l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kryesia e OBVL analizon aktivitetin e vitit të kaluar dhe përcakton objektivat për vitin 2021


MBROJTJA DHE PROMOVIMI I VLERAVE TË
LANÇ-it, OBJEKTIV KRYESOR I OBVL-së

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ (OBVL), edhe në vitin pandemik 2020, ndonëse në kushtet e distancimit social ka përmbushur misionin e saj, në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në mbledhjen e saj të datës 21 janar 2021, kryesia e OBVL konkludoi se ashtu si gjatë gjithë veprimtarisë së saj 26 – vjecare, edhe gjatë vitit 2021, OBVL do të ketë objektiv madhor mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare shqiptare.
“Organizata jonë, nëpërmjet drejtuesve e anëtarëve të saj u ka bërë një pasqyrim të gjerë mediatik, në të gjitha gazetat e radiotelevizionet, ngjarjeve historike të luftës, kujtimit të heronjve e dëshmorëve. Veçanërisht gazeta jonë “Veterani” ka bërë një punë të madhe në këtë drejtim dhe për këtë një meritë të veçantë kanë kryeredaktori Halil Rama dhe zv.kryeredaktori Sakip Cami, jo vetëm si drejtues të gazetës, por dhe me lidhjet që kanë krijuar me shtypin e drejtuesit e televizioneve për pasqyrimin në to të veprimtarisë sonë. Por meritë e tyre është dhe krijimi i rrjetit të bashkëpunetorëve të të ngushtë, mes të cilëve mund të përmendim zotërinjitë: Xhemal Meçi, Shpendi Topollaj, Maksim Vinçani, Hyqmet Zane, Kol Deda, Kadri Tarelli, Dr.Leonidha Peppo, Zaim Sefa, etj.”, tha kryetari i OBVL, kolonel Ing.Myfit Guxholli.
Nga raporti që mbajti Sekretari i Përgjihshëm i OBVL-së, Halil Rama – “Mjeshër i Madh”, dhe konkluzionet e kolonel Guxhollit e diskutimet e nënkryetarëve: Maksim Vinçani e Muharrem Gjoka doli se “Gjatë 2020, megjithë vështirësitë e shkaktuara nga pandemia COVID-19, OBVL u dëshmua para shqiptarëve si Organizata që vlerëson lart kontributin e shquar të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, që dënon krimet e komunizmit, që mbështeti fort Luftën e drejtë të UÇK dhe në tërësi çështjen mbarëkombëtare shqiptare. Vëmendja e kryesisë së OBVL ka qenë tek përkujdesja ndaj veteranëve më të moshuar në moshë, dhe duke bashkëpunuar me struktura të pushtetit qëndror dhe lokal ka siguruar ndihma për ta. Ndër veprimtaritë kryesore kanë qenë:
1. Vendosja e emrit të gjeneral Rrahman Parllakut, ish-kryetar i OBVL një rruge kryesore të kryeqytetit shqiptar, Tiranë si dhe përkujtimi i tij në një vjetorin e vdekjes.
2.Dekorimi i kryetarit të OBVL, Kolonel Myfit Guxholli nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta me dekoratën e Artë të Shqiponjës nëpërmjet një ceremonie solemne.
3.Përgatitja në bashkpunim me OBVLANÇ të Kosovës dhe Televizionit Publik Shqiptar i dokumentarit televiziv kushtuar Heroit të Popullit kosovar Fadil Hoxha
4.Promovimi i disa librave të autorëve anëtare të OBVL.
Për vitin 2021, kreu i OBVL-së, kolonel Guxholli shtroi si domosdoshmëri shtimin e radhëve me pasaradhës, sidomos me ish ushtarakë në lirim.







Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes