l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Aktiviteti i OBVL është vlerësuar nga Presidenti i Republikës, duke na akorduar tituj nderi e dekorata për drejtues të Organizatës



“Mjeshtër i Madh”, titull i merituar për Halil Ramën

 

Publicistit dhe shkrimtarit të talentuar, mjaft produktiv dhe me një përvojë të gjatë, Halil Rama, iu akordua të premten (18 shtator 2020) titulli “Mjeshtër i madh”, nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.
Ky titull i lartë iu dha sekretarit të përgjithshëm të OBVL, autor i 17 librave monografikë (H.Rama), në një manifestim festiv të komunitetit artistik të Zall-Dardhës, me prezencën e autoriteteve vendore dhe elitës intelektuale dibrane: “Për kontributin e shquar si shkrimtar, skenarist e publicist, i cili në veprimtarinë e tij të gjerë ka pasqyruar më së miri historinë, kulturën, traditat e cilësitë identifikuese të shumë viseve shqiptare, veçanërisht të trevës së Dibrës, si dhe vlerat e shumë figurave të shquara të kombit shqiptar” (motivacioni i dekoratës).


Në 17 librat e tij (letërsi dokumentare) Halil Rama prezantohet si mjeshtër i profilit, duke krijuar personazhe si shëmbëlltyra që të mbeten në kujtesë.
Tërë publicistika e tij është në një linjë vetëpërmbushëse, ku autori me mjeshtëri di të përveçojë protagonistë të veshur me detaje, që vetëm syri i mprehtë dhe mendja pjellore i shpërfaq aq mjeshtërisht. Jetët e personazheve reale janë të mbushura me pasione dhe emocione të pandalshme, drejt sfidës së jetës, drejt suksesit. Shkrimi i tij depërton thellë në shpirt dhe zbulon botën delikate të intelektualëve dibranë, kuksianë, durrsakë, shkodranë etj., në strukturën e tyre si njerëz të matur që të veprojnë në kontekst, duke marrë prej tij maksimalisht suksesin. Ashtu siç është edhe vetë në jetë autori Halil Rama, personazhet reale që përshkruan në librat dhe esetë e tij janë karaktere që bartin dashuri dhe sens të mirë, veti të qenësishme inteligjence. Në fushën e të shkruarit dhe në disa institucione ku ka punuar evidentohet këmbëngulja dhe vullneti i tij për të studiuar, për të mbledhur burimet parësore, për të mësuar nga përvoja e të tjerëve, që është pjesë e stilit të punës kërkimore të tij.


Halili e formoi personalitetin e tij jo vetëm në praktikën krijuese voluminoze, por edhe me studime të integruara formale universitare për drejtësi, (duke fituar edhe titullin “Avokat”), çka i ka dhënë një plus në interpretimin e dukurive shoqërore dhe ngjarjeve pikante të historisë.
Lexuesi mund të shijojë drejtpërdrejt nokturnet dhe romantikën që shpërfaqen në librat e H.Ramës (për gjeneral Rrahman Parllakun -Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, Liri Belishovën, Muharrem Xhedikun, Skënder Calën etj.) shkruar me një stil të rrjedhshëm, që ngjajnë me një ese të gjatë liriko-epike, si një databazë e plotë e vlerave të tyre, duke plotësuar harmonishëm tablonë gjigante të njerëzve të ditur, të urtë e patriotë.



Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes