l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HOMAXH

Lamtumirë shoku ynë i armëve Major Belul Lleshi


Këto ditë u nda nga jeta shoku ynë i armës së xhenjos Majori Belul Lleshi.
Beluli ka lindur më 22 qershor 1956 në Gjoricë të Poshtme të rrethit Dibër nga një familje dibrane me tradita ta larta atdhetare e patriotike në zonë dhe më gjërë.
Babai tij Shaqiri (Kep) Lleshi ka qënë ndër bazat e LANÇ dhe të batalionit partizan në Qarkun e Dibrës, një patriot, luftëtar, drejtues në pushtetin vendor dhe qendror për disa vite, një burrë i urtë, trim e i mençur.
Nga kjo familje lindi dhe u rrit edhe Beluli bashkë vëllezërit dhe motrat e tij. Beluli kryen arsimin tetëvjeçar në vendlindje vitet 1963-1970, dhe në vitet 1974 përfundon studimet e Shkollës Mesme të ndërtimit në Tiranë, ku për një vit punon si stazhier në në Drejtorinë e Ujrave Gjoricë. Me dëshirën e arsimit të lartë në vitet 1976-1980 kryen studimet në Shkollën e Bashkuar të Oficerave Tiranë në Specialitetin e Xhenios me grup kolegësh ku disa si Xhevdeti, Lefteri, Sinani e Zabiti janë në këtë ceremoni të lamtumirës me juve.
Pas përfundimit dhe titullimit si oficer xhenier në vitet 1980-1983 caktohet dhe kryen detyra të ndryshme si drejtues me rininë dhe detyra komandues në deri komandant kompanie në repartet e Brigadës Parë Xheniere Nr. 4930 Tiranë. Kjo njësi kryente stërvitje dhe punime të rëndësishme fortifikuese në Ballenjë një objekt i rëndësishëm i MM. Në vite 1983-1987 kryen detyrën e shefit të furnizimit material teknik në shtabin e Divizionin e Xhenios Nr. 6188 Tiranë duke dhënë një kontribut të rëndësihëm në planizimin dhe mbështejen e njësive e reparteve fortifikuese për plotësimin e detyrave të rëndësihme në fortifikim. Në vitin 1987-1993 përkrah ndryshmet demokratike e kryen detyrën komandant kompanie batalioni teknikës rëndë Nr. 2261, në kompaninë teknike me mjete të rënda dhe punon për detyra të emergjence për komunitetin. Për nivelin dhe rezultatet në zbatimin e detyrave në vitet 1990, emërohet në detyrë komandan i batalionit Reparti Nr. 2261 deri vitin 1992, detyrë që e kryen me nder, korrektësi dhe përkushtim.
Në kuadrin e reformave të vazhdueshme vitin 1992 del në lirim dhe aktivizohet në sektorin privat duke hapur zyrën e këmbimit valutor në Rrugën “M. Shyri’’ Tiranë. Beluli krijon famijen me Marjana Sade nga Kolonja, ku ndërtuan një familje të shendoshë e shembullore, rritën, edukuan dy fëmijë të mrekullushëm Belmën dhe Endirin, të cilëve do t’ju mungojë bashkëshorti, dhe prindi i tyre shumë i shtrenjtë. Belul Lleshi ka qënë një kuadër i përgatitur me disiplinë, korrekt i përkushtuar për plotësimin e detyrave të ngarkuar me përgjegjësi në çdo sektor, me një respekt në shoqëri të mrekullueshme, marrëdhëje të ndërsjellta eprorë e vartës. Për punën rezultatet e arritura Beluli është respektuar e vlerësuar me stimuj të ndryshmëm, dekoruar me urdhëra dhe medalje nga instancat përkatëse.
Largimi para kohe i Belulit është një dhimbje e hidhërim për familjen dhe shoqërinë e kudo ndodhur.
Puna jeta dhe vepra e tij mbetet e pa harruar për jetë
I paharruar do të mbetesh Belul Lleshi !

ZABIT CUKU
XHEVDET MEKSHI









Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes