l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

– Me 10 maj 1944 nën drejtimin e Xhavit Qeses u krijua organizata e rinisë antifashiste të Milotit me sekretar Paj Kasmin


Ish - komandanti partizan Paj Xhafer Kasmi
nga Miloti, një jetë në shërbim të komunitetit

Nga Sakip Cami

Ish-komandanti i Komandës së vendit për zonën e Milotit, Paj Xhafer Kasmi tërë jetën e tij ia kushtoi vendlindjes së tij. Ai ka lindur në Milot të Kurbinit me 18 shtator 1926. Paj është rritur në një familje me tradita atdhetare.
Familja e Xhafer Asllan Kasmit në Milot të Kurbinit është e njohur për traditat e saj atdhetare. Sali Asllan Kasmi ka qenë patriot i nderuar në zonën e Kurbinit. Ai ka dënuar me forcë reformat e Perandorisë Osmanë në vitet 1908 – 1912 dhe përpjekjet e tyre për marrjen me forcë të taksave dhe dërgimin e djemve ushtarë në Misir. Në vitin 1909 – 1911 familja Kasmi ka vënë në dispozicion një dhomë të shtëpisë së tyre për postë telekomunikacion dhe më vonë edhe për klasë shkolle shqipe. Babai i Pajes, Xhafer Kasmi ka qenë kryeplak katundi i zgjedhur nga populli dhe ka zgjidhur hallet dhe problemet e popullit në periudhën 1936 – 1940.
Pajo shkollën fillore e ka kryer në vitet 1934 – 1938 me mësues Xhevdet Dodën. Xhevdeti, mësues , një militant antifashist i kohës, që u nguliti fëmijëve dashurinë për atdheun dhe veprimet patriotike. Ai i veshi fëmijët kuq e zi porsi flamuri ynë kombëtar. Ndërpreu kursin e gjuhës italiane që e zhvillonte një mjek italian dhe u mësoi fëmijëve këngët e rilindasve tanë. Nga viti 1940 – 1942 Pajo ndonëse shumë i ri punoi në një shoqëri italiane për shtrimin e rrugës Shullaz – Pllanë. Në dhjetor 1942 Pajo shërbeu në komunën e Milotit me kryetar Mark Perkolën nga Shkodra, Ali Kovaçin nga Kruja dhe Halim Kalaja nga Preza. Në prilll të vitit 1943 në Milot vjen Drita Mulla Elezi, e bija e myftiut të Krujës për tëngritur organizatën antifashiste të Milotit, pasi kishte ngritur më parë atë të Krujës. Bashkë me shoqen e saj tropojane Sose Kalanë , bashkëshorten e kryetarit të komunës u morën me organizimin e të rinjve antifashistë të Milotit dhe të rrethinave.

Pajo gjatë punës në komunë dhe në kontakt me këto zonja mësoi poër heroizmin e Qemal Stafës, Vojo Kushit dhe Mine Pezës.
Në podrumin e ndërtesës së komunës shtypnin trakte antifashiste , të cilat i shpërndanin më pas në të gjithë komunën. Me anë të Dritës dërguan në Krujë dy aparate telefonike italiane që i grabitën te depoja e armëve të komunës, që ndodhej në katin nëntokësor të ndërtesës.
Pajo aktivizoi në rininë antifashiste dhe në veprime antifashiste shokët e tij si Llesh Bitrin, Islam Kapllanin dhe Serafin Stavrin nga Përmeti, që shërbente si berber në Milot.
Me 10 maj 1944 nën drejtimin e Xhavit Qeses u krijua organizata e rinisë së Milotit me sekretar Paj Kasmin dhe zv sekretar Serafin Stavrin. Kjo organizatë kreu disa aksione në ndihmë të lëvizjes antifashiste .
Me 20 nëntor 1944 Miloti çlirohet nga forcat e Br. 23 Sulmuese dhe formohet këshilli antifashist nacional çlirimtar me 7 anëtarë.
Pajo me urdhër të komandantit të Brigadës Haxhi Seseri caktohet partizan në komandën e Vendit, me detyrë kryesore drejtimin e organizatës së rinisë antifashiste. Në komandën e vendit shërbenin 12 partizanë. Komandant Vendi ishte Hajdar Sali Lama dhe komisar Selim Beqo. Me 23 nëntor 1944 Pajo zgjidhet sekretar i Rinisë antifashiste të zonës dhe në janar 1945 dërgohet në Komitetin e Rinisë të Krujës.
Ministria e Mbrojtjes dhe Komisioni Qendror i dhënies së statusit të veteranit të luftës me vendimin Nr 27 datë 2 shkurt 1996 firmosur nga Zv ministri Alfred Moisiu i ka dhënë zotit Paj Xhafer Kasmi statusin e veteranit dhe shpërblimin si veteran LANÇ.
Pajo aktivizohet me rininë antifashiste dhe në prill të vitit 1945 fillon punën në Komitetit të Rinisë së rrethit ntë Krujës ku shërben deri në vitin 1947.
Nga viti 1947 – 1948 ndjek kursin dy vjeçar pranë Instititit Bujqësor të Kamzës që sapo kishte filluar kurset e para për kuadrot e bujqësisë. Më pas ndjek shkolla e kurse plotësuese dhe formohet si kuadër rinie e masovik. Në qershor të vitit 1948 Komiteti Qendror i Rinisë e merr në punë në Tiranë dhe më pas më 11 janar 1949 rikthehet në Komitetin e Rinisë së Krujës ku shërbeu si sekretar i parë i Rinisë së rrethit deri me 1 shtator 1951.
Në këtë periudhë shërben në vendlindje si kryetar lokaliteti në Milot dhe më pas në Komitetin Ekzekutiv të Fushë Krujës. Kryen dy vjet studime për filozofi e shkenca politike dhe caktohet në Komitetin Ekzekutiv të Qarkut të Tiranës ku shërbeu vetëm tre muaj pasi rikthehet si zv kryetar komiteti ekzekutiv të Këshillit popullor në Fushë Krujë.


Për rreth tre vjet ka shërbyer si kryetar lokaliteti dhe nga viti 1959 deri në vitin 1961 kryen dy vjet studime në Institutin e lartë Bujqësor të Kamzës. Pas mbarimit të studimeve bujqësore caktohet kryetar kooperative bujqësorë në Gurrëz dhe më pas përsëri rikthehet kryetar lokaliteti në vendlindje.
Nga viti 1966 deri në vitin 1974 shërben si agronom dhe drejtues në kooperativën bujqësore të Milotit pranë bashkëfshatarëve të tij. Në punë Pajo ishte kërkues dhe krijues. Ai kurrë nuk zbatoi dogmat politike, por vetëm dijet shkencore. Marrëdhëniet me njerëzit me bashkëfshatarët e tij i kishte të parat.
Në vitin 1974 transferohet në Degën e farërave bujqësore Krujë ku shërbeu deri sa doli në pension në vitin 1989.
Pajo mban medaljen e çlirimit dhe tre medalje e urdhëra pune.
Pas vitit 1990 Paj Kasmi aktivizohet me organizatën e veteranëve për hartimin e historikut të zonës së Kurbinit dhe të Krujës.

Kurbini vend me histori
Sipas të dhënave nga studiues të ndryshëm, banorët e zonës së Milotit dhe Kurbinit janë me prejardhje ilire nga fisi ilir i Karavanteve qe u pasuan nga Albanët (Ptolomeu, sh. II pas K.). Këto të dhëna mbështeten në studimet që u janë bërë toponimeve të njëjta në kohë të ndryshme, sidomos emrave të fshatrave dhe vërtetohet se ka jetuar në këto troje një popullsi e lashtë që ka shkruar historinë e vet nëpërmjet qëndresës së lavdishme me luftë të armatosur e rezistencë të pathyeshme. Në periudhën e Mesjetës Miloti është përfshirë në Principatën e Arbnit që njihet si formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të madh të kësaj Principate.


Qyteti Milot dhe këto fshatra janë historikisht baza e krahinës së Kurbinit që është dalluar si mbështetëse e luftrave të Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi. Është për tu përmendur mbledhja e Kuvendit Krahinor të Kurbinit në fshatin Delbnisht “ku kanunet e Flamurit e të Kurbinit me 5, 6 e 7 gusht 1906 vendosur nga Gjin Pjeter Mark Pervizi Skluraj plak i pare i 54 pleqve te Kurbint e te semtit te Krujes, dhe udheheqesi i kryengritjes se Kurbinit 1906-1912[2] Kanuni historik i Bajrakut i Kurbinit i bëri nje shtesë kanunit te Lekë Dukagjinit te hartuar nge Shtjefen Kostandin Gjeçovi. Ne kete kuvend ishin te pranishm e deshmitare Dom Nikollë Kaçorri dhe vete Shtjefen Gjeçovi, i cili perveç Kanunit ka lene te shkruar edhe protokollet e ketyre mbledhjeve (doreshkrim ne Biblioteken Kombetare ne Tirane) prej 114 faqesh mbi Kryengritjen e Kurbinit.[3] Kryengritja e Kurbinit e viteve 1906 – 1912, nisi me betejen e Pushes se Tallajbese ne Kruje, duke i dhene nisje Kryengrtjes se pergjithshme kombetare [4] dhe është padyshim fakti më i gjallë historik i rezistencës me armë në dorë të patriotëve kurbinas e krutane që e detyruan Qeverinë Osmane të falte taksat mbi gjënë e gjallë, të lejonte Kurbinin të gëzonte të drejtën e të vepronte sipas venomeve të veta, të shpallte amnisti për të gjitha fajet e kryera nga banorët e zonës, të paguante dëmshpërblimet për dëmet që kishte shkaktuar ushtria turke gjatë ekspeditave ndëshkimore në Kurbin. Lëvizjet e vazhdueshme të rezistencës, të organizuara nga Gjin Pjeter Mark Pervizi me patriotët e luftetaret kurbinas bënë që më 28 nëntor 1912 edhe në Milot, ashtu si në Vlorë, në të njëjtën ditë dhe orë, të ngrihej flamuri i pavarësisë.








Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes