l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

105 vjetori i lindjes dhe 20 vjetori i vdekjes: Duke përkujtuar figurën dhe veprën e madhe të Heroit të Popullit Fadil Hoxha i bëjmë nder historisë dhe kombit

Kosova, 20 vjet pa burrështetasin Fadil Hoxha, (1916-2001)

Fadil Hoxha vdiq me 22 prill 2001 në Prishtinë, në moshen 85 vjeçare. Ishte njëri nga figurat më të shquara në historinë moderne, ideator dhe luftëtar për pavarësimin e Kosovës.
Fadil Hoxha kaloi vështirësi të jashtëzakonshme, por bashkë me ekipin drejtues arritën t’i shkëpusnin lidhjet e popullit të Kosovës me nazifashizmin dhe ta radhisnin Kosovën në Frontin Antifashist të kombeve.


Pas vitit 1941, deri në vitin 1945 Fadil Hoxha bëhet një nga komandantët e luftës kundër fashizmit.
Nga viti 1945 deri në vitin 1986 ka mbajtur vazhdimisht disa nga postet më të larta drejtuese në Jugosllavinë e kohës. Ka qenë anëtar i Byrosë Politike Jugosllave, Kryetar i Parlamentit të Kosovës, Zëvendës i Presidencës së Jugosllavisë. Ishte një nga personazhet më të larta drejtuese që Kosova kishte në Federatën Jugosllave.
Si kreshnik dhe i palëkundër Fadil Hoxha intensifikoi kërkesat në favor të prosperitetit politik, ekonomik e social të Kosovës. Në historin e re dhe të vjetër të Kosovës ai mbetet një nga personazhet kryesor që vendosi themelet e para të shtetësisë së Kosovës. Kur u bind se humbi opsionin e rrugës së natyrshme të bashkimit me Shqipërinë, zgjodhi rrugën e fuqizimit të pushtetit shtetëror në Kosovë.
Si burrë shteti, me aftësi e dinjitet, me zgjuarsi e largpamësi të jashtëzakonshme, duke shfrytëzuar më së miri konjukturat e brendshme politike në ish-Federatën Jugosllave, arriti ta bëjë Kosovën pjesë konstituive të Federatës.


Për këtë arritje të madhe politike,Fadil Hoxhën duhet kuptuar dhe çmuar si vizionar i cili me urtinë e një politikani të spikatur arriti këtë vlerë për vendin dhe popullin e tij.
Në regjimin e ish Jugosllavisë, aq sa ka qenë mënyra e rregullt e zhvillimit të autonomisë së Kosovës, sidomos pas vitit 1966 kur u eliminuan kufizimet e kontrolluara nga hegjemonizmi nacionalist serb dhe u largua Rankoviqi me klikën e tij nga pushteti që keqëpërdornin e ushtronin terror ndaj shqiptarëve, populli i Kosovës nën udhëheqjen e Fadil Hoxhës, arriti zenitin e zhvillimit. U legalizua flamuri kombëtar, themelohen Universiteti i Prishtinës, Instituti Albanologjik, Instituti i historisë, Radio Televizioni i Prishtinës, Kosova–filmi, Ansambli “Shota”, Teatri krahinor, etj. Zhvillohet kombinati “Trepça”, Kombinati i Obiliqit, “Ferronukëli””, “Agrokosova”…Ndërtohen liqejtë artificialë “Badovci”, “Ujmani”, “Batllava”, “Radoniqi”, sistemi “Ibër–Lepenc”, mijëra banesa e pallate, shtëpi të shëndetit e spitale, qindra shkolla e biblioteka, konvikti i studentëve, shtëpi të kulturës, shtëpi për pleqë, fusha dhe salla sportive, aeroporti civil i Prishtinës, xhamia e kisha dhe objekte të shumta të rëndësishme të infrastrukturës. Privatizohen dyqanet dhe tokat. Botohen gazeta e revista si: “Rilindja”, “Zëri i Rinisë”, “Jeta e Re”, “Fjala”, “Shkëndija”, “Kosovarja, “Gazeta e pionierëve”, “Thumbi“ etj. Sigurohen bursa për studentët shqiptarë të cilët përveç në Univesitetin e Prishtinës, studionin në qendëra tjera si në Beograd, Zagreb, Ljubljanë, Sarajevë dhe jashtë kufijve të Jugosllavisë së atëhershme.
Duke përkujtuar figurën dhe veprën e madhe të Heroit të Popullit Fadil Hoxha i bëjmë nder historisë dhe kombit.
Le të prehet në paqe trupi i tij.











Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes