l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Anëtarja më e re e OBVL-s është anëtarësuar nga Shteti i New Yorkut në Organizattën e Gjenive të Botës


Marlin Tushe, krenari Shqiptare në SHBA

Nga Halil Rama

Marlin Tushe është anëtarja më e re e Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare. Mbesa e patriotit e veteranit të Luftës së Dytë Botërore, dhe ish të burgosurit politik Enver Dajçi, i cili u nda nga jeta pesë vite më parë në SHBA, nën kujdesin e veçantë saj, për shkallën e lartë të inteligjencës është anëtarësuar nga Shteti i New Yorkut në Organizatën e Gjenive të Botës.
Marlini, një aktiviste e njohur për komunitetin shqiptar e më gjerë në SHBA, është një e re humane dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Për punën e konributin e saj të palodhur patriotik, human e bamirës në dobi të komuniteteve është vlerësur me Titullin “Ambasadore e Paqes” dhe për “Merita të larta Civile” nga Kryekontrollori i New Yorkut Scot Stringer, Assamblyëomen Anthalia Fernandez si dhe këto ditë nga Presidenti i Bashkisë Bronx Ruben Diaz Jr.
Aktualisht vajza ekselente shqiptare punon në “Montefiore” Hospital në New York, si Koordinatore e një Departamenti Shëndetësor. Për punën e saj të shkëlqyr është vlerësuar me Tituj e Mirënjohje të ndryshme, si “Fytyra e Respektit” etj.
Si violiniste është angazhuar në dy orkestra në New York dhe orkestrën e Spitalit “Montefiore” ku vetë ajo punon. Ndonëse 2020 ishte vit i përballjes me pandeminë e rrezikshme Covid-19, për vajzën ekzelente shqiptare Marlin Tushe, ka qenë vit i sukseseve të shumta, duke lënë gjurmë edhe në nivel global. Marlini pasi përfundoi studimet për violinë me rezultate të larta në Liceun Artistik Tiranë, ku ishte edhe një ndër aktivistet e flakta të forumit rinor të PDSH, ndoqi studimet e larta në Universitetin e Romës në “La Sapienza”.

Me aktorin italian Remo Girone, Tiranë 2018

Është zotëruese e shtatë gjuhëve të huaja, ku përfshihen gjuha italiane, angleze, franceze, spanjolle, greqisht, shqip sigurisht dhe gjuha e vjetër irlandeze - Gaelik, në disa prej këtyre gjuhëve është kualifikuar në Itali, Angli, Francë dhe SHBA. Profili i saj rrezaton bukuri të rallë fizike e shpirtërore, ndërsa mishëron dhe përçon kudo e ngado mirësi, mençuri e vlera të larta njerëzore e intelektuale.
Në Shqipëri edhe pse tepër e re në moshë ka dhënë një kontribut të shquar për fëmijët e të rinjtë pranë “Shoqatës së ish të Persektuarve Politikë” të Shqipërisë dhe proçeseve demokratike në vend si anëtare e kryesisë së formunit rinor të PDSH, po në Tiranë deri sa u largua nga atdheu ka punuar si anëtare komisioni nëpër qendrat e votimit si përfaqësuese e PDSH, sëbashku me nënën e saj.
Edhe pse e vogël në moshë sëbashku me gjyshin e saj, Enver Dajçi dhe nënën e saj ka marë pjesë në rrëzimin e bustit të diktatorit Hoxha, si dhe kanë mbështetur për ditë me rradhë familjarisht ato vite grevën e urisë së studentëve tek Qyteti Studenti.


Marlini ka mbështetur dhe ka ndihmuar për mbarëvajtjejn e përkujtimores së Konferencës së Bujanit që u mbajt disa vite më parë në New York, ku mes të ftuarve të tjerë i pranishëm ishte edhe ish Kryetari i OBVL, i ndjeri Gjeneral Rahman Parllaku – “Nderi i Kombit”. Si misionere e Paqes dhe aktiviste e të drejtave të njeriut ka marrë pjesë në disa Asamble e Konferenca Ndërkombëtare në Japoni, Argjentinë, Gjermani dhe në Hagë, ku në vitin 2015 në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës pati rast të asistonte edhe në një prej gjyqeve, kur po gjykohej krimineli Ratko Mlladiç. Por edhe pse ka vite që jeton e punon në SHBA, ajo kurrë nuk e haron vendlindjen, ka raste që e viziton, por edhe komunikon e shpreh opinionet e saj virtualisht për gjendjen në vend shpesh me miqtë e mikeshat e saj.


Shembuj të tillë pozitivë janë burim frymëzimi për rininë shqiptare dhe na bëjnë të ndihemi krenar për bashkëkombasit tanë jashtë atdheut.
Me këtë rast ne si OBLV në Shqipëri i urojmë anëtares tonë më të re Marlin Tushe, suksese të mëtejshme në punën, angazhimet e jetën e saj.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes