l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Ridimensionimi i vlerave të lirisë

 

Nga Halil RAMA
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në përshëndetjen me rastin e 103-vjetorit të shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë e vuri theksin tek domosdoshmëria e ridimensionimit të vlerave të lirisë.

Ai tha se, për shkak të tipareve të kohës së sotme dhe rrethanave specifike të momentit, Shqipëria dhe ne shqiptarët sot ndodhemi në një fazë  delikate të historisë sonë moderne. Sipas kreut të shtetit, nga mënyra si do t’u bëjmë ballë sfidave që na duhet të përballim do përcaktojmë koordinatat e së ardhmes tonë, fatet tona të ardhme. “Duke respektuar pavarësinë e secilit institucion ndaj të tjerëve dhe duke aplikuar ndarjen e kompetencave brenda tyre, është e vetmja mënyrë për të siguruar funksionimin harmonik të Shtetit”,-theksoi presidenti Nishani.


Por ridimensionimi i vlerave të lirisë është evident edhe në axhendën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në përvjetorin e çlirimit të kryeqytetit ai shprehu kënaqësinë që Tirana, ashtu si 71 vite më parë është në anën e duhur të historisë. “Sot ajo është në anën e Parisit, ashtu sikurse dhe dje ishte në anën e një civilizimi që nuk duronte shtypjen dhe barbarinë. Sot lufta nuk ndodh nëpër male apo zona të largëta, por në zemrat e shteteve dhe goditet civilizimi në ato qytete që lulëzojnë më shumë. Besoj se edhe Tirana, si çdo qytet tjetër është i prekshëm, megjithatë më vjen mirë që zgjohemi në një qytet të lirë, që kujtojmë nga kemi ardhur për t’u siguruar që nuk përsërisim gabime në të ardhmen dhe për t’u siguruar se brezi i ri informohet se kombi ynë ka një destinacion dhe ky është Perëndimi e bota e civilizuar, së cilës i përkasim”, tha Erion Veliaj. Po ashtu edhe kryeparlamentari Ilir Meta vlerëson faktin që Shqipëria është rreshtuar sot në krah të atyre vendeve që luftojnë terrorizmin. Me këtë betejë, vendi i Shqipërisë është gjithnjë në krah të forcave më përparimtare, progresive dhe kontributi i Shqipërisë nuk do të mungojë asnjëherë.



 



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes