l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Brezi i luftës meriton shumë, veç të tjerave sepse iu bashkur forcave përparimtare të botës në atë periudhë

Respekt për sakrificat e brezit që bëri luftën

Prof.Dr. Tatjana Dishnica*

Na takon ne, brezit pas-ardhës, me aq mundësi e fakte sa kemi, të ndihmojmë dhe kontribuojmë për të paraqitur të vërteten, sidomos kur shkruhen faqet e historisë së kësaj periudhe. Gjithashtu na takon, të mospajtohemi me “Harresen dhe Mohimin”, e sakrificave dhe figurave patriotike, që kontribuan në këtë luftë. Historia duhet parë drejt në sy, larg fetishizimit të çdo figure. Këtu qëndron pikërisht historia e vërtetë, jo bardh e zi, por, me dritëhijet e veta dhe kushdo që përpiqet të nxjerrë veçse heronj dhe armiq, nuk mund të pasqyrojë kurrë realitetin

Brezi i luftës, meriton shumë, veç të tjerave, sepse me përkushtimin e tij në luftë, zgjodhi sakrificën, duke iu bashkur gjithë forcave përparimtare të botës në atë periudhë. Kjo sakrificë, pavarësisht vlerësimeve me ulje e ngritje, do të mbetet ndër breza, sakrifica më e madhe, sepse ajo kish si produkt lirinë e vendit tonë.
Ndihem krenare se kisha dy prindër, që ishin pjesë e kësaj sakrifice. Nëna ime, luftoi dhe përballoi dy burgje e tortura, në kohën e pushtimit, ndërsa babai pavarësisht kontributit të tij në luftë, burg/persekutim në kohën e “çlirimit”.
Jeta e tim eti, ish një jetë e ndarë më dysh, midis Mjekësisë dhe Politikës, por që në thelb kishte dy ndjenja shumë të forta, atë për njeriun dhe atë për atdheun .
Në mjekësi, ai tashmë ka lënë gjurmën e tij të mirë, gjatë një karriere 50 vjeçare, me bazë spitalin e Beratit, në përkushtimin ndaj qindra e mijra pacientëve të tij.
Në politikë, ai ish një patriot idealist, që kontribuoi sa mundi dhe sa e lejuan rrethanat, sidomos, në dy ngjarje të rëndësishme të luftës. (Konferenca e Pezës dhe dhe Mukja)
Këto ideale, e sollën atë, 28 vjeçar, të laureuar me doktoraturë në Universitetin e Sorbonës, për të kontribuar në luftë, në atdheun e tij të pushtuar.
Ai pati fatin e mire, të “mënjanohet” shumë shpejt, gradualisht dhe më pas tërësisht, nga jeta politike, pa mbajtur mbi ndërgjegje tragjedinë e pas viteve 1943, por duke e përjetuar këtë tragjedi, me shpërfytyrimin e rëndë që pësuan idealet e tij të fillimit.
Historia e periudhës së luftës, nuk mund të jetë një histori gazetash, nostalgjikësh apo mohuesish, ajo duhet të jetë një histori faktesh të pakundershtueshme dhe analiza e saj për të vlerësuar si duhet, pjestarët e saj, duhet bërë ne kontekstin e asaj periudhe.
Na takon ne, brezit pas-ardhës, me aq mundësi e fakte sa kemi, të ndihmojmë dhe kontribuojmë për të paraqitur të vërteten, sidomos kur shkruhen faqet e historisë së kësaj periudhe. Gjithashtu na takon, të mospajtohemi me “Harresen dhe Mohimin”, e sakrificave dhe figurave patriotike, që kontribuan në këtë luftë.
Historia duhet parë drejt në sy, larg fetishizimit të çdo figure. Këtu qëndron pikërisht historia e vërtetë, jo bardh e zi, por, me dritëhijet e veta dhe kushdo që përpiqet të nxjerrë veçse heronj dhe armiq, nuk mund të pasqyrojë kurrë realitetin.
Duke e mbyllur, me lejoni të shpreh, për gjithë atë brez patriotesh idealistë, respekt për sakrificat e tyre dhe dhimbje, për zhgenjimin e idealeve të tyre.

*Fjala e mbajtur në Kuvenin e 8-të të OBVL më 22 maj 2021 .



Kush është Prof.Dr. Tatjana Dishnica

Prof.Dr. Tatjana Dishnica, e cila në Kuvendin e 8-të të OBVL u zgjodh nënkryetare e kësaj organizate, është një emër i njohur në fushën e bujqësisë, për vet kontributin që ajo ka dhënë gjatë 40 viteve të aktiviteti të saj në këtë fushë.
Pas përfundimit të Institutit të Lartë Bujqësor me rezultate të shkëlqyera, ka punuar për 13 vite si agronome në prodhim, në kooperativat bujqësore të rrethit Berat, ku krahas detyrës, punonte për vite të tëra, me eksperimente në fushë, me synim mbrojtjen e disertacionit, të cilin e lejuan ta mbronte, vetëm në vitet 90.
Pas ardhjes së demokracisë filloi punën si pedagoge në Univesitetin Bujqesor. Më pas kaloi në sistemin e Ministrisë së Bujqësisë, fillimisht si Drejtore e Institutit të Tokave dhe më pas, gjatë 20 viteve, ka qenë Drejtore e kërkimit shkencor, duke drejtuar aktivitetin e Instituteve kerkimore shkencore të fushës së bujqësisë, në shkallë vendi.
U rikthye më pas në jetën akademike dhe sot vazhdon të jetë pedagoge në Universitetin Bujqësor.
Gjatë angazhimit të saj profesional në fushën e bujqësise, ka përfaqësuar vendin në disa organizata të rëndësishme. Është përfshirë në studime e bashkëpunime me ekspertë vendas dhe të huaj, ka realizuar botime shkencore e tekste mësimore, referime në konferenca brenda dhe jashtë vendit, trajnime të shumta, dhe ka drejtuar një sërë projektesh shkencore në fushën e bujqësisë, etj.
Krahas detyrës si pedagoge, ajo tashmë jep një kontribut të rëndësishëm edhe në shoqërine civile, për çeshtje të zhvillimit të zonave rurale.







Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes