dhe të mbarë Labërisë ndeshim në dy emrat e pProf. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI

Flamuri arbëror i ngjyer me gjak dëshmorësh nëpër shekuj
Jemi në vendin tënë,/që pa lerë diell e hënë!

arë Bajo Kazo (i parë) dhe Habil Xhuvani, që ndoshta dhe pasardhësit e kanë të vështirë të specifikojnë plotësisht identitetet e tyre të para tetë brezash. Por brezat “përqafohen” dhe “shmallen”, i flasin njeri-tjetrit shqiptarçe në venat e gjakut, të gjuhës, të kulturës, të flamurit. Toka arbërore përcjell jehonën në breza së pari të kënduar e më tej të shkruar e treguar për mençurinë, trimërinë, heroizmin në luftë në mbrojtje të tokës sonë. Kënga, “jemi këtu në vendin tënë,/që pa lerë diell e hënë..”, u tregoi brezave rrugëtimin e gjatë historik, kultivimin nëpër shekuj të ndërgjegjes kombëtare e shoqërore, memorizimin e luftrave dhe gjakun e derdhur nëpër beteja. Burrat e shquar të Fushëbardhës dhe tetëqind shehitëve të tjerë që ranë në një betejë në Mecovë dhe rrethinat e saj të ish Vilajetit të Janinës, janë një copëz e flamurit arbëror të ngjyer shekujve me gjak dëshmorësh, që qëndron si roje lirie për t’u treguar brezave historinë e së vërtetës, të kombit të nëpërkëmbur, sulmuar e të lakmuar, duke hapur një çështje të munguar nëpër breza për dhënien e statusit “Dëshmor”, sepse mbijetesa në truallin arbëror ka ardhur vetëm përmes shpatës e jataganit, përmes gishtit në këmbëzën e pushkës në roje të truallit amanet të trashëguar nga të parët, historia ka ardhur përmes këngës. Është fakt se që prej luftrave antitanzimat, Luftës së parë për Vilajetin e Janinës më 1853-1854, betejave në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, betejave për Janinën dhe Shkodrën dhe për çdo copëz toke arbërore e deri më sot ka më shumë se 60 mijë të rënë në betejat e shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci. Në mes tyre qindra janë nga Labëria, por edhe dhjetra nga Fushëbardha, që me të drejtë është quajtur “Porta e parë e hyrjes në Labëri, porta e luftërave të pandërprera në këtë drejtim”. Skërfica ose Qafa e Erës së Jugut është një kala natyrore, që ka njohur miq dhe armiq. Pushtuesit gjithmonë e kanë lakmuar. Mijëra pushtues përfshi dhe “puishtuesit kalimtarë”, kanë “rregjistruar emrin”, si ushtarë, si udhëtarë, si miq dhe si armiq, kanë “shkuar” të vëzhguar, por dhe vjedhurazi e me djallëzi, kur i ka shembur burrëria dhe krenaria labe, i ka nënshtruar të ecin poshtë këmbëve të maleve hijerëndë e të pushtetshëm. Sa herë binte briri i luftës banorët këtu shndroheshin në luftëtarë në istikamet e historisë, për të mbrojtur familjen, fshatin, krahinën, jetën!. Në dekada e shekujt që shkuan nuk ka muguar guximi dhe kurajua për të luftuar dhe për të derdhur gjak për shqiptarizmën, për të mbrojtur lirinë, këtë plotfuqishmëri hyjnore të njerëzve të lirë, mosnënështrimin ndaj pushtuesve dhe virtyt i jashtëzakonshëm i shqiptarëve.

Errësira që sollën pushtimet me ndalimin e shkollave shqipe

Treva e Labërisë sikurse dhe fshati Fushëbardhë për shekuj me radhë përjetuan ndalimin e shkollës, të dritës së diturisë dhe të rritjes së ndërgjegjes kombëtare. Edhe pse Bajo Kazo dhe bashkëmoshatarët e tij u rritën dhe burrëruan me traditëtat më të mira të Labërisë. Drita e diturisë përhapej me kandilin e atdhetarizmit, që nuk u shua kurrë. Pushtimi osman i vendit i tronditi thellë pozitat e krishtërimit edhe në Labëri. Ushtrimi i fesë vinte duke u bërë gjithnjë e më i vështirë si për klerikët e krishterë dhe për besimtarët. Gjatë fushatave osmane për shuarjen e kryengritjeve të shekujve XV–XVIII, bashkë me banesat e fshatarëve u rrënuan edhe vendet e kultit, u ndërrua besimi me dhunë në Labëri, por nuk u shua ndjenja e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarizmës. Shkatërrimi i objekteve të kultit të besimit të krishterë dhe qëndrimi i fshatarëve për periudha të gjata maleve për t’u shpëtuar përndjekjes osmane, bënë çlirimin nga detyrimi për kryerjen dhe të atyre pak ceremonive fetare që më parë i respektonin në përshtatje me kushtet e vështira të jetesës. Qëndresa e krahinave malore e bëri Shqipërinë një plagë të hapur dhe një rrezik për Perandorinë dhe një nga mjetet për ta neutralizuar këtë rrezik qe islamizimi. Por kundërvënia me forcë përpjekjeve të pushtuesit prapsjen e trysninë e islamizmit luajtën në këtë krahinë edhe pse murgjit bazilianë, shërbyen si misionarë të kishës së Romës për përhapjen e katolicizmit në Shqipëri. Ndërkohë që veprimtaria e tyre filloi që nga fundi i shek. XVI dhe vijoi deri aty nga gjysma e parë e shek. XVIII. Por misionarët, një pjesë e të cilëve ishin arbëreshë të Italisë, shërbyen në fshatrat e krahinës së Labërisë, veçanërisht në bregdet, jo vetëm si priftërinj, por dhe si mësues. Duke filluar që nga viti 1581, disa fshatra të krahinës, si Nivica, Zhulati, Shën-Vasili, Tërbaçi, Dukati etj., kanë pasur misionarë fetarë të Romës, që në fakt në vitin 1627 ata hapën një shkollë në Himarë, mësues i fundit i së cilës ishte Zef Skiroi, arbëresh nga Sicilia. Nga të dhënat dokumentare, pas bregdetit Himarës, Dhërmiut e Palasës, ku u hapën shkolla stacionere, pati edhe një shkollë shëtitëse në brendësi të Labërisë, që kaloi edhe në Kardhiq, në Zhulat, Fushëbardhë dhe fshatrat e tjerë, por që nuk përmbushte urinë e trevës labe për shkolla. Prandaj edhe shkolla për Bajo Kazon si dhe për djemtë e vajzat e trevës ishte e ndaluar.

*Prijës luftarak i çetës së Fushëbardhës

Të dhënat biografike të Bajo Kazo (i parë), martirit që ra për Vilajetin shqiptar të Janinës në pranverë të vitit 1854 në Mecovë, është transmetuar treguar e përcjellë si legjendë lufte brez pas brezi, është kënduar në këngë, jeton në tregimet e të moçmëve të Fushëbardhës, krahinës së Kardhiqit, Rrëzomës, mbarë Labërisë. Ai e donte shkollën, por koha ishte e mbrapshtë dhe shkolla ishte e ndaluar për shqiptarët. Dhe këtë e flasin faktet edhe pse në Labëri shqipja jetonte e lirë, por statistikat europiane të kohës janë tmerruese. Këtu po sjellim një shembull statistike të tre dekadave pas rënies së dëshmorit të parë të Fushëbardhës Bajo Kazo. (sipas Serge Metais “Historia e shqiptarëve”, Paris, 2006), tabloja e shkollimit është e pabesueshme, pra tre dekada pas rënies në fushën e nderit të Bajo Kazos. Kështu në vitin 1887, Shqipëria kishte: 3000 shkolla, nga të cilat 1200 shkolla publike turko-osmane, 1200 shkolla private greke, 300 shkolla bullgare, serbe e vllahe, dhe vetëm 1 shkollë shqipe, që drejtohej nga Pandeli Sotiri! Çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, të Babë Ali dovletit, përveç gjuhës shqipe! Katër vite më pas, Pandeli Sotiri eleminohet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që shqiptarët duhet ta dinë, ndërkohë që bijtë e shqipes si Bajo Kazo ishin të etur për dije e kulturë, sepse zanatin e luftëtarit e kishin trashigim nga të parët. Bajo Kazo ishte lindur në Fushëbardhë të Gjirokastrës, që për disa kohë ka qenë edhe në vartësi të nahijes së Delvinës, për shkak se zotërimet e fshatit Fushëbardhë kanë qenë këtej dhe matanë Qafës së Skërficës. Fisi “Kazo” shquhej si një ndër fiset me njerëz të pushkës, të punës, të trimërisë dhe urtësisë. Ai u rrit në një rreth familjar atdhetare, luftëtare e me tradita patriotike. Të parët e tij qenë ndeshur me vështirësitë e shumta të pushtimit, por dhe me rreptësinë e kanunore të kohës kur jetonin si familje e madhe në Shalë të Bajgores. Pas ardhjes në trevat “e ngrohta” shqiptare në zonën e Delvinës, që mendohet rreth vitit 1790-1800, vëllezëria e tyre u nda në tre fise “Kazo”, “Shalari”, “Shkurti”, por pati edhe mjaft humbje jetësh njerëzore si rrezultat i sëmundjes së malarjes. Dëshmitë vijnë nga “Dëshmimtarët e gojëdhënës” ose “arkivi” lëvizës i trashëgimisë, që e ka lënë “të shkruar” jetën si trashëgimi brezash e këngësh. Ndërgjegjia kombëtare i thirri në skenë bijtë e Labërisë 167 vjet më parë dhe ata ju përgjigjën duke vënë gjithçka në shërbim të atdheut, të tokës dhe nderit të të parëve. Vepra e prijësit luftarak të çetës së Fushëbardhës nuk kërkon dafina, sepse kush bie për atdhe mbetet përjetësisht i pavdekshëm.

Biografi e Bajo Kazos - histori e shkruar me gjak trimi në këngë trimash

Bajo Kazo lindi në Fushëbardhë të Gjirokastrës në pranverë të vitit 1820. Ishte koha kur vendlindja e tij sikurse gjithë treva e Labërisë e më gjerë vuante sundimin osman. Emrin ja vuri tradita, që e pasonte nga gjyshi tek nipi. E quajtën “Bajo”. Nëna do t’i këndonte: “Rritu bir i nënës,/Të pret istikami,/Ngjishe jataganin,/Ta ndjekësh dushmanin..”. Kënga i mëkoi dashurinë për vendin, farefisin, fshatin si dhe urrejtjen për armikun edhe pse fëmijëria e tij ishte e vështirë. Arsimimi ishte i pamundur si “mollë e ndaluar”. Arsimi i përkiste vetëm fëmijëve të administratës civile e ushtarake osmane, që zhvillohej në mejtepet në osmanllisht. Bajua kur ishte fëmijë e mësoi gjuhën e nënës, të mëkuar me ndershmëri dhe trimëri, me sakrifica edhe osmanllisht. Ai u burrërua para kohe si gjithë bashkëmoshatarët. Lëndinat e fshatit, kodrat dhe malet si kurorë u bënë dashuria e jetës, të jetës me blegtori dhe bujqësi ku ndihmonte familjen për të siguruar jetesën minimale. Në mbrëmje rreth vatrës ushqehej me tregimet e të parëve, me trimëritë dhe heroizmat, por dhe me fukarallëkun e kohës. Fryma dhe tradita atdhetare trashëgonte tek Bajua i ri betejat e të parëve në Shalën e Bajgores, por dhe të trevës ku ishin vendosur në Labëri, ku besën, trimërinë dhe zakonet e mira i trashëgonin shekujve. Kur hodhi shtat të lartë dhe trupin e kishte të lidhur si një thupër, por mjaft të fuqishëm konsolidoi vetitë e një karakteri të fortë të duruar, me temperament të zhvilluar dhe djalë i hedhur, por që në vetvete kishte fituar veti të një luftëtari të papërkulur, besnik dhe trim dhe që besa ishte trashëgimia e shenjtë e çdo familjeje labe. Nuk mund t’i shpëtonte nizamëllëkut që kosharet osmanë mobilizonin çdo vit qindra e mijëra djelmosha të gjithë sanxhaqeve/ prefekturave dhe Vilajeteve shqiptare në gadishullin e Rumelisë. Pa mëdishje ju përgjigj thirrjes dhe me qindra të tjerë u gjend në vaporrin “Daut” që nga brigjet e skelave shqiptare qe mbushur me djem nizamë e që fillimisht i ndalën në kazermat e Stambollit. Prej andej i shpërndanë sipas destinacioneve të sulltanatit jo pak por për shtatë vjet. Fati e deshi t’i mbijetonte. Trimëria, durimi, mirësia dhe fisnikëria e shoqëroi që ta kapërcente jetën anadoliane dhe të sosej në Fushëbardhën e dashur, që edhe pse jetonte hallet e kohëpushtimit ishte e lirë sipas mënyrës së vet të të punuarit dhe të mbijetesës. Bashkëfshatarët dhe mbarë Labëria dinin që jetën ta mbronin me jetë. Shquheshin për kanunllinj fisnikë në rrugën që u’a kishin lënë trashëgim të parët. Në kujtesën e Bajos kishin ngelur dy kuvende të mëdhenj: Kuvendet e Besës në Senicë më 1770 dhe Kuvendi i Rrepeve të Agait më 1773 të organizuar ligjvënësi i madh popullor Idriz Sulli. Këto ngjarje ishin vetë jeta e njerëzve të rinj dhe të moçëm të Fushëbardhës. Përgatitja për luftë me jatagan e pushkë ishte zanati që trashëgohej brez pas brezi, ndërkohë që sulltanati e shfrytëzoi jo pak herë trimërinë e shqiptarëve për të mbrojtur tokat nën pushtim edhe pse ato vetë ishin toka shqiptare. Fushatat e luftrave rëndonin dhe mbi redifët e Labërisë. Fushëbardha brez pas brezi kishte rritur një brez djemsh të mençur e trima, që e ruanin si çmuar besën e kuvendeve dhe që në rastet kur cënohej trualli i të parëve jo si detyrim shteti, por si detyrim kanuni i vendosnin gjoksin rrezikut, për mbrojtjen e truallit arbëror. Bijtë që derdhnin gjakun u këndohej këngë trimash. Bajo Kazo dhe Habil Xhuvani dhe bashkëfshatarë të tjerë ju përgjigjën thirrjes si redif/rezervist në mbrojtje të truallit arbëror të vilajetit të Janinës nën thirrjen: “Vilayet tehlikede”/vilajeti në rrezik!. Ndërgjegjja kombëtare ishte praktikisht në zbatim, sa herë fshatrave u kërkohej që të ngrinin çetën e gatshme për luftë, ndërkohë që për luftë shqiptarët ishin gjithmonë të gatshëm. Të tillë i kishte përgatitur historia. Me thirrjen që Mahmud pashë Vlora u bëri ridifëve në vjeshtë të vitit 1853, si viti i mobilizimit të rezervistëve nga Labëria. Bajo Kazo dhe Habil Xhuvani nga Fushëbardha u nisën për luftë bashkë me luftëtarë të tjerë të fiseve Yzeiri, Bineri, Çarçani, Golemi, Veliu, Onjea, Shalari, Shkurti, Kazo, Xhuvani, Poçi, Shehu, etj. Ishin rreth tridhjetë luftëtarë, burra e djem që “luftën ua hante syri” pjesëmarrës dy tabore/batalione me rreth njëmijë e pesëqind luftëtarë redifë e vullnetarë. Djemtë e Labërisë ishin të shquar për luftë e qëndresë, një rracë arbërore që luftën e kishin zanat, ndërkohë që gjakun nuk e kurrsenin kurrë për një çështje të drejtë. Eshtrat e dëshmorëve ishin barikada e lirisë dhe e tillë vlerësohej në breza. Gjaku i mbi tetëqind shqiptarëve që ranë në pranverën e vitit 1854, për Mecovën dhe rrethinat e saj, është gjaku i dëshmorëve që mbronin jetën përballë mercenarizmit junan, që kërkonin të zaptonin tokat, fshatrat, shtëpitë, dhe që merrnin nderin, dinjitetin dhe krenarinë. Mbijetesa e kombit tonë përballë çdo pabesie edhe pse ka kaluar më shumë se një shekull e gjysmë, historia dhe kombi i dokumenton dhe nuk harron gjakun e derdhur për truallin dhe kombin shqiptar. Burimet dokumentare dhe këngët bënë që historia të mbijetojë deri në ditët tona dhe të publikohet në kuadër të 201 vjetorit të lindjes së Bajo Kazos, së parë.

Djemtë shqiptarë kur shkonin “nizamë” dhe luftonin për Dovletin

Fakt është se djemtë e Fushëbardhës i merrnin “nizamë”, (rregull, rrend, ligj) dhe i çonin në Delvinë, dhe nga garnizoni i Delvinës ku grumbulloheshin djemtë që do bëheshin “asker” i çonin në skelën e Sarandës, ku vinte vaporri me emrin “Daut”, që mbushej me djem shqiptarë për të bërë askerllikun shtatë vjeçar. E kishte edhe kjo “të mirën” e vet dhe kjo e mirë ishte arti më i vështirë në botë që ishte lufta si art shkatërrimi. Fakt është se nizamllëku i kishte mësuar dhe burrëruar, në kufijtë ekstremë të jetës, u kishte mësuar artin luftarak osman, përdorimin e armëve, kamës, thikës, pushkës që e kishin profesion të trashëguar në breza nga tradita luftarake liridashëse. Të parët e djemëve të Fushëbardhës kishin luftuar historikisht me pushtuesit, dhe me tradhëtarët e brendshëm. Gemia “Daut”, ishte bërë një emër i njohur për skelat bregdetare shqiptare. Kjo anije çonte në kazermat ushtarake/askeri këshllasënda, të Portës së Lartë “ajkën e djalërisë” shqiptare, në zbatim të fermanëve famëkeqë, që Sulltanati mbushte radhët ushtarake për të mbajtur pushtetin e pushtimit me gjak, zjarr e hekur. Njerëzit në brigjet shqiptare e quanin pampori i zemrave të dhimbshurisë, të dhimjes dhe dashurisë, të mallëngjimit e shpresës, sepse ndër vendet ku shërbenin arnautët/shqiptarët ishte Anadolli e Jemeni sikurse çdo pikë e sulltanatit në tëtë milionë km² në tre kontinente. Jemeni njihej shumë prej këngëve popullore: “Ah more Jemen,/trëndafil prej bari,/vallë kush shkon,/pse nuk kthehet më për së gjalli?!.”. Porta e Lartë dhe Këshilli i Luftës. Në Arnavutlluk ishte “depozita” e djalërisë dhe e trimërisë njëherazi, ndërkohë që Vilajetet shqiptare që prej rënies së Gjergj Kastriotit Skënderbeut kishin rënë në “qetësi” ose në një farë mënyre ishin pajtuar me gjendjen. Por me shqiptarët e vërtetë nuk kishte kurrë pajtim. Popullin nuk e përfaqësonin një grusht njerëzish të administratës ushtarake dhe civile sepse shtypja për shqiptarët dhe mohimi i të drejtave vazhdoi gjatë. Acarimet dhe revoltat ishin të natyrshme sa herë tagarmbledhësit dhe kosharet vinin për të vjelë taksat dhe për të kërkuar askerë. Bashkë bëheshin vetëm në kohë rreziku kur rrezikohej trualli i pushtimit ose toka e pushtuar, që në fakt ishte tokë shqiptare. Çështja shqiptare ka qenë gjithmonë e shenjtë, por luftrat dhe të rënët në tokën tonë nuk rreshtën kurrë, si ushtarë, redifë, vullnetarë, por edhe si rebelë dhe kryengritës kundër cdo lloj pushtuesi. Ndërkohë që nizamllëku ishte kthyer në një farë mënyre si plaga më e rëndë e shoqërisë shqiptare, që nuk mjaftohej me kaq por edhe sa herë kishte luftra mbrojtja e truallit amëtar ishte detyrim brezash, detyrim që jo rrallë paguhej me gjak të djemurisë shqiptare


Kënga që lindi në luftën e Mecovës dhe u këndua në Fushëbardhë e Labëri
Şehit, vatan için düşmüş/ Shehit, rënë për vatanin

Dy bijtë e Fushëbardhës që luftuan dhe ranë trimërisht për Vilajetin e Janinës në Mecovë ishin Bajo Kazo 34 vjeçar, dhe Habil Xhuvani 30 vjeçar, në pranverën e 1854-tës, 167 vite më parë. Trupat nuk u sollën në vendlindjen në Fushëbardhë, por ngelën përjetësisht në Mecovë. Sollën vetëm “fermanin-mandatë”, me një rresht të shkruar në osmanllisht: “şehit, vatan için düşmüş/Shehit, rënë për vatanin”. Megjithatë bashkëluftëtarët përpara se të vinte mandati sollën këngën për të rënët. Biografia më e mirë e të rënëve është shkruar me gjakun e tyre dhe është rregjistruar në kujtesën e popullit në fondin dokumentar: “arkivi-këngë e popullit”. Trimat fushëbardhas që mbetën gjallë mbuluan shokët në Mecovë dhe sollën këngën që kapërcen shekujt dhe jeton dhe sot e kësaj dite si dëshmi trimëri e shkruar dhe e dokumentuar në piedestalin e lavdisë së shqiptarëve. Kënga u këndua brez pas brezi për birin e Fushëbardhës Bajo Kazo që ra heroikisht në rrethinat e Vilajetit të Janinës, në Mecovë dhe mbetën atje “ku i zuri balta”, një praktikë e përhershme deri në fillim të shekullit të kaluar.
Ai mbeti memorial lirie, lapidar brezash, përjetësisht në memorien shqiptare në vargjet: “Mecova larë me gjak,/Luftojnë bijtë nën një bajrak,/Kashaisën Rumelinë,/Dy tabor të Labërisë,/jatagan, pisqoll, martinë,/Bëjnë harb(luftë) me junanë,/Flakë e ndezën vatanë,/U vranë ca trima të rrallë,/ Labëri ç׳i bëre lotë,/I derdha për ca luanë,/Që dhe hakun nuk ua dhanë,/Do bisedoj me sulltanë,/Për Bajon dhe për Xhuvanë...”. Këngë e një poeti popullor që vetë tretet në shekuj por kënga jeton thotë: “Në Fushëbardhë dy nishanë,/ Bënë harb me junanë,/E dhanë xhanin për vatanë,/Habili me Bajo Kazë,/..”. Është kënga e trimërisë që mbriti në Fushëbardhë nga xhephanja e frontbetejës, ende pa përfunduar lufta, kënga që jetoi dhe jeton gjatë për të shkruar në kujtesën historike të kombit trimëritë shqiptare, trimëri që janë shkruar me gjakun e derdhur për këtë truall nëpër shekuj. Kjo është kënga që që lindi në xhephane lufte, u dokumentua dhe u shkrua në “arkivin-këngë” të historisë dhe u këndua në gjithë Labërinë. Prandaj ka marrë me vete pavdekësinë, meriton nderim në altarin e burrave të kombit. Është pikërisht kjo këngë që më së shumti u këndua në Fushëbardhë, por edhe në gjithë Labërinë. Bajo Kazo e derdhi gjakun për truallin shqiptar dhe meriton nderimin e respektin e brezave sikurse e meriton çdo luftëtar që gjakun e derdhi për Mëmëdhenë. Ky ishte “fati” i shqiptarëve deri në shpalljen e mëvetësisë, duke dhënë jetën për shërbim të Perandorisë, në mbrojtje të Arbërisë. Djemtë e Fushëbardhës dhe të të gjithë Labërisë që shkonin në roje të Vilajetit të Janinës, në Mecovë dhe në të gjithë Çamërinë shkonin të luftonin me bindje të plotë në mbrojtje të së drejtës së tyre kombëtare, në mbrojtje të familjes, fshatit, krahinës, gjuhës, kulturës e territorit shqiptar.
Djelmoshat shqiptarë që pavarësisht uniformës, formacioneve ku bënin pjesë, armatimit dhe kundërshtarit përballë kishin ideal Shqipërinë e lirë, truallin e tyre amëtar të trashëguar amanet në breza. Ata u bënë barikadë gjaku në portat e shqiptarizmës dhe derdhën gjak për për vilajetin duke përfaqësuar luftëtarët kaonë në portat e Mecovës. Piedestali dhe panteoni i kombit shqiptar është mbrujtur e çimentuar me gjakun e të rënëve, me gjakun e shqiptarëve që kanë shkruar epope trimërie e guximi, që nuk mund të harrohen. Për këtë arsye luftëtarit dëshmor Bajo Arif Kazo bazuar në Ligjin nr. 109/2018, datë 20.12.2018, “Për statusin e Dëshmorit të Atdheut”, neni 5 “Kriteret për shpalljen e statusit “Dëshmor i Atdheut”; i takon akordimi i dhënies së statusit “Dëshmor i Atdheut”, sepse kështu do të nderohet vepra dhe gjaku i tij, gjaku i tetëqind të rënëve në një betejë, i bijëve të shqiptarëve dhe mbi të gjitha do të nderohet dhe respektohet e vërteta.






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes