l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HOMAZHE


Hysen Adem Imeraj, biri i denjë i familjes bazë e LANÇ-it

Më 28 janar 2021, në moshën 85-vjeçare, u nda nga jeta Hysen Adem Imeraj.
Ai lindi në një familje me prejardhje patriotike, atdhetare nga Paci i Bytyçit të Tropojës. Familja e tij ka qenë e angazhuar që në periudhën fillestare të pushtimit fashist të vendit në luftë kundër pushtuesve.


Po ashtu, shtëpia e tij ka qenë bazë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Malësinë e Tropojës, me katër vetëranë të kësaj luifte në familje.
Pas çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesi nazifashist, Hyseni në moshë të re u angazhua në aksionet për rindërtimin e vendit . Asi u shqua në luftën kundër analfabetizmit, në punën me rininë dhe në shumë aktivitete të tjera të asaj periudhe.
Gradualisht mori shkollimin e lartë dhe më pas kreu detyra të ndryshyme në institucionet më të larta në rrethin e Tropojës, duke qenë në vazhdimësi i suksesshëm në realizimin e detyrave të ngarkuara, veçanërisht në sektorin e bujqësisë.


Për kryerjen me devotshmëri e ndershmëri të detyrave, sidhe duke qenë i komunikueshëm me popullin dhe i respektuar prej tij, është dekoruar disa herë.
Familjarët dhe vëllezërit, sidhe shokët e miqtë e shumtë e përjetuan me dhimbje vdekjen e Hysenit, sepse ai ishte pikë referuese e lidhjes familjare.
Kryesia e OBVL i shpreh ngushëllime vëlait të tij, Isuf Imerajt, që është edhe anëtër i saj. Parajsa qoftë vendbanimi i përjetëshëm i Hysen Imerajt.










Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes