l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Në 77 vjetorin e krijimit të Brigadës së VI-të “S” partizane, kujtojmë rrugën luftarake të saj


Festohet 77-Vjetori i Brigadës së 6-të S “Hero i Popullit”

Nga Muharem KAMANI
Herët mëngjesin e 26 Janarit, Përmeti u gdhi me shi të rrëmbyeshëm si në ato ditë te viti 1944 kur u krijua Brigada e 6-të S, brigada e sulmit dhe flakës 77 vjet më parë. Koha e keqe nuk i pengoi punonjësit e gjelbërimit të zbukuronin si për festë ambientet tek labidari madhështor që përjeteson Brigadën e 6-të S, me flamuj, banderola dhe kurora me lule. QKMF kishte vendosur muzikë, marshe, këngë partizane patriotike. Bashkia Përmet, kishte marrë masa në kushte pandemie për festimin e kësaj ngjarje historike të LANÇ me solemnitet.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre kryetarja dhe nënkryetarja e Bashkisë, Alma Hoxha dhe Aulona Meshini, Kryetarja e Këshillit të Qarkut Gjirokastër Lindita Rova, nënprefekti i Përmetit Edvin Tuçi, drejtues të KKV të veteraneve, Kryetari i shoqatës AK “Përmeti”, Kastiot Bezati “Mjeshtër i Madh”, Kryetari i OKDA - dega Përmet, Tomorr Kotorri dhe përfaqësues të partive politike, institucioneve që aderojnë në rrethin e Përmetit dhe një numër i kufizuar pasardhës të veteranëve të OBVL dhe familjeve të dëshmorëve.
Personalitetet e pranishme vendosën kurora me lule pranë lapidarit. Për institucionin e bashkisë nga Alma Hoxha dhe Aulona Meshini, për prefektin e Gjirokastrës Odise Kote e vendosi Evin Tuçi dhe Kastriot Bezati, për Këshillin e Qarkut Lindita Rova dhe Vladimir Dosti.
Çaste solemne: ekzekutohet Himni Kombëtar, mbahet një minutë heshtje në nderim të sakrificave të kësaj njësie dhe të gjakut të dëshmorëve dhe heronjëve të saj. Në emer të komunitetit të veteraneve Shpëtim Sadiku përshëndeti të pranishmit dhe mbylli fjalën e tij: “Lavdi dëshmoreve, heronjëve të kësaj njësie heroike, partizanëve dhe kuadrove të saj”!
Koha e keqe dhe kushtet e pandemisë nuk mundësuan personalitet e pranishme të përshëndesin në këtë festë. Ata janë njohur me rrugën e saj luftarake nëpërmjet shtypit me shkrimeve të veteranëve dhe studiuesve të historisë . Kryetarja e Bashkisë Alma Hoxha, pasi pjesëmarrësit, veteranët dhe pasardhësit për festën e Brigadës së 6-të S , dhe premtoi se ngjarjet historike do ti përkujtojmë çdo vit. “Kjo është një datë që i bën nder Përmetit sepse kontributi i saj për çlirimin e vendit ishte i madh. Brigada e 6-të S u krijua në kulmin e operacionin armik të dimrit. Në përbërjen e saj u rreshtuan batalionet partizane të Qarkut të Girokastrës të sprovuara në fushën e luftës. Rruga e saj luftarake ishte e gjatë, përtej kufijve shtetëror ku dhanë jetën 205 dëshmorë nga të cilët 10 mbajnë titullin e lartë “Hero i Popullit”.
Në këtë përvjetor kujtojmë rrugën e saj luftarake 3700 km, trimërinë, guximin,vendosmërinë, aftësitë organizuese e drejtuese të komandës dhe shtabit në aksionet dhe betejat për çlirimin e 8 qyteteve dhe 32 krahinave , pasi çliroi Shkodrën, në ndihmë të vëllezërve Kosovarë deri Vishegrad. Lavidi të përjetëshme Brigadës së 6-të S”, u shpreh Kryetarja e Bashkisë Alma Hoxha. Në përfundim të ceremonisë, në nder të të pranishmëve bashkia shtroi një kokteil në lokalin “Durim Qypi”, ku vazhdoi bashkë bisedimi. Lindita Rova në emër te Këshillit të Qarkut premtoi për restaurimin e lapidarit të Brigadës së 6-të S.

Pak histori
Brigada e VI-të “S” partizane, ka zhvilluar luftime e beteja të shumta luftarake. Kjo njesi e madhe dhe e fortë e UNÇ, përballoi me sukses Operacionin e forcave naziste gjermane në muajin Qershor të vitit 1944, në Jug të vendit, në kushte të vështira dhe doli më e fortë nga ky Operacion. Në lëvizjen e kësaj Brigade për në Shqipërinë e Mesme e në Veri të vendit, kur erdhi në fshatin Dragot të Tepelenës, komanda e Brigadës mori kërkesë nga populli i fshatit Dukaj për asgjesimin e forcave naziste e mercenare në këtë fshat. Dy batalionet e kësaj brigade, me datën 25 Korrik 1944, e asgjesuan këtë garnizon duke treguar trimëri e vendosmëri si në çdo betejë luftarake me okupatorët e bashkëpunëtorët e tyre. Në muajin Shtator të këtij viti, kjo Brigadë Heroike, zhvilloi betejën me forcat naziste gjermane në Labinot të Elbasanit. Edhe në këtë betejë, spikati trimëria, guximi dhe vendosmëria e partizanëve të kësaj brigade.


Më 20 Tetor të vitit 1944, u çlirua garnizoni armik në Shempal të Mirditës. Ky garnizon i përgatitur me pozicione dhe hendeklidhje e me qendra zjarri, u asgjesua dhe u muar nga forcat partizane të Brigadës VI-të, VII-të dhe të Brigadës XXII-të të UNÇ. Në këtë betejë u vranë 65 forca naziste e mercenarë; 85 u zunë robër dhe shumë material ushtarake të grumbulluara në këtë garnizon nga forcat e Brigadës VI-të, tre të vrarë dhe midis tyre borizani Naun Thomollari e Todi Dako. Populli i Mirditës për çlirimin e këtij garnizoni, përshëndeti partizanët për trimërine, guximin e vendosmërinë e tyre të paparë dhe krijoi bindjen për partizanët e kuadrot e saj në rrugën e tyre për çlirimin e vendit nga okupatorët dhe bashkëpunëtoret e tyre. Asgjesimi i forcave naziste e të forcavëe mercenare në garnizonin e Shempalit më 20 Tetor të vitit 1944. Shënoi çlirimin e rrethit të Mirditës e që festohet me madhështi në çdo përvjetor jubilar.
Më pas, Brigada e VI-të “S” partizane, vazhdoi luftimet për çlirimin e Pukës, rrethin e Tropojës dhe deri në Shkodër për çlirimin e saj e të gjithë Shqipërisë më 29 Nëntor të vitit 1944. Me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, Brigada e VI-të partizane, kalon kufirin shtetëror, në ndjekje të forcave naziste gjermane për çlirimin e popullit në Malin e Zi, në Sanxhak dhe në Bosnjen Jugore.
Brigada e VI-të partizane, si gjithë të tjerat, përtej kufirit shtetëror, përballoi vështirtësitë për veshmbathje dhe ushqim, kushtet atmosferike në dëborë e akull dhe në terren të panjohur, por mbi të gjitha spikati trimëria, guximi dhe shpirti vetmohues i partizanëve e kuadrove të saj, duke i shkaktuar forcave armike, 680 të vrarë e robër sdhe shumë të plagosur, dëmtime në armati m e teknikë luftarake. Nga forcat tona partizane pati 53 të vrarë dhe 94 të plagosur. Kjo Brigadë partizane e UNÇSH u largua nga populli i Kosovës në javën e parë të muajit Qershor dhe mbrriti në qytetin e Ohërit të Maqedonisë më 18 Qershor të vitit 1945. Në muajin Dhjetor të këtij viti u kthye në Atdhe, në qytetin e Korçës.
Në 77 vjetorin e krijimit të Brigadës së VI-të “S” partizane, kujtojmë rrugën luftarake të saj, trimërinë, guximin, vendosmërinë, aftësitë organizuese e drejtuese të komandave e të shtabeve në aksione e beteja të përgjakshme me forcat naziste gjermane të përgatitur e të armatosur me armë moderne të kohës e në bashkëveprim me forcat ballisto-zogiste. Këto e të tjera cilësi duhet t’i kujtojmë në çdo përvjetor, pse siç dihet, LANÇ e popullit shqiptar ishte dhe mbetet më e madhja në historinë e tij, kundër okupatorëve nazi-fashistë deri në çlirimin e vendit më 29 Nëntor të vitit 1944.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes