l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

NË KRYE TË OBVL ZGJIDHET NJË PERSONALITET ME KONTRIBUT TË SHQUAR NË LANÇ E NË USHTRINË SHQIPTARE

Kolonel Sotir Budina zgjidhet kryetar i OBVL


• Sotir Budina është ndër bashkëthemeluesit e OBVL në 18 korrik 1994 me dr.Ymer Dishnicën, Gjeneral Rrahman Parllakun, Skënder Malindin, Edip Ohrin, Hamit Keçin, Tahir Voshtinën, Shaban Reçin, Liri Belishovën, Myfit Guxhollin etj.

Kuvendi i 8-të Kombëtar i OBVL zgjodhi kryetar të kësaj organizate kolonel Sotir Budinën.
Ai është ndër bashkëthemeluesit e OBVL në 18 korrik 1994 me dr.Ymer Dishnicën, Gjeneral Rrahman Parllakun, Skënder Malindin, Edip Ohrin, Hamit Keçin, Tahir Voshtinën, Shaban Reçin, Liri Belishovën, Myfit Guxhollin etj.
Për disa vite ka qenë sekretar organizativ i OBVL dhe njihet si një nga veprimtarët me kontribut të shquar në mbarëvajtjen e kësaj organizate.
Ai ka lindur në qytetin e Korçës më 14.03.1926 në një familje patriotike, e cila njihet për kontributin e shquar që ka dhënë për rritjen e ndjenjave patriotike dhe për pjesëmarrjen me armë në dorë në Luftën Nacionalçlirimtare.


Mbas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste me 1939, shtëpia e Ilo Budinës u bë një nga bazat kryesore të LANÇ-it, ku bëheshin mbledhje, shpërndaheshin trakte, strehoheshin njësitet guerrile, ilegalë etj. Mbas çlirimit, Bashkia Korçë ka vendosur në këtë shtëpi pllakën përkujtimore “Kjo shtëpi ka qenë bazë e LANÇ gjatë Luftës së dytë Botërore”.
Nga kjo familje në luftën partizane kanë marrë pjesë katër luftëtarë.
Babai, Ilo Budina ka dalë partizan në vitin 1943. Me krijimin e Brigadës së IV S ai është caktuar intendent i Batalionit të parë të kësaj brigade, detyrë të cilën e kreu me përkushtim të rrallë deri në çlirimin e vendit.


Nëna, Kostandina Budina, gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare u ka shërbyer në shtëpi me ushqime ilegalëve të luftës që strehoheshin vazhdimisht në shtëpinë e Ilo Budinës. Për këtë kontribut të çumuar që ajo dha gjatë Luftës së Dytë Botçrore, pas çlirimit, si gjithë veteranëve iu dha statusi përkatës dhe shpërblimi mujor prej 1000 lekësh i Luftës që e mori deri sa ndërroji jetë.
Djali i tyre, Janaq Budina, ish-nxënës i Normales së Elbasanit, në vitin 1943 doli partizan dhe u inkuadrua në Batalionin e Çermenikës ku kreu detyrën e Përgjegjësit të Rinisë së këtij batalioni. Kur në këtë krahinë, në vitin 1944 u krijua Brigada e 17-te S ai u caktua Përgjegjës i Rinisë së kësaj brigade, deri në çlirimin e vendit. Mbas çlirimit, në vitet 1946-1948 Janaq Budina kreu studimet në Shkollën e Xhenjos në Moskë dhe pas diplomimit ka punuar, fillimisht në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes dhe më vonë shef I xhenios në koorpuset e Korçës e Tiranës, deri sa doli në pension,
SOTIR BUDINA, i frymëzuar me ndjenjat patriotike të familjes së tij, ka marrë pjesë aktivisht në luftën për liri që në vitin 1939 Mbasi mbaroi shkollën Normale të Elbasanit, si i ri antifashist bëhet anëtar i njësitit gueril të qytetit të Korçës dhe me formimin e Brigadës së IV-të S u rreshtua në Batalionin e III-të të kësaj brigade, fillimisht me detyrën përgjegjës rinie kompanie dhe më vonë përgjegjës rinie i këtij batalioni. Si një nga personazhet realë në librin “COPËZA JETE BINVALIDËSH”, (Botim i kryesisë së Degës së Invalidëve të LANÇ, Tiranë), Sotir Budinës i dalin parasysh si në ndonjë film ngjarjet e shtatorit 1943. Në këtë libër janë skalitur ngjarje heroike të guerilasve korçarë, mes të cilëve edhe Sotiri, i plagosur gjatë një përleshjeje masive me armikun. U shërua falë përkujdesjes së mjekut partizan Petraq Progrit, nga dëshmia autentike e të cilit Sotir Budina gëzon edhe Statusin e Invalidit të LANÇl. Duke vlerësuar kontributin e tij, Kryesia e Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912, me vendim të posaçëm nderoi Invalidin e LANÇ Sotir Budina me titullin e lartë “ATDHEU JU ËSHTË PËRJETË MIRËNJOHËS”
Si i ri i dalluar që ishte, në gusht 1944 u zgjodh delegat i Brigadës së IV-të S dhe mori pjesë në Kongresin e I-rë të Rinisë Antifashiste shqiptare në Helmës të Skraparit. Mbas çlirimit të vendit, Sotiri si ish pjesëmarrës aktiv në LANÇ dërgohet për studime në ish Bashkimin Sovjetik, ku mbaroi me rezultate të larta shkollën 3-vjeçare të xhenios në Leningrad dhe Akademinë Ushtarake të xhenios “Kujbishev”, 6 vjet në Moskë. Si kuadër ushtarak i përgatitur dhe i pajisur me njohuri të thella të artit ushtarak të kohës, ai mbas mbarimit të Akademisë, në të gjitha funksionet që iu ngarkuan: Shef i Xhenios së Mbrojtjes Bregdetare, Shef i Xhenios së Mbrojtjes Kundërajrore të vendit, Shef i Katedrës së Xhenios në Akademinë Ushtarake dhe më vonë nga viti 1974-1982 për 9 vjet, nëndrejtor i Drejtorisë së Xhenios e Fortifi kimit në Ministrinë e Mbrojtjes, duke punuar me përkushtim dha një kontribut të vyer në përgatitjen xheniere të ushtrisë dhe sidomos në fortifikimin e vendit.
Mbas daljes në pension në vitin 1982 dhe sidomos pas vitit ’90 ka mbështetur vazhdimisht proceset demokratike.


Sotir Budina, si bashkëthemelues i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ dhe si anëtar i Kryesisë së kësaj organizate ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të shquar për mbarëvajtjen e saj dhe për zgjidhjen e problemeve që kanë veteranët.
Pikërisht në vlerësim të kontributit të tij, Kuvendi i 8-te Kombëtar i OBVL, i mbledhur më 22 Maj 2021, e zgjodhi Z.SOTIR BUDINEN kryetar të Org.Bashkuar të Veteranëve të LANÇ-it.

 

VENDIM I
KUVENDIT të VIII-të TË OBVL

Kuvendi i VIII-të i OBVL, (mbledhur më 22.05.2021 në sallën e Hotel “Monarc, Tiranë) pasi dëgjoi Raportin e mbajtur në emër të kryesisë së OBVL nga Nenkryetari Maksim Vinçani, si edhe diskutimet rreth tij, e miratoi atë njëzëri.
Mbështetur në nenin 9, pika 3 të Statutit të OBVL (b/lidhur), me propozimin e Kryesisë, Kuvendi i VIII-të Kombëtar i OBVL (i jashtëzakonshëm)
VENDOSI

(Vendim Nr.1, datë 22.05.2021-marrë unanimisht)

1. Z.SOTIR ILO BUDINA, lindur në qytetin e Korcës më 18 korrik 1994 dhe banues në qytetin e Tiranës, me ID 03719064, të zgjidhet kryetar i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit Shqiptar (OBVL) .

2. Prof.Dr.Tatjana Ymer Dishnica të zgjidhet nënkryetare e OBVL, (në vendin vakant pas dorëheqjes së Prof.Dr.Shefqet Hoxhës).

3. Në nenin 9 të Statutit të OBVL (miratuar në Kuvendin e VII-të të OBVL te datës 01.11.2019) të shtohet pika 3: “Në rast dorëheqje apo ndarje nga jeta të kryetarit te OBVL, funksionet e tij, deri në Kuvendin e radhës i kryen Sekretari i Pergjithshem i OBVL.

4. Forumet e zgjedhura në në Kuvendin e VII-të të OBVL te datës 01.11.2019 si Këshilli i Përgjithshëm, Sekretar i Përgjithshëm Halil Rama dhe tre nënkryetarët Mirjana Ohri; Muharrem Gjoka dhe Maksim Vinçani vazhdojnë funksinin deri në Kuvendin e radhës.

 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes