l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Vlerësimi i personalitetit të gjeneral Parllakut nga Këshilli Bashkiak i Kryeqytetit ishte padyshim ndër ngjarjet kryesore të vitit 2020 për OBVL-në


Rruga “Gjeneral Rrahman Parllaku”

Vlerësimi i personalitetit të gjeneral Parllakut nga Këshilli Bashkiak i Kryeqytetit ishte pady-shim ndër ngjarjet kryesore të vitit 2020 për OBVL-në.
Për të përjetësuar emrin dhe veprën e ish-kryetarit të OBVL-së, gjeneralit legjendar Rrah-man Parllaku, duke konsideruar propozimin e Kryesisë së OBVL-së (Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ-it), Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi në një nga mbledhjet e tij të muajit Nëntor 2020 që segmenti rrugor që bashkon rrugën “Ali Demi” me rrugën “Petro Nini Luarasi” të emërtohet “rruga ‘Gjeneral Rrahman Parllaku’”. Banorët Njësisë Administrative Nr.2 të kryeqytetit, së bashku me ndërlidhësin me komunitetin, e kanë mirëpritur dhe kanë shprehur dakordësinë me këtë vemdim. Ky ishte vlerësimi më i mirë që iu bë qytetarëve të metropolit shqiptar në kuadrin e 100- vjetorit të shpalljes e së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë.


Rreth dy vjet më parë, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, Bashkia e Tiranës e nderoi atë me titullin “Simbol i qytetit të Tiranës”. (Në 95-vjetorin e lindjes, gjeneral Parllakut i është dhënë nga Presidenti i Republikës dekorata e lartë “Nderi i Kombit”). Kryebashkiaku Veliaj e vlerësoi Parllakun si një nga figurat emblematike të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që sfidoi edhe regjimin e diktaturës komuniste, si simbol i gjallë i kujtesës patriotike, qytetare dhe historike. Dhe në të vërtetë, ai qe kthyer në simbol të gjallë të kujtesës patri-otike, qytetare dhe historike. Shqiptarët ndihen krenarë me jetën dhe veprën e “Heroit të Popullit” dhe “Nderit të Kombit”, që bëri gjithçka në shërbim të atdheut e kombit. Prandaj, edhe vlerësimet dhe nderimet ndaj veprës së gjeneralit janë plotësisht të merituara. Me gjeneral Parllakun ndihemi krenarë të gjithë.


Gjeneral Parllaku ishte dhe mbetet burim frymëzimi për brezat. Ai me përkushtim të rrallë e drejtoi organizatën tonë mbarëkombëtare për dy dekada dhe përkushtimi i tij bëri që OBVL të anëtarësohet në Federatën Botërore të Veteranëve.


Kontributi i tij në organizimin e drejtimin e LANÇ e të Ushtrisë Shqiptare e rendit gjeneral Parllakun në krye të plejadës së gjeneralëve shqiptarë që bënë epokë. Ai ishte dhe mbetet përmendore e gjallë e traditës dhe e virtytit familjar të trashëguar ndër shekuj.







Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes