l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kultura, në tërësinë e librit të 18-të të Halil Ramës mbetet në thelb emri i të gjitha gjërave dhe ngjarjeve të veçanta për speciet njerëzore


DISA SAKTËSIME për shkrimet “ÇLIRIMI APO PUSHTIMI i IBALLËS” dhe “IBALLJA Epiqendra e ANTIKOMUNIZMIT”

Nga Xhemal MEÇI
“Mjeshtër i Madh”

Shkrime të tilla si “ÇLIRIM apo PUSHTIM i IBALLËS” dhe “IBALLJA Epiqendra e Antikomunizmit” me autor dr. Gjelosh Nikolla, shprehin një pozicionin të gabuar ndaj vertetësisë Historike. Në shkrime të tilla del sikur autori, ka qëllim, larg qoftë, ta mohoj FRONTIN (FANÇL) dhe Luftën (LANÇL) në përbërjen e shtabit të së cilëve ishin edhe nacionalistë të shquar, si: ABAZ KUPI, SPIRO MOISIU( Komandant i Përgjitshëm i Shtabit të UANÇ) , Haxhi Lleshi, MYSLIM PEZA, Omer NISHANI, Haki STËRMILLI, Baba FAJA MARTANESHI, At PAIC VODICA etj. dhe, kur gjithë kualicioni ndërkombëtar Antinazifashist që nga SHBA deri në BRSS, i kishin njohur luftimet e arritura të UANÇL Shqiptare kundër Nazifashizmt, duke e “RRESHTUAR POPULLIN SHQIPTAR përkrah FITIMTARËVE”, duke e shpëtuar Shqipërinë nga coptimi mes fitimtarëve sllavo-helenë.Po të mos ishte UNÇL E SHQIPËRISË me 70mijë dhe e KOSOVËS me 50mijë luftëtarë dhe gjaku i mijërave dëshmorëve, do të kishim fatin e Hungarisë, Moldavisë, Prusisë Lindore etj.prandaj Gjeneral Rrahman perllaku, “NDERI KOMBIT”, në vlerësimet e Tij e ka shkëputë LUFTËN nga diktatura që vendosi për mbi 40 vjet PKSH: “ LAFNÇL është një luftë e lavdishme, që e rreshtoi popullin shqiptar përkrah fitimtarëve,për krah ALEANCËS ANTIFASHISTE, të LUFTËS SË II BOTËRORE:”(Sakip Cami,Një rrugë me emrin e Gjeneral Rrahman Parllakut,-gazeta“VETERANI”, tetor2020, f. 3.)
Por fatkeqësisht në këtë ushtri (UANÇL) dhe FANÇL, rolin kryesor dhe drejtues e kishte PKSH, qëllimifinal i së cilës ishte për ta kapë me çdo çmim Pushtetin e Shtetin mbas Çlirimit. Dhe për t’ia arritë kësa ajo jo më kot ka qëndruar e maskuar (në ilegalitet) deri në Kongresin e sajë të Parë, më 1948, duke i bërë mbledhjet kryesisht natën dhe përgjithësisht fshehtas dhe masës së vetë partizanëve, gjë që tregonte se druheshin se mos populli nuk do ta pranonte drejtimin e PKSH në krye të FANÇL, si edhe në krye të shtetit të ardhshëm për të cilin do të kërkohej pas Luftës një shtet pluralist demokratik, siç u kërkua nga grupi i deputetëve nacionalistë, dhjetor 1946, po që komunistët i kundërshtuan dhe i dënuan egërsisht. Prandaj, duke qëndruar kështu, PKSH po shfaqej “ si dhelpra me hapin e sigurisë në kalimin e saj mbi liqenin e ngrirë akull,” kështu, pak nga pak PK shpresonte të bëhej e besueshme për popullin. Kjo duket se ishte edhe arsyeja që në krye të këshillave ANÇL dhe të Frontit ANÇL fillimisht viheshin edhe nacionalistë të ndershëm e me influencë, si: RIZA MUSTAFË AGË KRYEZIU dhe NUHI ELEZ DËRVISHI, në KRYEZI; STAKË PJETËR PEMATI në IBALLE, KADRI KASEMI në Qerret, UKË ISMAIL LLUKA e RESHIT MEÇI, në KABASH, MARK QERIM DELIA, Blinisht, DEDË TUSHA, në DUSH etj. shtëpi me qëndrim AFNÇL, të kamura, bujare, bukëdhënëse, besnike e patriotike, me popullaritet; por PK, si forcoi pozitat e veta në ushtri dhe Pushtetin vendor e qendror tregoi se me çdo kusht e donte gjithë Shtetin e Pushtetin për vete si regjim I egër komunist, prandaj u lëshua mbi nacionalistët e klerikët patriot, sidomos klerin katolikë , me burgosje, internime, pushkatime, djegëje shtëpishë dhe emërime Kulakësh, si edhe brenda llojit, të kundërshtarëve të vet politikë.Për terrorin komunist në popull u ngarkuan posaçërisht disa brigada me mijëra partizanë, si Brigada XVIII-S për misione të tilla “ndëshkimore”, e cila dogji tri shtëpi në Llukë e Kabash. Por në MEÇE jo, se ishte qëndrimi i vendosur i Selim Canoshit, anëtar i KANÇL në MEÇE dhe të ndjerit H. Elez Hoxha, Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, 1944-‘46 i N/prefekturës Pukë, që kundërshtoi haptas djegëje të tilla shtëpijash, gjë për të cilën tregonte: ”Më erdhi nga Dega e Punëve të Brendshme Pukë, prej kryetarit të saj, Frrok Caka, një listëkërkesë për miratim prej meje për djegëje shtëpishë. Shkova i shqetësuar te i ndjeri Ali Bytyçi, asokohe Sekretar politik i Pukës ( në rangë Sekretar i Parë i PKSH, Rrethi Pukë.) E mori listen Aliu dhe e grisi, duke thënë: “ Zotni Elez, tani asht koha me ndërtue shtëpija dhe jo me i djegë, ndërsa Frrok Cakës thuaj se listën e ka mbajtë Ali Bytyçi.” Kështu edhe shtëpija jonë në Meçe shpëtoi pa u djegë ( e cila qe bazë e Legalitetit Për Pukën). Po aso kohe, fatkeqësisht, si Ali Bytyçi dhe Elez Hoxha ishin të paktë në krye të Partisë dhe të Qeverisjes vendore!
Le të kthehemi tani te titulli “ Çlirim apo Pushtim të Iballës?! Sipas dr. Gjeloshit, i cili këmbëngul se në Iballe nuk kishte pushtues, atëhere, sipas tij, prej kujt do të Çlirohej, përderisa nuk kishte pushtues? (!).Po komunat a nuk kishin ende në krye krerë fashist që nga Qafë – Bushati, në Iballe me brigjet deri në Dardhë! Apo duheshin lënë përsëri në krye të pushtetit vendor këto fashistë?!? Përkundrazi, pikërisht për këtë arsye duheshin çrrenjosë dhe në vend të tyre duheshin vendosë Këshillat ANTFNÇL dhe organet E FRONTIT ANTFNÇL. Për vetë faktin edhe të përpjekjeve të krerëve profashistë dhe fashistë që po bënin Kuvende dhe organizime për ta pritur me luftë UANÇL që po marshonte me sukses drejt Veriut, ku mungonin këshillat ANTFNÇL dhe organet e Frontit ANTFNÇl. Për “më tepër, kur Kolë Bibë Miraka organizoi rezistencën e armatosur mbi Gojan, në “Kodër Bolla” kundër partizanëve të Brigadës XXII-S, që po kalonin Bregut Fanit, drejt fshatrave të dy anëve të Fanit Madh, fillë mbas Kuvendit të 64 bajraqeve të Veriut, mbajtur në Iballe, më 22 tetor 1944. Në këto kushte duhej”çliruar” edhe Iballja, dhe duhej vendos pushteti i Ri i Frontit ANTFNÇL me këshillat ANTFNÇL, siç u vendosën edhe në Iballe, më 7 nëntor 1944. Por që fill mbas filluan terrorin komunist, siç e theksoni edhe ju, gjë që ende i papranuar si i tillë deri më sot nga forcat e majta politike, sadoqë shtypi boton çdo ditë fakte nga Krimet e Komunizmit.
Por ishte me rëndësi të madhe që këto brigada partizane të hynin paqësisht në Iballe, siç hynë në fshatrat që nga Qerreti, Dedaj,Qelzë, Bushat, Midhë e Qafë-Tmug; që të shpëtohej fshati Iballe dhe iballasit e pafajshëm nga një sulm I egër “hakmarrës”, sepse sapo milicia fashiste hyri më 4 nëntor 1944 në fshatin Qerret, Bazë e LAFNÇL dhe dogji disa shtëpi dhe vrau katë burra dhe nënën plakë të partizanit Nezir Ismail Djaloshi( shoqrues i Brig.VI-S) Zojë Djaloshi vetëm, sepse po përpiqej të mos ia digjnin shtëpinë, Në këtë acarim të situatës politike armiqësore kundër Brig. VI dhe XXII -S duheshin marrë masat prej burrave të mençur të Iballës, me influencë dhe Antinazifashistë që të organizonin “mirëpritjen” e këtyre dy brigadave partizane, siç vepruan të rinjtë antifashisë, guximtarë e largpamës :Malë Jahë ZENELI dhe Man Avdi ARIFAJ ( kushrinj ndër veti), të cilët morën inisiativën dhe biseduan me bazat e rëndësishme të LANTFNÇL, Mehmet RAMËN dhe Mal Baram SOKOLI, si dhe nacionalistin e shquar Stakë Pjetër PEMATIN etj., ku gjetën përkrahje dhe gadishmëri për këtë nismë. Po kështu iu drejtuan Mustafë Agës, I biri I Zenel Agës,”Dëshmor i Atdheut” i cili pranoi t’u printe të gjithëve për “mirpritje”
Tani të shohim lidhur me datën e “Çlirimit” të Iballës, sepse ju mohoni dt. 6 nëntor,por pa e dokumentuar shënoni dt. 1 nëntor, kurse dokumentat e Muzeut Historik Pukë vertetojnë dt. 6 nëntor, sepse Br. VI-S me 2 nëntor në mbrëmje hyri në Qerret. Kurse Br. XXII-S më 4 Nëntor zhvilloi dy luftime historike: Luftën e Qafë - Pezhves dhe Luftën e Rrapës me shumë humbje për armikun, por edhe me 4 Dëshmorë të Br. XXII-S (, MET HASA , Hero i Popullit dhe Halil Çelë TËRBUNI, Pukë si dhe Kadri IBRAHIMI dhe Ismail IBRAHIMI dëshmorë të Luftës Rrape. Ju, nga një anë e pranoni se Iballën e sulmuan njëkohësisht dy brigadat Partizane ( BR: VI-S dhe Br. XXII-S). Kjo tregon se keni kundërshtar gabim, pa u bazuar në burimet e duhura dhe faktet konkrete!
Përsa i takon mohimit të faktit në se i ndjeri Man Avdi Arifaj qe apo nuk qe intelektual popullor dhe Veteran Lufte, për kuptimin e këtyre fjalëve duhet t’i drejtoheni “ FJALOR I GJUHËS SHQIPE”, Tiranë 2006, f. 258 e 1173. Si material bindë sju sillni thëniet e të bijëve B. E A: Arifaj. Po ato qëllimisht kanë lënë të pathana,
Por edhe Mani vetë ishte tepër modest dhe nuk rendte pas vlerësimeve, kur disa të tjerë, qenë e pa qenë e bënin këtë, si më 1995, kur po vlerësonim në Komisionin në shkallë Rrethi Pukë (me kryetar N/kolonel Nezir SULA, kryetar i org. së Veteranëve Pashk SHYTI. kurse unë, përfaqësues i Muzeut Historik Pukë etj. ) për statusin për “Veteranë Lufte” në shkallë Rrethi. Por më pas kemi vërejtë se nuk e kanë marrë këtë Status mbi 150 persona për mungesë informimi, ose mosinteresimi, apo mosvlerësimi prej vetë përsonave e familjarët të tyre që u takonte, si Man Avdi Arifaj etj. Kurse ju, Zotni Gj. Nikolla i keni siguruar si edhe unë për xhaxhallarët , si: për të ndjerin Ndue NIKOLLA , burrë serioz e i nderuar dhe TOMË Nikolla, artist i shquar popullor, instrumentist, këngëtar dhe rapsod, hynë partizanë në Brig. XXII-S, por ju shkruani se Tomën e kthejnë në Kukës për arsye moshe si 17 vjeçar, ( i vitl. 1927). Po Met Hasa a nuk qe 15 vjeç, kur u vra në Qafë-Pezhve, më 4 nëntor1944, duke luftuar heroikisht gjatë sulmit mbi pozicionin e ushtarëve gjermanë!?). E kthejnë, apo s’ e kthejnë të ndjerin Tomë Nikolla në Kukës; në librin “Poeti i Kabashit”, Tiranë, “2014, f. 256-257 i nderuari Tomë më del se në “vazhdim qe në Batalionin partizan “Puka”, Brig. XXII-S. prej ku nga viti 1947-’51 shërbeu në organet e policisë, Dega e P. Brendëshme Shkodër.( Si fakt e shkruan edhe Atë Zef Pllumbi në botimin e TIJ,- “ Rrno me tregue”). Por këtu është fjala vetëm për saktësi faktesh). Gjatë viteve 1952-’57 Toma punon teknik pyjesh në ndërmarrjen pyjore Pukë. Në vazhdim,si mori medaljen e art në Moskë, në Tiranë në Ansamble Popullore 31 vjet (në Ansamblin e Shtetit 18 vjet). Libri I cituar, mbyllet për Tomën në f. 257, me rreshtat: “Përfundimisht, Tomë Nikolla radhitet përkrah figurave më të shquara të kulturës popullore artistike në shkallë kombëtare.” (Libri është mirëpritë edhe nga vetë i ndjeri Tomë Nikolla).


Tani, le të vimë te PRITJA që i bëhet në Iballe Brig. VI-S për një hyrje si “çlirimtarë paqësorë”siç kanë hyrë në fshatrat nga QERRETI , Dedaj, Qelzë, Bushat e Midhë dhe deri në IBALLE.
Përsa u takon emrave në krye të Iballasve, që unë, sipas jush, qëllimisht i paskam shënuar gabim në atë pritje që iu bënë kësaj Brigade ( VI –S). Që të dalë i qartë fakti, se në raste të tilla Burrave të Iballës nuk kishte tagër kanuje t’u printe kush, veç Zotnisë , dhe ky Zotni i nderuar qe për atë rast Mustafë Zenel Aga i Iballës, ashtu si Riza Mustafë Aga i Kryeziut i cili iu priu burrave të Kryeziut për në Qafë-Arrë, ku mirëpriën Komandantin e Brig. XXII-S, të nderuarin Sali Verdha, i cili mbeti shumë i kënaqur, aqsa natën e parë e kaloi në kullën e Riza Agë Kryeziut. Por si pa të nesërmen pozicionin e kullës, kërkoi një kullë tjetër me pozicion strategjik dhe më e mbrojtur, siç ishte kulla e Sherif Vesel Agës në Brahaj, ku qëndroi për aq kohë sa ishte në Kryezi, në pritje për të marrshuar njëkohësisht të bashkuar me Br. VI-S drejt Iballës.


Po ju dr. Gjeloshi, sikur qëllimisht e injoroni rolin historik të Zotnive, sidomos të Iballës, duke mos pranuar as faktin e vertetuar prej kohësh se Thaçi erdhi dhe hyri në tokat e gjëra të Iballës deri në Bugjon si çepçi (bulk) të Zotnive si shpërblim që Thaçi të shtynte me forcën e armëve fisin e Berishës, që kishte arritë të merrte po me forcë tokat e Zotnive deri te Kodra FRATIT, në perëndim të Kishës së Shën Sebastianit, e njohur për mrekullit e saj , si edhe Kisha e Laçit, që u bë shumë e njohur me emrin e Thaçit, KISHA THAÇIT. Buça, Mark BUÇ GJEÇ THAÇI në Arst Miliska, i derës së Frrok Kolë Gjergjit del në brezin e 12 (12x60= me afro 180 vjet, pra rreth vitit 1720, që i bjen 190 vjet pas vizitës së Gjergj Bardhit. Po kështu ISUF VOKSHI i rreth viteve 1680, i vëllanisë së Buçajve të Iballës, vendosur në Gjakovë,ku pat mbjellë një dardhë, e kujtur deri më 1900 me emrin Dardha ISUFE. Edhe krahasime të tjera brezash del se Thaçi të jet vendosur në Iballe rreth fillimshekullit XVIII, aty nga vitet 1720 (Robert Elsie, The tribes of Albania , f. 27-29) Që Zotnitë e Iballës ishin aty vendas dhe pronarë që para fillim shek.XVII, shumë kohë para Thaçit, e tregon Gjergj Bardhi, arqiipeshvi i Tivarit dhe ipeshkv i Sapës në Relacionin e vitit 1632, 24 shkurt, për vizitën e Tij, kryer më 1629-’31, i cili shkruan se: “Kam vizitue një pjesë tjetër të atyne maleve të Dukagjnit, të quejtun Iballe… dhe me vështirësi mund të vizitohen nga friga prej ZOTNIVE TURQ të VENDIT, ZOTËT e atyne vendeve”; (Relacione, I, Tiranë, 1964 f. 423.) Më qart s’ besoj se ke ku e gjenë se Zotnitë turq të vendit, zotët e atyne vendeve!( Por duhet sqaruar, se në relacionet e klerikëve katolikë, kudo e gjejmë qëllimisht emërtimin e gabuar e tendencioz turq për myslimanët shqiptarë!.)
Lidhur me veprimtarinë e të lumnuemit Stakë Pjetër Pemati (Martir i Demokracisë, ende i pashpallur), që unë, sipas jush duhesha të kisha shkruar edhe për faktin se kam qenë ( e jam) famull i Tij,siç theksoni ju në artikull. Besoj se mjafton t’jua kujtoj dr. Gjeloshit se sa vlerësim i kam rezervuar së Bijës së Tij të nderuar,Gjystes, grueja e Pal Bajraktarit të Bugjonit, familje me vlera të shquara historike, ku ia kam dorëzuar, më 30 gusht1996 në kullën e tyre,( në prani të të ndjerit Nikollë Paluca dhe të Fran Pllumbit, të dy familje dëshmorësh), Kryqin që na dhoroi NËNË TEREZA në takimin miqësor që patëm si Komunitet Mysliman , i përbërë prej Myftiut H:H: Elez Hoxha dhe unë , N/ kryetar Këshillit të Myftinisë Pukë, më 16 gusht 1996. Ajo e Shejtnueme na dhuroi nga një kryq shumë artistik, një mrekulli, ( Jezusin e kryqëzuar në ballinë dhe Shën Mërinë në anën e prapme).Unë e mora duke e falnderuar për këtë dhuratë të çmuar, por, u nguta t’i thoja se si mysliman nuk na lejohen kryqat në shtëpi dhe në përdorim. AJO me një buzëqeshje engjullore e miqësore, m’u përgjegj:”Po nuk e mbajte ia dhuroni prej meje një katolikeje të mirë!” Përsëri e falnderova për dhuratën dhe porosinë që më dha. Dhe unë vendosa që këtë dhuratë të çmuar t’ia dorëzoja së bisë së kumbarës sim, Zonjës Gjyste Stakë Bajaktari aq e përvuajtur dhe e mjeruar gjatë regjimit komunist, e cila u shendua sa s’ ka, aq sa nuk gjente shprehje falnderimi për Kryqin e Nënë TEREZËS!Por ffliste si me vete: “E ku ka nderim ma të madh se sa të gëzoj Kryqin e Dhuruar prej kësaj të bekuemeje!” A vlerësim i vogël ishte, pra, ky për të ndjerin Stakë P. Pematin,familjen dhe shtëpinë e tij! Por ishin njerëzit e Tij që nuk treguan interesimin e mjaftueshëm për vlerësimin shtetëror, që meritonte Stak Pjetër Pemati. Kurse ndryshe është interesuar Fran Pllumbi, icili me përpjekjet e tij ka siguruar dokumentacionin e duhur dhe ka arritë që babë e axhë të shpallen :”Martirë të Demokracisë” dhe “ Dëshmorë të Atdheut. Po kështu edhe ing. Kolë Deda.


Edhe mua më lind e drejta t’ju pyes :Pse nuk e vlerësuat në atë shkrim, të ndjerin Malë Bajram Sokolin, shtëpia e të cilit ka qenë në Iballe Baza kryesore e LANÇL, krahas Mehmet Ramës, dihet se kur i kthei me turp milicët që i erdhën për kontroll, kur kishte të strehuar në tavanin e kullës tre partizanë, ndër ta, Ferit Ramadanin“Hero i Popullit”. Po i ndjeri Kolë Biba, si intelektual i urtë e i duruar, nuk donte veprime të tilla armiqësore luftarake në Iballe. Kështu situata u normalizua. Po për Malë Jahë Zenelin pse nuk shkruani ju dy rreshta , të cilit të arratisurit politik, fashist,më 1945, një natë vere, kur Mala ishte në Pukë i dogjën shtëpinë, duke i rrezikuar edhe jetën grues së tij, Hazize Zenelit! Së cilës i mbeti krahu sakat nga ajo djegëje!?”A nuk është ky një akt terrorist, kriminal kundër Mal Lah Zenelit, i cili kishte lidhje me bartalionin partisan “ Bajram Curri”!?
Ndërsa për shkrimin e shpifur IBALLJA epiqendër e Antikomunizmit, ku ju e trumbetoni si një akt patriotik, duke e përmbyllur shkrimin tuaj dy faqesh, duke e quajtur Iballën:” epiqendër e antikomunizmit” kur në të vërtetë Besëlidhja e 64 bajraqeve , jo vetëm që ishte një përpjekje e dështuar e Kolë Bibës dhe pasuesve të tij, por që duhej dënuar si një akt antikombëtar, se kërkonte t’i organizonte Malet e Veriut që nga Dibra e Mirdita , që t’i prisnin brigadat partizane, me luftë të vendosur duke shkaktuar kështu një gjakderdhjeje vëllazërore.!! Për sa i takon vetë qëndrimit të të ndjerit Kolë Biba, si njeri me përvojë e largpamësi, nuk shkoi më tutje, se kjo e ashtuquajtur Mbledhje e 64 bajraqeve, e cila dështoi se shumë bajraktarë e bajraqe nuk erdhën dot, se Dibra, Fushë-Aliaj ishte në flakë, kurse Mirdita u nënshtrua para luftimeve të Brigadave Partizane, ndërsa Gjon Marka Gjoni ishte në arrati. Po ashtu Xhemal Laçi shpërndau çetat zogiste me kërkesë të major Abaz Kupit, i cili kishte marrë porosi të prerë nga misioni Anglez pranë Tij, që të mos u bëhej rezistencë brigadave partizane, që po përparonin drejt Veriut. Kështu që Lidhja e Maleve e këtyre 64 bajraqeve të dështuar, ishte veç një SHOU politik. Ju këtu në këtë “Studim të nxituar “ bini në kundërshtim me vetëveten tuaj, sepse kur, sipas jush komisari Haki Toska paska thënë:” Kjo është Iballja e Kolë Bibë Mirakës! Përgjigja e dy burrave të zgjuar e patriot trima, që e kishin future në mes ( Stakë Pjetër Pemati e Mehmet Ramë Hyseni) ishte: “Iballja asht e Iballasve dhe jo e Kolë Bibë Mirakës. Ai ka tokën dhe shtëpinë e vet” dhe ju më tej shkruani se: “ Populli, i mbledhur në qender, i duartrokiti duke iu uruar mirëseardhjen… dhe i ftuan nëpër shtëpitë e tyre mysafirët partizanë”. Këtu, ju keni meritën, se keni nxjerrë në pah një të vërtetë të padiskutueshme: që Kolë Biba nuk përfaqësonte Iballën e Iballasitë, por vetëm vetëvehten në këtë të ashtuquajtur Mbledhje të 64 bajraqeve! A dolën Iballasit me i duartrokitë dhe me i uruar mirëseardhjen duke i ftuar nëpër shtëpitë e tyre “ mysafirët e përfaqësuesve” të këtyre 64 bajraqeve, siç vepruan me partizanët??!! Jo e jo nuk dolën! Atëhere a nuk tregohi ju i pasinqertë që në formulimin e titullit të shkrimit tuaj “IBALLJA, Epiqendra antikomuniste.” duke e paraqitur ashtu siç nuk u paraqit vetë Iballja. Për më tepër, këtu e fyeni Iballen, duke i vënë një epitet që nuk e pati. Kështu, lind pyetja: - ku është këtu roli i Iballës dhe iballasve në të ashtuquajturën Mbledhje e 64 baraqeve, veçse vetëm i ndjeri Kolë Biba me disa përkrahës të vet gjithnjë në paksim! Duke e parë vetë Kolë Biba si një dështim këtë “Lidhje të Maleve”,sidomos me disfatën e rezistencës që pësoi në Kodrën e Bollave, ku vullnetarët e Tij nuk i rezistuan dot një toge partizane(Br. XXII) as 30 minuta, prandaj i ndjeri KOLË BIBA e la me aq atë Akt , të ashtuquajtur ” patriotik” duke ikur në Ital, në Romë, ku iu dhanë bashkë me të binë dy dhoma strehim në një vilë në një nga kodrat e ROMËS, si shpërblim për kujdesin e treguar për Hebrejt në Shqipëri gjatë okupimit nazifashist. Dëshmitar doli një hebre, pjesëtar i atij komisioni pritës të emigrantëve politik.në Romë, i cili qe liruar si i pafajshëm, bashkë me vëllain nga internimi në Itali në sajë të ndërhyrjes bamirëse të Kolë Bibës, pa pranuar asnjë shpërblim .


Po lista e pjesëmarrësve të Shtatë Bajrakëve të Pukës në Iballe, më 22 tetor1944, a nuk ka shumë pasaktësira. Së pari, ajo ishte listë emrash, që duheshin ftuar, sepse Stakë Pjetra nuk ka qenë, se ishte në hasmëri familjare me Mirakajt, por në raste të tilla çonte një burrë të shtëpisë së vet, si Mark Zef Pematin. Kurse vetë ka qenë në Kuvendin e Besëlidhjes e Kabashit të Shtatë Bajraqeve të Pukës, mbledhur në Lam – Lushaj, organizuar më 3 tetor 1944 nga kapiten Xhemal Laçi dhe Abdullah Salihi, 19 ditë para Mbledhjes së IBALLËS. Gjithashtu Abdullah Salihi dhe Reshit Murrec Meçi nuk ishin në Iballe, se si zogista ishin në mosmarrëveshje me Mirakajt. Nga bajraku i Malziut shënohet Elez Aga, kurse në fakt ka qenë i vëllai i Salih Agës, Myftar Aga, se ai ka qenë edhe nëntoger milicie. Por mbas një debati të ashpër me Kolë Bibën në se duhej luftuar kundër partizanëve shqiptarë gjë për të cilën ishte kundër, prandaj është larguar nga kuvendi( Ukë Sinani – Agët e Malziut dhe Lahe Rexhepi, Kukës, 2009, f. 63.) Mendoj se me kaq janë bërë sqarimet e duhura, për të cilat shpresoj të jetë i mirëkuptuar edhe zotn Gjeloshi , mjek pediatër i mirënjohur.

Xhemal MEÇI, studiues, Muzeu Histori Pukë. (Mjeshtër i Madh).







Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes