l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Aktiviteti i OBVL është vlerësuar nga Presidenti i Republikës, duke na akorduar tituj nderi e dekorata për drejtues të Organizatës



OBVL, MË E VLERËSUARA EDHE NË VITIN PANDEMIK 2020

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të populist shqiptar (OBVL), edhe në vitin e kaluar pandemik 2020 realizoi synimet kryesore të programit të saj. Emërtimi i një rruge kryesore të kryeqytetit me emrin “Gjeneral Rrahman Parllaku” dhe dy dekorime nga presidenti i Republikës Ilir Meta për drejtuesit kryesorë: kryetarin Myfit Guxholli me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” dhe Sekretarin e Përgjithshëm Halil Rama me titullin “Mjeshtër i Madh, ia rritën prestigjin OBVL-së.


Që në themelimin e saj para 26 vitesh, Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇl përcaktoi në dokumentat e saj themeluese, vazhdimësinë nëpërmjet pasardhësve të veteranëve. Në më shumë se dy dekada veprimtari intensive, krahas themeluesve, ish- veteranë të LANÇl, drejtues të spikatur të formacioneve partizane dhe më vonë të ushtrisë shqiptare, si Dr.Ymer Dishnica, Skënder Malindi, Edip Ohri, Hamit Keçi, Tahir Voshtina, Shaban Reçi, Liri Belishova, Myfit Guxholli, Sotir Budina, Jorgji Terca, Genci Ballanca, Fluturak Vinçani, Isuf Imeraj e dhjetra figura të tjera të shquara, pasardhësit e tyre kanë qenë të pranishëm. Dhe jo vetëm si figurantë, apo në sfond, por si pjesë vitale e kësaj organizate me një histori të lavdishme.
Megjithë vështirësitë e shkaktuara nga COVID-19 edhe gjatë vitit të kaluar, OBVL e ruajti dhe e pasuroi këtë traditë, kryesisht me qëndrime publike të kryesisë e të drejtuesve kryesorë të saj, si të kryetarit kolonel Myfit Guxholli, sekretarit të përgjithshëm Halil Rama, nënkryetarëve Maksim Vinçani e Muharrem Gjoka.

Pasqyrim i gjerë mediatik i veprimtarisë së OBVL

Organizata jonë, nëpërmjet drejtuesve e anëtarëve të saj u ka bërë një pasqyrim të gjerë mediatik, në të gjitha gazetat e radiotelevizionet, ngjarjeve historike të luftës, kujtimit të heronjve e dëshmorëve. Veçanërisht gazeta jonë “Veterani” ka bërë një punë të madhe në këtë drejtim dhe për këtë një meritë të veçantë ka zoti Halil Rama, jo vetëm si kryeredaktor i gazetës, por dhe me lidhjet që ka krijuar me shtypin e drejtuesit e televizioneve për pasqyrimin në to të veprimtarisë sonë. Por meritë e Z.Rama është dhe krijimi i rrjetit të bashkëpunetorëve të tij të ngushtë, mes të cilëve mund të përmendim zotërinjitë: Sakip Cami, Xhemal Meçi, Shpendi Topollaj, Maksim Vinçani, Kol Deda, Kadri Tarelli, Muharem Kamani, Dr.Leonidha Peppo, Zaim Sefa, etj.
Ne nuk varemi nga asnjë parti politike, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi mbajtur qëndrim kur kemi parë se po cënohen të drejtat e bashkëkombësave tanë, kudo që jetojnë. Këtë e kemi bërë me deklarata zyrtare, në shtyp dhe emisione e debate televizive.
Gazeta jonë pasqyron ngjarjet kryesore në Kosovë dhe të shqiptarëve kudo që jetojnë. Shoqatës të Veteranëve të LANÇ të Kosovës i dërgojmë një kontigjent gazetash për arkivin dhe për anëtarët e kryesisë së saj.


Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ, lidhjet me shtetin i mban me Ministrinë e Mbrojtjes, pasi organizatat e veteranëve, invalidëve e familjeve të dëshmorëve kanë mbështetje të drejtpërdrejtë nga ky dikaster. Ne marrim pjesë në të gjitha aktivitetet që kanë lidhje me zhvillimet historike. Min-istria na jep një subvencion nga buxheti i saj për të përballuar shpenzimet e botimit të gazetes “VET-ERANI” dhe të aktiviteteve tona. Ajo na ka mbështetur edhe me mjete transporti për lëvizjet e gjata e të shumta brenda dhe jashtë vendit. Marrëdhëniet tona janë korrekte dhe kemi patur mirëkuptimin e mbështetjen e duhur nga drejtuesit e ministrisë e të Shtabit të Përgjithshëm. Bashkëpunim të frytshëm kemi patur dhe kemi me Shoqatën e Veteranëve të LANÇ të Kosovës.
Edhe për vitin 2021 në të cilin sapo kemi hyrë, Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ do të hartojë dhe realizojë një program me fokus vlerësimin e kontributit të Shqipërisë në Luftën e II Botrore si dhe të të gjitha ngjarjeve për liri dhe demokraci sidhe edukimin e brezit të ri me ndjenjën e atdhedashurisë.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes