l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Shqiptari i ka futur të gjitha luftrat e tij në këngë, për t’i pasur krahas pushkës e barutit

DËSHMORËT E ATDHEUT, NË MEMORJEN E KOMBIT

Nga Ing. Kol DEDAJ*

1-Dëshmorët e atdheut janë: Nderi i kombit dhe Lavdia e Atdheut. Luftërat për liri, shqiptari i ka bërë të ashpra si rrallëkush, pa u zmbrapsur, sepse i ka bërë në vatrat e tij, I ngulur si një lis vigan që nuk përkulet kurrë. Për shekuj e shekuj i mbështetur në qëndresën e tij: shqiptari ruajti kombësinë, gjuhën, zakonet, traditat, dhe kulturën e vet, në luftë të vazhdueshme me armiqtë e panumërt. Shfletojmë albumin e madh të historisë sonë dhe në mugëtirën e mjegulluar të shekujve, nën vërgëllimat e shpatave dhe buçitjet e topave, Nëna Shqipëri, bashkë me bijtë e lirisë së saj, po lindte dhe trimërinë, armën më të fuqishme, më të cilën shqiptarët do të çanin gjithnjë përpara. Ilirët, paraardhësit tanë të lashtë, u ndeshën dhëmb për dhëmb me pushtuesit romak dhe nuk u nënshtruan; bijtë e lirisë, me Skëndërbeun në krye, në luftrat e përgjakshme me pushtuesit osman, shënuan faqen e ndritur të këtij albumi, që shpaloset me madhështi, duke sjellë jehonën e bëmave të trimave tanë. Ja, Mic Sokoli, që si shqipe mali sulet mbi topin turk, i vendos gjoksin dhe e detyron të heshtë. Rrapo Hekalin që u jep kushtrimin fshatarëve për t’u sulur për jetë a vdekje kundër ushtrive të panumërta turke dhe shërbëtorëve të tyre. Dedë Gjon Luli e Mehmet Shpendi që i dhanë kushtrimin malësorëve për mbrojtjen e tokave shqiptare nga hordhitë Serbe e Malazeze, ku me trimat e tjerë luftëtarë që gurët e Malësisë i kthyen në fortesa. Ndoc Mark Deda i cili i kishte deklaruar haptas Portës së Lartë se: “sa të jetë jeta armët s’i jap / për pa i la zaptit në gjak”. Mujo Ulqinaku me një grusht trimash buzë detit që ju tha “ndal” hordhive fashiste, etj. Traditat e mrekullueshme të trimërisë së popullit shqiptar, e kemi për detyrë t’ua transmetojmë brez pas brezi pasardhësve tanë, që t’i mësojnë të jenë kurdoherë të fortë, ashtu siç ka qënë populli ynë në shekuj, pasi vetëm kështu ai do të mund të rrojë i lirë në truallin e vet. Për ta populli ka thurur këngë aq të bukura, sepse kënga e popullit ka lindur pas çdo rrebeshi, ashtu siç shfaqet ylberi pas furtunës.

Shqiptari i ka futur të gjitha luftrat e tij në këngë, për t’i pasur krahas pushkës e barutit. Sa më tepër njihemi me këta heronj, aq më tëpër na ndizet zemra nga prushi i frymëzimit të rrallë krijues të gjenisë popullore e përtej figurave madhështore na përndritë shëmbëlltyra e bardhë e lirisë, të cilën populli ynë e ka mbrojtur si gjënë më të shtrenjtë. Për këtë liri, për këto ditë të bukura që gëzojmë ne sot në Shqipërinë tonë të shtrenjtë kanë shkrirë jetën e tyre bijtë e bijat më të mira të këtij populli, gjatë historisë së tij të lavdishme shumë shekullore. Edhe populli i rrethit të Pukës i ka dhënë në çdo periudhë të historisë sonë kombëtare bijtë më të mirë për Lirinë, Pavarësinë, çlirimin kombëtar dhe mbrojtjen e tokës sonë amtare.
Pas çdo emri dëshmor i Atdheut qëndron një histori heroike, një akt sublim në shërbim të Atdheut. Janë pikërisht këto akte të mëdha njerëzore që i japin kuptim historisë, ato që përbëjnë ngjarjet e mëdha të një jete, të një kombi dhe shteti, ato që evidentojnë rolin e njeriut në përcaktimin e zhvillimeve të rëndësishme historike.
Në vijim po japim disa nga Dëshmorët e Atdheut që Puka i ka dhanë vendit, duke i çuar ata deri në përjetësi, të gdhendur me shkronja të arta, në panteonin e lirisë, në prehrin e “Nënës Shqipëri”. Me 5 Maj 2017, në ditën e dëshmorëve, për të pasqyruar të gjithë dëshmorët e rrethit, Ing. Kol Dedaj i dhuroi Muzeut Historik të Pukës një postër me të gjithë emrat e tyre, pasi kishte hulumtuar nëpër arkiva gjatë një periudhe të gjatë studimore.
Shqipëria sot është me e sigurtë, më e zhvilluar, më pranë familjes së madhe evropiane, është anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO-s), aleanca më e madhe e ruajtjes së sigurisë dhe paqes botërore që ka njohur shoqëria njerëzore. Kjo është pjesë e meritës së veprës së mijëra dëshmorëve që sakrifikuan jetën për një ideal sublim, Atdheun. Dëshmoret e Atdhut të gdhendur në memorjen e kombit, perbenje brumin e vetëdijes kombëtare . Ndaj kjo është një arsye më shumë që na bën t’u jemi mirënjohës e t’i kujtojmë me përunjësi e krenari gjithmonë.
2- Heroizmi i dëshmorëve është i skalitur me gërma të arta në memorjen dhe ndërgjengjen kombëtare. Familjet e dëshmorëve janë idhujt e lirisë kombëtare, ato sakrifikuan, gjithçka që atdheu dhe kombi i tyre jetë, i lirë,i begatë, i denjë dhe i barabartë mes të barabartëve në gjirin e kombet e tjera. Këtë liri dhe dinjitet e gëzojmë ne sot, por ama e kemi trashëgim nga dëshmorët tanë dhe neve duhet ta ruajmë atë, si sytë e ballit dhe tua mëkojmë brezave pasadhës.
Të kujtojmë, të ruajmë e të promovojmë vlerat dhe virtytet e dëshmorëve të atdheut, por të shohim nga e ardhmja, mos të kërkojmë, por ti japim më të mirën shoqërisë dhe atdheut tonë, pasi kjo ishte dhe deviza dhe vizioni i dëshmorëve për të cilën u flijuan dhe kështu në plotësojmë dhe një ëndërr dhe amanet të tyre.
3- Pushteti, është një ndër hallkat kryesore në mbarëvajtjen e një shoqërie. E, në këtë shoqëri bëjnë pjesë edhe simbolet e saj, ku ndër me kryesorët janë dëshmorët e atdheut. Ndonëse, ka pasur dhe ka një vemendje të spikatur për këto simbole siç janë dëshmorët e atdheut, pyetja lind, a duhet bërë më tepër? Dhe vetvetiu përgjigjija është: Po !. Pasi , mendojmë se nuk janë të mjaftueshme vetëm përkujtimorët e 5 Majit – dita e rënies së Heroit të Popullit Qemal Stafa dhe 28 e 29 Nëntorit, riparimet e lapidarëve apo të varrezave, por pasja dhe zbatimi i një kalendari me të larmishëm qëndror dhe vendor do të ishte një vlerë e shtuar kombëtare.
Miratimi i ligjit të statusit të dëshmorit të atdheut është një gur themeli që hapë shitigje të reja për studiuesit dhe për pasadhësit e familjeve të martirizuara, por dhe për çdo njesi vendore e qëndrore për rivitalizimin e vlerave të gjithe atyre që u sakrifikuan, me të gjitha mjetet dhe menyrat deri në flijim, për, një atdhe të lirë e të begatë. Qëndresa e tyre ndaj pushtuesve të njëpas-njëshem otoman, sllave, fashistë, nazistë, etj., ishte epokale, por , akoma nuk e kanë marrë vlerësimimin e merituar të cilin çdo shoqeri e emancipuar duhet tu japë martirevë te saj. Ndaj të gjithë sëbashku duhet të punojmë e të bashkëpunojmë që mundi, sakrifica dhe gjaku i tyre të prehet në panteonin tonë kombëtar.












Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes