l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Ministri Peleshi pret ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim

Shqipëri-SHBA, marrëdhënie të shkëlqyera në fushën e Mbrojtjes

Marrëdhëniet e shkëlqyera në fushën e Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe SHBA u konfirmuan edhe njëherë në takimin që ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pati më 11 janar 2021 me ambasadoren amerikane në vendin tonë Yuri Kim.
Ministri Peleshi dhe ambasadorja Kim biseduan për të forcuar dhe çuar përpara projektet madhore të përbashkëta dhe fuqizimin e partneritetit strategjik në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Përzgjedhja e Shqipërisë për të realizuar stërvitjen “Defender Europe 2021” ku mbi 6000 trupa amerikanë do të kryejnë stërvitjen më të madhe ndërkombëtare në Shqipëri, u cilësua nga ministri Peleshi si një tjetër element që tregon mbështetjen e SHBA në fuqizimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura.Ambasadorja Kim rikonfirmoi rëndësinë e marrëdhënies dypalëshe në fushën e Mbrojtjes dhe shprehu angazhimin e saj për të rritur bashkëpunimin përpara “Defender Europe 2021”, stërvitjes më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri së bashku me Forcat e Armatosura të SHBA dhe aleatë të tjerë të NATO.

SHBA ndihmon FA për të përballuar përmbytjet
Peleshi: Rrisim aftësitë reaguese

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të jenë më të mirëpajisura për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e shiut. Qeveria e SHBA dhuroi për FA pajisje të reja dhe moderne për përballimin sa më efikas të përmbytjeve.
Pajisjet e reja u dorëzuan nga ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim më 14 janar 2021 në prani të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj dhe komandantit të Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.
Ministri Peleshi falënderoi SHBA për donacionin e radhës dhe theksoi se këto pajisje të reja do të rrisin kapacitetet reaguese të FA ndaj fatkeqësive natyrore. Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim vlerësoi punën e FA shqiptare gjatë përmbytjeve dhe vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve.
Pajisjet e reja janë kryesisht materiale dhe pajisje kërkim-shpëtimi ujor në raste emergjencash. Ndihma përfshin gomone, gjenerator, pajisje për heqjen e lagështisë dhe të ujit, thasë rëre, radio për komunikim në raste përmbytjesh, pajisje të ndihmës së shpejtë dhe ventilator të lëvizshëm.







Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes