l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kultin e Shqipës e pranon si mrekulli të natyrës edhe poeti Ndre MJEDA sa e këndon te pomthi “LIRIA”

KULTI I SHQIPONJËS


Nga Xhemal Meçi
“MJESHTËR I MADH”

LEGJENDA DHE BURIME
PËR SHQIPONJËN E ZEZË DYKRENARE


Në Kosovë Viti, Pozheran, kemi shkuar pesë herë familjarisht në Banjën “Nana Naile”, ku kemi mbetë shumë të knaqur me shërbimin komod,, ku edhe u njoha me studiuesin e pasionuar vendas, Hysen Terziu. Ai në një rast na tregoi për legjendën për Shqiponjën e Zezë dykrenare, që kishte dëgjuar në vitet 1970 prej pleqësh mbi 90-jeçarë, se “ heret fort kishin kanë dragojë edhe dy shqiponja me kthetra si drapërinj të çeliktë dhe me sqepin si shigjetë shpuese; që ishin ba tmerri i bushtrave, kulshedrave, të cilat i sulmonin dhe i copëtonin në pak dekika.
( E morëm këtë shembull nga Pozherani, Viti, Kosovë, sepse në Pozheran, tregonte i nderuatri HYSEN TERZIU të parët e tyre paskan arrdhë prej Puke dhe ishin vendosë sipër mbi kodrinë, në anën veriore të fshatit. Si kaloi njëfarë kohe, banorët e rrafshit, filluan të largoheshin për në vende më prodhuese, duke jua krijuar mundësinë ardhësve për hapësirë jetësore në rrafshin e fshatit, ku zbritën nga kodrina e ngulën poshtë rrafshit, aq sa vendi mori emrin POZHERAN ngase poshtë ranë banorët e kodrinës; (sigurisht,kjo një etimologji popullore). Pleqtë e tyre paskan treguar për shqiponjën e zezë dykrenare: ” Një herë, në një ndeshje me kulshedra, filloi një stuhi bore, aq sa dragojtë nuk po i dallonin dot nga bardhësia e bores dy shqiponjat e bardha ( ngjyrë gri). Për t’i ba të dallueshme një dash leshzi edhe ky drague, u fut vrullshem mes shqiponjave , tue u fërkuar me ta me qëllim që shqiponjave t’u nxiheshin puplat nga gri, në ngjyrë të zezë të dashit leshzi , i cili u qëndronte afër këtyre shqiponjave, që dukeshin si dy vëllezër të fuqishëm, të shkathtë e luftarakë, tani të dallueshëm që nga larg mjaft mirë edhe prej dragojëve të tjerë. Që prej asaj beteje me kulshedrën e klyshtë e saj, dashi gjoksgjërë e bripërdredhur e të mprehtë si thikat e kasapit u bë më miqësor me shqiponjat. Përmes furtunës së borës shqiponjat tani puplazezë, ngjyrëzezë plot shkëlqim., sa edhe vetë atyre u pëlqeu kështu, sa falënderuan shumë dashin e zi për atë shkëlqim të zi, që ua dha puplave të tyre gri në të bardhë, duke u bërë fort të dallueshme mes dragojëve që fluturonin së bashku mbi kreshtat madhështore të Bjeshkëve Shqiptare,Alpeve të tyre Arbërore.


Një prej ditëve të fundit të verës, aty nga mesi i gushtit, është një ditë cikli, kur prishet koha me shtërngata shiu e breshër. Sa edhe bushtrat marrin zemër dhe lshohen mbi gja të gjalë me gjithë tërbimin e tyre si e si për t’u ba sa ma keq banorëve të këtyre bjeshkëve. Pikërisht kësi dite gushti po fluturonin dy shqiponjat rrëzë Alpeve, qe, kur i sulmoi, duke dalë nga një shpellë e thellë një bushtër me tri krena, të cilat nxirrnin flakë të verdhë, që digjnin gjithçka dhe me kthetra si çengela nën bark copëtonte çdogjë të gjallë që kapnin. Shumë dragonj u lëshuan në dyluftim me bushtrën, që po sulmonte me egërsi të madhe. Dy shqiponjat për t’u mbrojtun dhe për t’i dhanë sa më shumë goditje kësaj bushtre (kulshedre) të tmerrshme; u bashkuan shpinë për shpinë, se kështu mbronin njëra-tjetrën dhe bushtrës mund t’i jepnin goditje më të forta. Lufta qe e gjatë dhe e vështirë, sa shqiponjave iu desh të ngjesheshin shpinë për shpinë aq shumë sa të mos lenin fare hapësirë në mes shpinëve të tyre. Në këtë mënyrë kulshedrës së egërsuar, por edhe dobësuar prej goditjeve të shkypeve të bashkueme, filloi të lemeritej, aq sa flakët e saja filluan të shuheshin, dhe tani nga goja të villte gjak, i cili u bashkue me gjakosjen që kishin marrë nga ky dyluftimi edhe shqiponjat. Gjaku po kullonte puplave të shqiponjës tashmë dykrenare dhe po u mpikesej mbas trupit, tue jau vështirësue luftimin me bushtrën me thonjët e sqepët e tyre.


Posht nën shqiponjat e ngjitura shpinë për shpinë ishte një pus i thellë uji, ku u hodhën drejt tij kryeposhtë me aq shpejtësi sa ranë deri në fund të pusit të thellë, tue shkri gjakun, i cili doli mbi ujë, dhe i dha ngjyrë të kuqe gjithë sipërfaqës së tij tue marrë formën e nji çerçafi të kuq , por mbas pak në sipërfaqe dolën edhe vetë shqiponja dykrenare, që po rrahshin krahët mbi ujë që t’ i shpërlajshin sa ma mirë puplat e tyne, që po rifitonin shkëlqimin e ngjyrës së zezë all.
Banorët e mbledhun për rreth pusit u habitën nga pamja e kuqe e sipërfaqës së posit me dy shqiponjat e zeza ngjitun shpinë për shpinë aq sa tani ishin ba një trup i vetëm me dy krenat, që vështronin drejt qiellitl. Njjëra KOKË shifte kah Lindja ; ndërsa tjetra kah PERËNDIMI.Kultin e Shqipës e pranon si mrekulli të natyrës edhe poeti Ndre MJEDA sa e këndon te pomthi “LIRIA”: “O shqipe, o zogjtë e maleve kallzoni, / a shndrit rreze lirie mbi ato maja!?”
Nji plak i ditun paska pasë thanë se ”Kjo Shqiponjë dykrenash kenka e Shejt prej Zotit që na e paska çue me na mbrojtë e me na tregue edhe udhën që na pret. Drejtimi i KOKËS me shikim kah DIELLI tregon JETËN E KËSAJ TOKE; kurse Kryet tjetër me drejtim kah PERËNDIMI tregon se jeta e këtejme bashkë me diellin i kalon NJERËZIT në jetën e PËRTEJME, - vazhdonte të shpjegonte Plaku i Ditun i Bjeshkëve me lahutën në dorë me pamjen e Kreshnikëve dragoj.“ (Shihni foton shoqëruese.) Gratë tue kuptue shejtëninë dhe mrekullinë, që shprehshin shqiponjat e zeza të njësueme dykrenare, thanë se këtë mrekulli do ta endnin në tezgjahët e qendisjet e tyre si pelhurën e kuqe dhe shqiponjën e zezë dykrenare në mes të saj, që t’u prijë si Flamurë i shenjtë trimave tanë DRAGOJ gjatë luftnave për Liri, për sa të jetojë populli ynë i FISIT të SHQIPEVE; dhe, kështu ky FLAMUR shekull mbas shekulli arriti derisa ra në dorë të PRINCIT TË KRUJËS ARBËRORE, të GJERGJ Kastriotit , që bashkëluftëtarët e Tij jau pasuan DRAGOJVE të maleve, KRESHNIKËVE malësorë në luftënat e tyre të tejzgjatuna, derisa siguruan si qe motit MËVEHTËSIA e MALEVE , (VETQEVERISJA) me “Kanunin e Lekë Dukagjinit” ( të kësaj kushtutshmërinë hyjnore), që jau lanë amanet brezave të HERËSHËM që prej moteve të dragojve PARAILIRË, (PELLAZGO - ILIRË!”)
Thuhej se ajo shqiponjë dykrenare kishte pasë një farë vorri si për shej, se AJO ishte e pavdekshme dhe ndër luftëra të ashpra drangojsh dilte nga ai varrë i shenjt i saj dhe turrevrap merrte pjesë në ato luftëra fitoresh të lavdishme dhe ktheheshin përsëri te vorri mamë, Dheu - mama (Demetra“), diku në thellësi të ”Bjeshkve Shqiptare” por nuk dihej se ku me saktësi atyne Bjeshkëve, se “VORRET E MIRA” nuk dukeshin, por thuhej se ishin diku rrëzave të Bjeshkve, si pjesë e përjetëshme e tyne.
Shenjëtëria e shqiponjës dykrenare ishte aq mbresëlënëse sa e gjejmë në veshjet e grave malësore, trashëgue në breza, sidomos në zhgunin e gjatë dimëror e festiv të grave Mirditore e Matjane, të cilat e kanë pasë traditë ta qendisnin shqiponjën e zezë dykrenare në atë zhgun, mes shpatullave, me një farë besimi se do të kishin forcën e shëndetin e kësaj shqiponje.
Kështu do ta gjejmë edhe në veshjen me Xhubletë të Malësisë së Mdhe (shih foton) si dhe të veshës Pultake të Iballës me Brigje ku e gjejmë të qendisur deri nga fundi i shek. XIX. Atë shqiponjë në paranikët e tyre, (por me trup më të hapur përmes një stilizimi mes gjokësit e gishtave të kthyem nga brenda kambëv. Po ashtu e gjejmë edhe në veshjen Kabashisht ( me Kanac, pshtjellakkuq) të grave MYSLIMANE të PUKËS, sidomos në çorapët e gjatë ku ka aq zbukurime simbolesh, si dhe SHQIPONJËN posht KANACIT, PSHTJELLAKKUQ, në të cilët janë përdor aq shumë zbukurime me penjë të leshtë shumëngjyrësh deri edhe tela argjendi, apo të ART.
Si përfundim, po përdorim konkluzionin e JAHO BRAHAJT në botimin e mirëpritur - Flamuri i Kombit Shqiptar,Tiranë, 2007 , f. 15, ku sjellë për dokumentim burime të padiskutueshme për Shqiponjën Dykrenare, e cila ishte zbuluar: “ në Rabic të Kroacisë, ku shtrihej në lashtësi fisi Ilir i JAPODËVE, “ në një skemë rituale e dy luftëtarëve Ilirë gëdhenje në një urnë guri shqiponja dy krenare. Pllaka e zbuluar është botuar në Glaznik Zamaljskog Muzeja Bosne i Hercegovine u Sarajevu, vëllimi XXIV, Sarajevë 1969 prej autorit D. Basler me titull “Nekropola na velim ledinama u gostilju( Donja Zeta f . 5 - 108. Pllaka e bronzit është e shek.VII para eres re. “ ( pra, e27 shekujve më parë).
Kështu, nga kjo dëshmi del qse shqiponja dykrenare qenka e njohur, e besuar dhe e praktikuar që para 2700 vjetësh te paraIlirët e Ilirët , gjë që ndihmon për t’i dhënë vlerë legjendës së hulumtuar rastësisht në Pozheran, Viti, Kosovë; duke sjellë këtu edhe shpjegimin që bënë studiuesi J. Brahaj po te “Flamuri….f.18) ku thekson se“Përrallat dhe legjendat sipas mendimit të studiuesëve, nuk janë tjetër veçse tepricat e Mitologjisë së Vjetër ..”

( Xhemal Meçi, studiues, Muzeu Historik Pukë. “ Mjeshtër i Madh “)

          


 

 






Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes