l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

IN MEMORIUM


LAMTUMIRË XHEMIL ÇELA,
PROFESORI I ARMËS SË ZBULIMIT

 

Këto ditë u nda nga jeta Xhemil Xh. ÇELI, ushtaraku, njerëzori, modeli i shoqërisë shqiptare dhe mik i të gjithëve. Ushtria dhe Shoqata “Labëria” i janë mirënjohës për jetën, për dashurinë e miqësinë që ai la midis nesh.
Kolonel Xhemil Çelaj u lind në Gusmar të Kurveleshit, më 2 prill 1937.
Jeta e tij është jetë ushtarake. Profesor, pedagog, drejtues i armës së zbulimit në ushtri.
Ai përfundoi me rezultate të shkëlqyera të gjitha shkallët e studimeve ushtarake: për kuadër Zbulimi në SHLBO (1954), Kursin e Lartë njëvjeçar për kuadër shtabi (1955), Institutin e Zbulimit Diplomatik (në ish-BRSS, 1959-1961) dhe studimet e Larta Ushtarake gjitharmëshe në AUSHP “M. Shehu” Tiranë (1968-1970).
Kreu detyra nga komandant toge e deri zëvendësdrejtor i Zbulimit të Ushtrisë (1955-1975), 5 vjet shef stërvitjeje korpusi, pedagog e punonjës shkencor (1980), shef katedre dhe anëtar i Këshillit Shkencor të AUSHP (1981-1992), kryeredaktor i revistës së re teoriko-shkencore “Revista Ushtarake” (1991-1992).
Në vitin 1992 del në pension.
Aktivist shoqëror, Sekretar i Përgjithshëm i SHKA “Labëria” nga Kuvendi i Parë themelues (1998-2014); anëtar i Kryesisë së shoqatës “Aleanca Kombëtare Ushtarake”.
Me rastin e 75 vjetorit të lindjes, nën kujdesin e Institutit të Studimeve Ushtarake, të SHKA “Labëria” dhe të shoqatës së Historianëve Ushtarakë, në prill 2012, u botua libri “Zbuluesi ushtarak-NJERIU I BUKUR – Xhemil Çelaj”
Autor i mbi 20 referateve e kumtesave shkencore dhe 35 materialeve për UH të dërguara në ushtri. Ka botuar e boton shkrime e studime për probleme të Mbrojtjes e Sigurisë Kombëtare dhe historike në shtypin ushtarak dhe autor e bashkëautor i disa botimeve:
-Autor i Monografisë “Familja e Fisi Çela në shkuj (1660-2000)”, BOTIMET TOENA 2005 dhe ribotim 2018.
-“Historiku SHKA “Labëria”, 2006; botim me bashkëautor “15 vjet Shoqatë “Labëria” (12 dhjetor 1991-12 dhjetor 2006), 2020.
-“Jetuam paken e kërcënuar”, EDLORA, Tiranë 2015.
-“Fenomeni fajde dhe revoltat popullore në Shqipëri 1997”, BOTIMET M&B, Tiranë, 2017.
-“Shkurt ’91 – ngjarjet në shkollat ushtarake dhe monumenti i Enverr Hoxhës (nën optkën e një pjesëmarrësi), BOTIMET M&B, Tiranë 2018.
-Bashkëautor i botimeve ushtarake (1982-1992):
• Rregullore e nënreparteve të zbulimit ushtarak në luftim, Tiranë 1976;
• Album me skema i reparteve e njësive të UH në llojet e ndryshme të luftimit e operacionit, Tiranë 1986;
• Veprimet e nënreparteve të UH në luftim, Tiranë, 1990;
• Veprimet luftarake të nënreparteve të desantit detar e ajëror në luftim, Tiranë, 1990.
-Bashkëautor i botimit shkencor “Enciklopedi e Kurveleshit” (2009).
Mban 4 Urdhëra e dy Medalje, dhënë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të RSH.
“Personalitet i shquar i Labërisë” (2005), dhënë nga SHKA “Labëria”.
“Nderi i Qarkut Gjirokastër” (2006) dhënë nga Këshilli i Qarkut.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij !

Bernard Zotaj
Sakip Cami









Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes