l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

OBVL i ka propozuar Presidentit Meta ta dekorojë me titullin e lartë “NDERI I KOMBIT”


Gjeneral Veli Musa Dedi, luftëtari trim i Spanjës që drejtoi ç’minimin e vendit


Veli Musa Dedi u lind më 5 prill 1912 në fshatin Medvegje të zonës së Jabllanicës në Jugosllavi, në gjirin e një familjeje fshatare me një ekonomi familjare të lëkundur. Babai i kishte vdekur shumë shpejt, duke e lënë jetim 4-vjeçar. Arsimin fillor e mori në vendlindje gjatë viteve 1922-1924. Shkollën e mesme në Leskovec dhe Beograd gjatë viteve 1924-1931. Pas përfundimit të shkollës së mesme në moshën 20- vjeçare arratiset nga Jugosllavia e vjen në Shqipëri, në Tiranë. Këtu hyn në Shkollën Ushtarake Mbretërore dhe gjatë viteve 1932-1933 e përfundon atë me rezultate të mira. Më 15 tetor dërgohet për studime të larta në Itali, në Akademin e Artilerisë e të Xhenios në Torino, të cilën e përfundoi me sukses në vitin 1935 dhe menjëherë vazhdon në vitin 1935-1936 kursin e parë në Shkollën e Aplikacionit për gradën nëntoger.
Veli Dedi, rreth fundit të vitit 1932 hyn në kontakt me elementë komunistë përparimtarë e antifashistë, si Asim Vokshi, Xhevdet Deda, Hasan Reçi dhe takohet në Korçë disa herë me Ali Këlmendin. Në fund të vitit 1936 shkon në Spanjë, rreshtohet në brigadat ndërkombëtare në mbështetje të Republikës dhe merr pjesë në luftë deri me 14 shkurt 1939, kur së bashku me forcat e frontit të Katalonjës tërhiqet për në Francë.
Veli Dedi si antifashist luftoi në frontin e Madritit, të Katalonjës etj, dhe u shqua për qëndrimin e tij heroik në detyrat që iu ngarkuan. Atje u gradua toger e mandej kapiten. Ai ka pasur detyra të ndryshme luftarake në Spanjë, si p.sh. shef i seksionit operativ e njëkohësisht seksionit të xhenios i Div të15-të të Këmbësorisë, drejtues i fortifikimeve në frontin e Korparmatës së 18-të etj.
Në Francë kaloi me 15 shkurt 1939 e deri më 8 shtator 1940, ku ka qenë i internuar në kampin St.Cypriene, Gurs dhe Argeles. Me ndihmën e ilegalëve francezë arratiset nga kampi i përqëndrimit dhe, pasi dështuan të gjitha përpjekjet për të marrë vizë dhe dekumente të rregullta për të shkuar në Jugosllavi, qëndroi në Marsejë. Në vitin 1941 merr kontakt me grupin çek të PKF, i cili më vonë e lidhi me grupin italian.
Në vitin 1942 kalon me forcat e rezistencës antifashiste të guerrileve franceze. (F.T.P.F.M.O.I.) dhe ka pasur detyra me mjaft rëndësi, si anëtar i shërbimit informativ dhe të zbulimit, skuadërkomandant, zëvendëskomandant detashmenti, komandant detashmenti, komandanti kompanisë “Marat”, zëvendëskomandant i Departamentit Bouche du Rhene etj. dhe në muajin gusht 1944 u gradua major. Më 10 tetor 1944 dërgohet në Nice për të gjallëruar forcat e rezistencës, ku qëndron deri në maj 1945. Në 15 mars 1945 emërohet komandant i zonës së 15-të ushtarake për të ndihmuar garibaldinët në Italinë e Veriut, si dhe ka pasur edhe përgjegjësi të tjera.
Veli Dedi ka qenë anëtar i nderuar dhe aktiv i PKF dhe bënte pjesë në seksionin e Nices, lagje St.Etienne, Celula Nr.7, nr. i librezës 509.798.
Me ndihmën dhe kredencialet e partive komuniste franceze dhe italiane, më 22 janar 1946 major Veli Dedi kthehet në Atdhe së bashku me bashkëshorten Elena Domeniko Rampone, gjithashtu luftëtare e rezistencës franceze dhe me 9 prill 1946, hyn në Ushtrinë Popullore Shqiptare ku emërohet shef i Degës së Xhenios në MMP me urdhër Nr.0754, datë 9.4.1946. Më 1948 emërohet drejtor i Drejtorisë së Xhenios në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore me urdhër Nr-07-622 datë 4.12.1948.
Më 1.7.1948 gradohet nënkolonel dhe me 1.7.1953 sipas urdhërit Nr.177, datë 6.7.1955 gradohet kolonel.
Në detyrën e drejtorit të Xhenios Kolonel Veli Dedi qëndron rreth 8 vjet, duke u ndihmuar nga një ekip oficerësh të talentuar ne qendër dhe në bazë, si Spiro Shalësi, Mendu Backa, Pandi Dushku, Josif Zegali, Hasan Subashi, Vaskë Xhaxhollari, Lavdosh Dule etj. Ata kanë meritën Sotir e Janaq Budina, Abedin Poloska, Kristaq Bushaka, Kastriot Ylli, e veçantë se hodhën bazat e fortifikimeve masive xheniere të vendit, ndërtuan urat e shkatërruara nga lufta, kryen çminimet e bregdetit dhe të nyjeve më të rëndësishme të komunikacionit, të cilat trupat gjermane i nënrepartet xheniere si dhe kompletimin e pajisjen e tyre me municione, kishin minuar; krijuan shërbimin xhenier në trupa, formuan repartet e dhe rregulloret e trupave xheniere etj. etj.
Pas një pune tepër intensive dhe korrekte në Drejtorinë e Xhenjos, Kolonel Veli Dedi emërohet në detyrën e komandantit të Garnizonit të qytetit të Tiranës. Sipas urdhërit Nr.66, datë 1.4.1954, dhe pas disa kohësh e pikërisht me 1.9.1955 emërohet drejtor i Arkivit të Shtetit me urdhrin Nr.2766, datë 2.9.1995, ku punoi dhe drejtoi plot 7 vjet me përkushtim të veçantë, duke e shtuar më tej traditën e krijuar në këtë institucion shkencor me përvojë të çmuar. Duke qënë Drejtor i Arkivit të Shtetit Veli Dedi, me dekret Nr.2924, datë 8.7.1959 gradohet gjeneralmajor.
Prej 5.6.1962 deri më 1.10.1962 sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.187, datë 5.6.1962 qëndron në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendeshme dhe me 1.10.1962 deri 3.11.1972 kalon përsëri në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, duke u emëruar si funksionar pranë Komitetit të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Këtu Gjeneral Veli Dedi ka dhënë një ndihmesë me vlerë për propagandimin e traditave luftarake të popullit shqiptar gjatë LANÇ. Ai ka ndjekur personalisht projektimin dhe zbatimin e ndërtimit të lapidarëve e të simboleve të tjera të luftës.
Më 4.11.1972, në moshën 60-vjeçare, Gjeneral Veli Dedi, pas një jete të vrullshme antifashiste nëpër shumë vende të kontinentit, me urdhrin Nr 0331, datë 4.11.1972, nxirret në lirim duke u konsideruar dhe oficer në rezervë.
Për merita në punën e përkushtuar në shërbimin e gjatë ushtarak Gjeneral-major Veli Dedi ëshë dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me titullin më të lartë Hero i Popullit si dhe me shumë urdhra e medalje por dhe me 2 dekorata për Luftën e Spanjës: “Kavalier i Lirise dhe urdhri “Luftëtar i brigadave ndërkombëtare”.

(Marrë nga Libri “Personalitete ushtarake shqiptare në vite” i bashkëautorëve Pof.Dr.Gjergj P.Titani & Prof.Dr.Proletar Hasani)





Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes