l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

OPINION

NATO sot dhe sfidat e saj

Halil RAMA

Një nga orientimet kryesore të Aleancës Atlantike është edhe rritja e mbështetjes së opinionit publik ndaj NATO-s dhe misioneve të saj. Aleanca ka vleresuar se megjithe mbeshtetjen e gjere qe ajo gezon ne vendet anetare, perseri ka nevoje per nje pune më të madhe, sidomos me brezin e ri, per te njohur me mire se si është organizuar, çfarë bën dhe cilat janë sfidat me të cilat ajo përballet sot, vlerat dhe forca e saj, cili eshe niveli i bashkepunimit midis vendeve anetare, perse duhet investuar ne fushen e sigurise dhe mbrotjes, cili është roli dhe angazhimi i sas në përballimin e pandemisë shkaktuar nga virusi COVID 19, etj.


Per kete arsye Keshilli Atlantik i Shqiperisë, ne bashkepunim dhe mbeshtetjen e Drejtorisë së Diplomacise Publike në NATO qe nga muaji shtator i ketij viti e ne vazhdim ka ndermarre nje seri leksionesh publike ne disa universitete dhe me maturantet e shkollave te mesme si ne Tiranë, Elbasan, Durrës, Pogradec, Kukës, Mirditë, Burrel, Pukë, Skrapar, Librazhd, etj.Ne keto takime kane folur personalitete dhe specialiste te spikatur ne fushen e sigurise dhe mbrojtjes, nga NATO dhe vendas nder te cilet Znj. Silvia Maretti, Përgjegjëse për programet me vendet e Ballkanit Perëndimor në NATO, Dr. Arian Starova, ish Ministër i Puneve të Jashtme dhe President i Keshillit Atlantik, Gjeneral Brigade Pirro Ahmetaj, ish Zv/ Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA, ish përfaqesues i Shqipërisë në NATO, Kolonel Kristaq Birbo, Ish Këshilltar i Presidentit të Republikës. Theksi është venë kryesisht ne vlerat që përfaqëson Aleanca, ne organizimin, politik dhe ushtarak të saj, në argumentimin se përse NATO është sot realisht organizata politico – ushtarake më e fuqishme në botë, cilast jane sot rreziqet kryesore per paqen dhe sigurine me te cilat ndeshet ajo, misionet luftarake të Aleancës, pjesmarrja e Forcave tona të Armatosura në misionet luftarake të NATO-s etj.

NATO e ka perforcuar shume mbrojtjen kolektive mbi bazën e neneit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, ku sulmi ndjaj një vendi anëtar konsiderohet si një sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare. Ajo po jep gjithnjë e më shumë nje mesazh te qarte se e ka te gjithe potencilin per t’iu pergjigjur cdo lloj kercenimi.
Iniciativa aktuale ``NATO 2030`` synon një Aleancë më të fortë ushtarakisht, më të fortë politikisht dhe më globale.
Një nga sfidat për Aleancës mbetet fakti se në kohët e sotme kercenimet sa vjen e bëhen më të paparashikueshme dhe të papritura, ato janë në forma nga me te ndryshmet, te cilat mund te shkaktojne te njejtat fatkeqesi e dhimbje njesoj si nje agression i armatosur. Jane shtuar ndjeshem dhe perbejne kercenim serioz per sigurine e vendeve anetare te NATO-s sulmet e vashdueshme kibernetike, terrorizmi, tentativat per trafikimin e elementeve dhe metarialeve qe sherbejne per prodhimin armeve berthamore dhe te atyre te demtimit ne mase.
Ne luftrat e sotme drejtimi dhe kontrolli nuk mund te kryhen pa nje rrjet kibernetik te sigurte. Per kete arsye NATO ka marre te gjitha masat dhe ka rritur aftesite per te mbrojtur rrjetet e saj ndaj cdo lloj kercenimi. NATO njekohesisht ndihmon vendet aleate per te modernizuar dhe mbrojtur rrjetet e tyre kombetare, jo vetem ndaj infrastructures ushtarake por edhe ndaj asaj civile sidomos ne fushen e energjitikes. NATO tashme ka vendosur qe ne rast te nje sulmi kibernetik ndaj nje vendi anetar, ne rast se gjykohet e nevojshme, mund te vihet ne zbatim edhe neni 5 i Traktatit te Uashingtonit.
Aleanca ka trefishuar madhësinë e Forcës së Reagimit të shpejte ne 40,000 trupa, ne gadishmeri dhe e aftë për te vepruar brenda nje kohe shume te shkurter. Ajo ka shtuar stervitjet ushtarake si dhe ka zgjeruar policinë ajrore në rajonet e Detit Baltik dhe të Detit të Zi. Janë vendosur gjithashtu rreth 5000 trupa në katër grupe luftarake shumëkombëshe në lindje të Aleancës.
Struktura e Komandës së NATO-s po përditësohet dhe modernizohet për të mundësuar që të lëvizin forcat më shpejt në të gjithë Evropën dhe të mbahen të lira dhe të hapura linjat e komunikimit në të gjithë zonen euro-Atlantike.
Me interes të veçantë është pritur konferenca në Universitetin NEHEMIA në Pogradec ku Znj Silvia Maretti foli direkt nga selia e NATO-s në Bruksel mbi Rolin e NATO-s në Ballkan. NATO ka dhene nje kontribut themelor paqen dhe sigurine ne Ballkan, por vecanerisht per ceshtjen shqiptare dhe pavaresine e Kosoves. Ajo vazhdon te jete prezente akoma ne Kosove, me afro 4600 trupa, e cila është një force paqeruajtese nderkombetare e cila pergjigjet per ruajtjen e nje mjedisi paqeje ne Kosove. Në fund të ndërhyrjes se saj Znj. Maretti ftoi dhe inkurajoi studentët shqiptarë të aplikojnë për të kryer praktikën në straukturat e ndryshme të NATO-s bilé edhe për t’u punësuar pas përfundimit të studimeve.
Në lidhje me pandeminë Covid 19 NATO nuk po qëndron indiferente por është 24 orë në ndjekje të ecurisë së situatës, monitoron nëpërmjet një qëndre të posacme ngritur në Poloni gjendjen dhe nevojat e cdo vendi anëtar, dhe dërgon sipas nevojave të secilit ndihmat e duhura.
Në të gjitha takimet një vend të veçantë iu rezervua edhe pjesmarrjes se Shqipërisë në operacionet ushtarake të NATO-s sot dhe në të kaluarën. Pothuaj vendi ynë është pjesmarrës në shumicën e misioneve të NATO dhe, ë raport me numrin e popullsisë, është një nga vëndet me kontributin më të rëndësishëm..
Deri me sot kane marë pjesë gjithsej mbi 7000 ushtarakë, te forcave tokesore dhe 150 te forcave detare, si dhe vazhdojnë të kryejnë detyra në operacione dhe misione ndërkombëtare, në Afganistan, Letoni, Kosovë, Bosnjë Hercegovinë, Mali, etj.

Shqiperia ka deshmorin e saj, Kapiten Feti Vogli, vrarë me 21 shkurt 2012 në krye të detyrës gjate një misioni luftarak në Herat në Afganistan. Fotografia dhe vepra sublime e kapiten Feti Voglit janë vendosur në Hollin e Trimërisë (Muri i të Rënëve) në Kabul, mes ushtarakëve të NATO-s të rënë në krye të detyrës.







Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes