l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

LETËR E HAPUR KRYEGJYQTARIT TË GJYKATËS SPECIALE PËR KOSOVËN NË HAGË, ZOTIT NIKOLA GIJU


UÇK, ushtri tipike çlirimtare kundër një shteti kolonizator njëqindvjeçar

Zotit NIKOLA GIJU (Nicolas Guillou)
Kryetari Gjykatës Speciale etnike për Kosovën në Hagë
.

Unë që po u shkruaj këtë letër kam qenë zevendës i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtre të Kosovës gjatë periudhës mars–qershor 1999, njëkohësisht dhe oficeri që mbajta bashkëveprimin midis Ushrisë Clirimtare të Kosovës dhe Aviacionin e NATO-s për rreth 10.000 operacione ajrore brenda 78 ditëve, nga 36.000 opercione gjithsej që kreu NATO-ja gjatë asaj lufte.
Zoti NIKOLA GIJU, ua shkruaj këtë letër nisur nga fakti se Gjykata Speciale në Hagë për Kosovën, e ngritur në 3 Gusht 2015 nga Parlameni i Kosovës, bie ndesh me Nenin 6 të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit (1791), në të cilin theksohet: “Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë”, por që faktikisht Prokuroria e saj është e “anshme”. Duke qenë se Prokuroria e kësaj Gjykate është e anshme, sikundër ishte i njëanshëm edhe Parlamenti i Kosovës që e miratoi këtë lloj gjykimi, mendoj se do ta ketë të vështirë që Gjykata Speciale të mund të dalë në përfundime të vërteta objektive dhe të ftohtë pa vënë në peshoren e drejtësisë krahas “krimeve” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe krimet e Ushtrisë dhe Policisë Serbe.
Me sa dimë edhe, “pikërisht inkuzicioni funksiononte me parimin e padëgjuar (për ato kohëra) të barazisë për të gjithë përpara gjykatës së shenjtë” ), sikundër na e bën të njohur historiani i inkuizicionit Rino Camileri. Dhe kjo anshmëri ndodh ndërkohë që parimet demokratike në shekullin XXI kanë çuar në ndryshime shumë më të mëdha se para tre a më shumë shekujve. Përmes kësaj letre synoj: t’u jap një pasqyrë të shkurtër të historisë së luftës njëqindvjeçare midis Kosovës dhe Serbisë gjatë shekullit XIX dhe XX, karakterin dhe zhvillimin e asaj lufte njëqindvjeçare; veprimtarinë dhe rëndësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historia e së cilës edhe pse nuk ka filluar të shkruhet siç duhet, përsëri njihet botërisht; dhe disa pikëpamje të mia mbi figurat politike dhe ushtarake të Kosovës dhe të UÇK-së. Edhe unë, si shumica e kuadrove komanduese dhe e luftëtarëve të UÇK-së jam i indinjuar për akuzën ndaj Ushtrinë Clirimtare të Kosovës si “ushtri kriminale”, e theksuar kjo në Pikën 35 të akt-akuzës, se kjo Gjykatë do të ketë të drejtën të gjykojë jo thjesht veç disa anëtarë të UÇK-së, por “udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK-së, ministra dhe zëvendësministra të QPK-së, komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave, komandantë të brigadave dhe njësiteve, komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së, ushtarë të tjerë të UÇK-së”, mbi bazën e së cilës ajo Prokurori ka dalë në përfundimin, se UÇK-ja ka qenë një “ndërmarrje e përbashkët kriminale”! Ky lloj togëfjalëshi të përkujton në imagjinatën masmediale skena torturash kolektive sadiste, por pak të qarta. Njëkohësishtë ky përcaktim të len të kuptosh se kemi të bëjmëm më shumë me një prokurori politike sesa juridike. Të thuhet nga një Prokurori serioze si kjo e kësaj Gjykate, se kemi të bëjmë me një “ushtri të tërë kriminale” mbart një barë të rëndë të tipit akuzues, i cili duket sikur merr parasysh krime masive nga një ushtri e tërë gjoja çlirimtare.


Që kemi të bëjmë me një Prokurori të njëanshme etnike na bind edhe dokumenti i ish-Prokurorit të kësaj Gjykate Speciale, profesori amerikan i së drejtës ndërkombëtare, Paul R. Uilliams, i cili, në dokumentin që i ka dorëzuar Kongresit Amerikan, më 30 prill të vitit 2019, midis të tjerave thekson, “se është me rëndësi që komuniteti ndërkombëtar të mos lejohet ta shtrembërojë juridiksionin e Gjykatës Speciale, pasi ajo gjykatë nuk duhej që të kufizohej në ndjekje penale të anëtarëve të një grupi të caktuar etnik dhe ta vendosë ngushtë fokusin në një klasë të shqiptarëve dhe në UÇK”. Sipas tij, kjo do të ishte kundër parimeve themelore të së drejtës dhe drejtësisë së barabartë ). Prandaj gjykoj se është momenti i luftës kundër të ashtuquajturit “terrorizëm i UÇK-së”; momenti i të zbriturit në fushë, në emër të së vërtetës, por me armë ndershmërie që janë më efikase se “ndërmarrja e përbashkët e shpifjeve” të Serbisë me aleatët e saj shqiptarë.
Por, nga ana tjetër, përshëndes me gëzim që Kryetar i Gjykatës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, e përbërë me personel krejtësisht të huaj, jeni Ju z.NIKOLA GIJU, Master në të Drejtën Penale Ndërkombëtare dhe Evropiane, duke shërbyer edhe si Shef i Kabinetit të Presidentit të Tribunalit Special për Liban, Prokuror Ndërlidhës i Francës në Departamentin e Drejtësisë të SHBA, Zëvendës Shef i Seksionit të së Drejtës Tregtare në Ministrinë e Drejtësisë së Francës, Këshilltar për Çështjet Penale dhe si Këshilltar për Çështjet Diplomatike, Gjykatës Hetues në Gjykatën e Meaux, afër Parisit, ku keni trajtuar një larmi çështjesh penale, të tilla si vrasje, krim i organizuar dhe krime financiare, përvojë që më bind se do të rrëzoni pseudo-mitet dhe paragjykimet për UÇK-në, duke qenë i bindur se jeni në lartësinë e detyrës dhe i aftë për t’u hiqur maskën gënjeshtrave dhe shpifjeve për këtë ushtri vullnetare çlirimtare. Natyrisht që historia e UÇK-së nuk mund të mos jetë e paanshme, por, duke mos u njoftuar me historinë e ushtrisë me të cilën ajo luftoi, Gjykata që ju drejtoni mendoj se do ta ketë të vështirë të ballafaqohet me realitetin. Por qenia Juaj z.Giju, Gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës më gëzon se do t’ia delni, për faktin se ju e njihni luftën njëqindvjeçare midis Francës dhe Anglisë në shkujt XIV dhe XV (1337-1453), e cila përfundoi me kryengritjen dyvjeçare të udhëhequr nga Heroina 17 vjeçare e Kombit Frances, Zhanë d’Ark. E kam këtë besim për faktin se Lufta Njëqindvjeçare e popullit tuaj me Anglinë është shumë e ngjashme me Luftën Njëqindvjeçare midis Kosovës dhe Serbisë (1878-1999), e cila përfundoi me luftën dyvjeçare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse me një diferencë kohore prej pesë shekuj; gjë që tregon, se ndërgjegjia kombëtare në trojet tona ka lindur shumë më vonë se në kombin tuaj frances.
Nëse historia gjyqësore nuk do të ishte interpretim i historisë së përvojave gjyqësore paraardhëse, vendimet gjyqësore nuk do të ishin kurrë të drejtë. Prandaj kam bindjen se Ju, në vendimin tuaj keni për të nxjerrë në pah, se UÇK-ja ka qenë një ushtri tipike çlirimtare kundër një shteti kolonizator njëqindvjeçar, duke e futur luftën e saj në kontekstin historik në të cilin veproi kjo ushtri dhe duke e konsideruar në bazë të fakteve, të cilat flasin me një gjuhë krejt ndryshe nga ajo që për shumë kohë i është ngjitur UÇK-së.


Ngjashmëria tjetër midis këtyre dy luftrave njëqindvjeçare qëndron edhe midis ngjashmërisë së Zhanë d’Ark me Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Koto të dyja, Adem Jasharin dhe UÇK-ja, janë trupëzuar në një, për vetë faktin se UÇK-ja lindi menjëherë pas luftës së Prekazin si një frymëzim ndaj heroizmit të Komandantit të saj, Adem Jasharit dhe fisit të tij.
Ku qëndron për mua ngjashmëria midis Zhanës dhe UÇK? Zhana, kur kërkoi të merrte Parisin me besnikët e saj, u kap nga burginjon-ët dhe iu shit aleatëve të tyre, anglezëve. Për anglezët ishte thelbësore t’i rrëzonin Zhanës mitin; pa e bërë martire. Anglezët, të vendosur t’i shkulnin rrëfimin se të gjitha sukseset e saj ishin vepër e shtriganisë, ia dorëzoi për procedim peshkopit të Beauvais, Pierre Cauchon. Ai ishte një proces politik në të cilin nuk hynte aspak feja, por, duke qenë se ajo ishte një bareshë e thjeshtë dhe aty për aty ra në grackë. Pranoi se donte t’i bindej për gjithçka Kishës dhe kjo u regjistrua si heqje dorë përfundimisht nga betimi (abiurim). Për këtë gjë, me urdhër të Mbretit Karli VII, të cilin Zhana e kishte kurorëzuar mbret, u dënua me vdekje në turrë të druve.
Edhe UÇK-ja, kur arriti të njësohej me ushtrinë shtetërore të Serbisë, duke bërë ndërrim të robërve të luftës në numur të barabartë, u organizua fshehtas nga Serbia dhe agjenturat e disa shteteve të Evropës masakra në fshatin Reçak të Kosovës, “Masakra e qëllimshme e forcave serbe” ), (sikundër u shpreh Presidenti Klinton), vetëm e vetëm që të eklipsohej ai stad i UÇK-së. Ajo masakër u realizuan ngaqë “Ekipi i vëzhguesve ndërkombtarë të Walkerit nuk pat mundur të ndalonte masakrën e Reçakut, por gjithsesi kishin arritur që ajo të mos mbetej e pazbuluar.” ), fakt që e dekonspiroi zonja Medlin Ollbrajt.
Masakra e Reçakut u përgatit si “shkak” për një Mbledhje Ndërkombëtare me nismën e Evropës, pa u konsultuar me SHBA, sikundër tregon vetë ambasadori amerikan i asaj periudhe në Shkup, dhe i ngarkuari nga Departamenti i Shtetit për bisedimet me përfaqësuesin politik të UÇK-së, zoti Kristofer Hill: “Francezët ishin tejet të interesuar që të ishin nikoqirë të takimit dhe ne, në anën tjetër, nuk ishim aspak të interesuar. Organizimi I bisedimeve paqësore kurrë nuk ka qenë inisiativë e SHBA-ve” ). Qëllimi i Mbledhjes me urgjencë në Rambujesë ishte të shuhej UÇK-ja. Sipas vizionit që shpalosi Rambujeja, “Evropa ishte e ndarë. Franca historikisht ishte në favor të Serbisë. Madje Franca edhe pse ishte zgjedhur si vendi për bisedime për paqen, në vend që gjatë konferencës të qendronte asnjëanëse, u tregua shumë aktive në mbështetje të Serbisë, gjë që bie ndesh me parimet e doplomacisë për të tilla raste. Britania e John Majorit nguronte dhe po ashtu favorizonte Serbinë në disa aspekte” ), theksonte H.Perrit J., një prej analistëve amerikanë, i cili e ndiqte nga afër çështejn e Kosovës.
Në Rambuje, Drejtoria Politike e UÇK-së pranoi kompromisin që të shkrihej UÇK-ja, të ndërpritej lufta dhe Kosova të mbetej pjesë integrale e Serbisë. (Shihni “Marrëveshja e Rambujesë”, Kapitulli 7, Neni I.1.a;2.a; Neni II.3; Neni IV.2.a,b,c,d; Neni XVI, Shtojca 1.4), nga e cila Kosovës “i afrohet një autonomi më e keqe sesa që e kemi pasur në vitin ‘74” ), sikundër u shpreh ato ditë Komisari i Përgjithshëm i UÇK, Adem Demaçi. Mirëpo “Luftrat guerile bëhen për të pasur të fituar e të humbur e jo për kompromise” ), ka theksuar me të drejtë Henri Kissinger.
Ishte mosnënshkrimi nga pala serbe e Marrëveshjes së Rambujesë, që bëri të mundur angazhimin e NATO-s në Luftën e Kosovës. Kosova u çlirua, UÇK-ja u çarmatos, pushteti iu dorëzua ndërkombëtarëve, të cilët ringritën ish pushtetin paralel të “aleatëve të Milloshiviçit” ), si dhe filluan gjyqet nga UNMIK dhe EULEX kundër disa individëve të UÇK-së, disa prej të cilëve edhe u dënuan me të drejtë, por qëllimi i vërtetë ishte që mundësisht të shuhej edhe miti i UCK-së si çlirimtare, duke vijuar edhe sot me etiketimet e dikurshme të Serbisë dhe të pacifistëve shqiptarë, duke e akuzuar atë ushtri për “shtrigane komuniste”, ndaj dhe mbushën 64 dosje në Prokurorinë e Serbisë, me të cilat ka përgatitur akuzat kundër UÇK-së Prokuroria e Gjykatës Speciale për Kosovën.
Më pas UÇK-së i ndodhi përsëri ngjashëm si Zhanë d’Ark-ës me Mbretin Karli VII. Edhe Drejtori i Drejtorisë Politke i saj, Hashim Thaçi, mohoi para Prokurorit Smith ekzistencën e komandimit unik të UÇK-së, duke lënë të kuptohet se ajo ishte një lloj turme e armatosur, duke i thënë kryeprokurorit të ZPS-së, Z. Jack Smith, se “në asnjë moment, më 1998 ose 1999, ai (Thaçi) ose ndonjë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm nuk kanë pasur ndonjë autoritet mbi UÇK-në.” )
Si rrjedhojë UÇK-ja u çarmatos dhe u shkri, sikundër ishte pranuar në Rambuje ), ndërsa Ushtria e Serbisë, edhe pse ishte një ushtri pushtuese, edhe pse kapitulloi pa kushte, jo vetëm që nuk u çarmatos, pasi forca ajrore e Aleancës – me më shumë se 36.000 operacione ajrore brenda 78 ditëve – nuk kishte mundur të shkatërronte forcën ushtarake serbe, prandaj dhe nuk i dorëzoi NATO-s as edhe një fishek!

Disa ngjashmëri midis luftës njëqindvjeçare Francë –Angli dhe asaj Kosovë-Serbi, ku të dyja kanë zgjatur me ndërprerje.

1).Lufta midis Francës dhe Anglisë filloi për të dyja palët si luftë grabitqare, ku feudalët anglezë luftonin për të rikthyer tokat e humbura në Francë, ndërsa pushteti mbretëror frances kërkonte të shtinte në dorë krahinën mjaft të pasur të Flandrës.
Ndërsa lufta e popullit shqiptar në Kosovë me shtetin e Serbisë filloi nga Serbia si luftë grabitqare dhe Kongresi Berlinit (13 qershor-13 korrik 1878) që rishikoi Traktatin e Shën Srefanit, nuk pranoi t’i njihte kombit shqiptar kërkesat e tij. Kështu që Serbisë, përveç Vranjës dhe Pirotit, iu dhanë edhe krahinat me popullsi krejt shqiptare të Kosovës: Nishi, Prokuplja, Shpuza, Podgorica, Tivari, Plava, Gucia dhe Kolashini dhe deri në fund të vitit 1878 vetëm në Sanxhakun e Nishit u shfarosen 714 fshatra shqiptare.
2). E gjithë lufta njëqindvjeçare e kombit frances, sikundër dihet, shkoi kot, për arsye se përfaqësuesit e pushtetit mbretëror frances e bashkuan Francën me kurorën mbretërore angleze, gjë që e forcoi edhe më shumë Anglinë.
Edhe lufta e jonë njëqindvjeçare me Serbinë shkoi kot, për arsye, se feudalët shqiptarë të shekullit XIX, ngjashëm si feudalët francezë të shkullit XIV, nuk kishin kuptuar asgjë nga evolucioni i kohës, secili prej tyre kërkonte të forconte vilajetin e tij dhe nuk e bashkonte kryengritjen me vilajetet e tjera shqiptare. Si rrjedhojë e injorancës së feudalëve tanë, kryengritjet tona Turqia i shtypte lehtë. Këtë injorancë të feudalëve shqiptarë e shfrytëzoi për mrekulli Serbia, duke i shpopulluar me dhunë krahinat e lartpërmendura.
3). Francës tuaj, në vitet 1347-1361, iu shtua një fatkeqësi e madhe, pasi humbi gjysmën e popullsisë për shkak të epidemisë së murtajës.
Një fatkeqësi të tillë pësoi edhe kombi shqiptar në pragun e pavarësisë së tij. Por nuk e patëm nga sëmundjet epidemike vdekjeprurëse, por nga epidemia e Luftës së Parë Ballkanike prej shtetetve ortodokse: Serbi, Greqi, Mal i Zi, Bullgari, të cilat e shpërthyen atë luftë në tetor 1912, me parrullën: “të çlirojmë vëllezërit e krishterë”, të cilën hebreu Leo Frojndlih e quajti “viti i krimeve dhe i shfarrosjes së shqiptarëve nga serbët” ). Sado që zyrtarisht Aleanca Ballkanike luftën ia shpalli Turqisë, në realitet ajo ishte luftë në territorin shqiptar kundër Shqipërisë, ku vetëm Serbia angazhoi në luftë 286 mijë forca ushtarake, duke arritur në Jug deri në luginën e lumit Shkumbin, duke vrarë 35.000 shqiptarë dhe duke shpërngulur nga Kosova në Shqipëri 150 mijë të tjerë.
4). Ashtu siç ndodhi në fillim të shekullit XV në Francë, ku feudalët e mëdhenj francezë u ndanë në dy grupe të mëdha armiqësore që luftonin për pushtet; një pjesë e tyre u bashkuan direkt me armikun kundër pjesës tjetër, duke ndihmuar kështu zgjatjen e pushtimit të Francës nga Anglia.
Kështu ndodhi edhe në Kosovë. Kur tradhëtari Esat Pashë Toptani shkoi nga Italia në Nish, ku kishte vendosur selinë e vet qeveria serbe e Pashiçit, për t’i kërkuar ndihma financiare për të përzënë Princ Vidin nga Shqipëria, Pashiçi i kërkoi si kompesim që të binddte feudalët e mëdhenj të Kosovës, që të kërkonin bashkimin e saj me Serbinë. Esat Pashë Toptani e bëri këtë veprim dhe feudalët e Kosovës u shprehën për bashkimin e Kosovës me Serbinë. Për këtë tradhëti dhe për terrorizimin që Esati i bëri popullsisë së Shqipërisë së Mesme, duke u vënë në luftë me 600 mercenarët e tij përkrah Serbisë dhe Antantës në Frontin e Lindjes, intelektuali nga Jugu i Shqipërisë, Avni Rustemi, shkoi në Paris dhe e vrau atë tradhëtar, para Hotel “Kontinental”. Por gjykata e Francës e nxorri të pafajshëm, ngaqë Avniu vrau tradhëtinë shqiptare.

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Me respekt
DILAVER GOXHAJ (Shpetim Golemi)
Kolonel në pension
Tiranë, 7 dhjetor 2020








Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes