l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

HOMAZHE


KOLONEL ASIM PREGJA, DREJTORI I PAHARRUAR I SHTËPISË QENDRORE TË USHTRISË

Nga Sakip Cami

Këto ditë u nda nga jeta dhe nga ne Asim Pregja Kol ® një ushtarak i lartë, një intelektual me vlera të veçanta, jo thjesht si ushtarak i përgatitur, por me kontribute të spikatura në fushën e kulturës në Ushtri, duke drejtuar të vetmin Institucion Qendor të Kulturës në Ushtri, shtëpinë qendrore të ushtarakëve .
Asim Pregja u lind në Tiranë më 1 Tetor 1944 në një familje me tradita të veçanta atdhetare. Familja Pregja u shpërngul nga Dibra e Madhe për t’i shpëtuar terrorit dhe represionit serb dhe në vitin 1913 u vendos në Tiranë. Gjyshja e Asimit, Razie Pregja (Najdeni) ka qenë e vetmja femër dhe e para që ju bashkua Klubit Patriotik “Bashkimi” të Dibrës së Madhe që drejtohej nga Hafiz Sherif Langu.
Vëllai i Razies ishte rilindasi Seit Najdeni (Hoxhë Voka), që luftoi për hapjen e shkollave shqipe dhe përhapjen e gjuhës shqipe.
Asimi, pasi mbaroi shkollë shtatvjecare, vazhdoi shkollën e Mesme të Përgithshme Ushtarake “Skënderbej” dhe më vonë SHLBO , ku edhe u diplomua shkëlqyeshëm dhe u titullua „oficer „. “Karriera e tij është sa brilante dhe e merituar për shkak të inteligjencës së tij , ai ka ngjitur shkallët e saj një nga një , nga detyra e komandantit të togës dhe vazhdoi me sukses deri në detyrën e Drejtorit të SHQUP.


Ai do ta ngrinte nivelin profesional të SHQUP duke promovuar vlerat e historisë së LANÇ , të lirisë dhe të çlirimit të vendit nga Nazi-Fashizmi , të traditave luftarake e patriotike të popullit shqiptar e deri te organizimet e promovime të vlerave ushtarake, të botimeve kryesisht me karakter ushtarak apo per aktivitete ilustruese filmike, si dhe duke administruar dhe drejtuar nje biblioteke të madhe e te pasur dhe të rëndësishme e të gjithanshme në shkallë ushtrie” thuhet në fjalën përkujtimore të AKUSH.
Ai me aftesitë e tij të veçanta e ktheu institucionin kulturor të shtëpisë qendrore të ushtarakëve edhe në një qendër të promovimit të proceve demokratike në Shqiperi mbas viteve `90 edhe te vlerave euroatlantike, ku mbas disa vitesh Shqiperia do të pranohej antare me te drejta të plota ne NATO.
Asimi si oficer ishte nje kuader i pergatitur me aftesi organizuese dhe drejtuese, me aftesi dhe njohuri e pergatitje jo vetem ushtarake, por edhe pedagogjike e metodike , te cilat i ushtroi ne mesimdhenie jo vetem ne ushtri , por edhe ne lendet shoqerore dhe filozofi ne Universitetin e Tiranes per disa vite.
Asimi ishte, jo vetem ushtarak apo drejtues i talentuar, por edhe njeri me vlera qytetare te rralla, i komunikueshen , i sinqerte dhe i drejte me njerzit, qe i donte dhe i ndihmonte shoket dhe vartesit.
Asimi ishte nje familjar shembullor, bashkëshort i sinqertë dhe i pergjegjeshem, nje baba i dashur dhe i perkushtuar. Ai kishte nje dashuri te madhe dhe te vecante per nipin dhe mbesat e tija, Ne diskutime te ndryshme ishte shum konsensual dhe i hapur e i drejte me te gjithe njerzit.
Asimi ishte aktivist shoqeror i pa pertuar dhe i angazhuar me kontribute dhe vlera konkrete, duke marre pjese ne te gjitha aktivitetet e shoqatave ushtarake dhe civile kudo qe bente pjese, si ne AKUSH dhe ne shoqaten e Bashkësisë Dibrane. Ai punonte dhe luftonte per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive themelore te ushtarakeve shqiptare dhe familjet e tyre.
Asimi është vleresuar me dekorata , medalje e urdhera për kontributin e tij gjatë shërbimit ushtarak në ushtri.

OBVL i shpreh ngushëllimet familjes. I paharruar do të jesh Kolonel Asim Pregja










Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes