l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kemi besim, se SHBA-ja do të jetë gjithmonë për mbrojtjen e zgjidhjen e çeshtjes shqiptare


DUART E GJATA TË BEOGRADIT
KOSOVËN NUK E LËNË TË QETË


Tefta Cami-ish-ministre e Arsimit dhe Kulturës:

Ju falenderoj, z.Ismet, që ma dërgove shkrimin tuaj domethënës, me rastin e 24 Marsit 1999, përvjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi objektet më të rëndësishme të Beogradit të Serbisë pushtuese e masakruese të kombit shqiptar!

Kombi shqiptar do t’i jetë mirënjohës ndër shekuj e përgjithmonë për ngritjen e zërit e ndërkombëtarizimin e çështjes për mbrojtjen e Kosovës heroike dhe sigurimin e bashkëpunimit me NATO-n në ndihmë të UÇK-ës, që realizuan çlirimin e Kosovës nga pushtuesi shekullor serb!
Në këtë luftë ngadhnjimtare derdhën gjakun për lirinë e pavarësinë e Kosovës 13.500 te rinj e të reja, duke rënë dëshmorë te Atdheut, u bënë mbi 400 masakra dhune e terrori nga ustria pushtuese serbe, duke përfshirë edhe masakrën e Reçakut, që s’duhet harruar kurre, siç ka thënë amerikani Volker; u përdhunuan e dhunuan barbarisht mbi 20.000 gra e vajza, burra e deri edhe fëmijë, njē masakër barbare e pashembullt ne historinë e njerëzimit të qytetëruar, që s’duhen harruar.
U çlirua Kosova!
U shpall edhe Pavarësia!
Po duart e gjata të Beogradit nuk e lenë të qetë.
Disa misionarë të BE-së mbajnë qëndrime antishqiptare.
I zhvatën Kosovës pjesë të trojeve, duke ia dhëne Maqedonisë 2500 hektarë e Malit të Zi 8200 hektarë deri edhe malin e Çikorit, që s’ka qene asnjëherë i Malit të Zi.
Dhe këtë zhvatje e bënë, duke i premtuar Kosovës liberalizimin e vizave, që po kalojnë 20 vjetë e s’janë realizuar nga BE, duke e trajtuar Kosovën si “delja e zezë” e Ballkanit.
Dhe tani bisedimet me Serbinë për njohje të ndërsjellt, që synojnë përsëri t’i xhvasin territore që, mos qoftë e thënë dhe të krijojnë enklava serbe të fshatrave me banorë serb dhe të monumenteve të kultit, që në lashtësi kanë qenë ilire autoktone, te grabitura nga serbet.
Ajo që po i ve vulën, është gjykimi i udhëheqësve të UÇK-ës në Gjygjin e Hagës, duke përcjell si mesazh për shqiptarët:”Kush lufton për çlirimin e Atdheut, do të ndëshkohet!”, për t’i detyruar, që të pranojnë zgjedhën e shtypjen.
Shqiptarët nuk kerkojne “Shqipërinë e Madhe”, se po të ishte kështu, Serbia duhej të terrej prej Nishit e Rusia të hiqte bazën ushtarake, se s’do të kishte Mal të Zi, sepse ka qenë malësia e Ilirise ( qē e kanë konsonantizuar nga malësi në Mal të Zi S me Z), nuk do të kishte as Maqedoni dhe grekët e Greqisë do të kalonin në ishuj, si dikur kur erdhën nga Afrika.
Kërkesa e ligjshme e shqiptarëve është bashkimin e gjithë viseve që banohen nga shqiptarë me shtetin amë, Shqipërine, sepse janë të prejardhjes ilire, janë të një kombi e gjuhe e tē nje tradite historiko-shoqërore, si dhe janë të lidhur me territor.
Kemi besim, se SHBA-ja do të jetë gjithmonë për mbrojtjen e zgjidhjen e çeshtjes shqiptare.
Pa u zgjidhur çeshtja shqiptare, s’mund të ketë qetësi as Ballkani (Gadishulli Ilirik) e as Europa, duke larguar ndërhyrjet e Rusisë e të Kinës.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes