l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Nё krijimtarinё e tij, me talent, kulturё e profesionalizёm, ka mbajtur e mban qёndrim kritik ndaj regjimit monist

VISET BERISHË DHE IBALLË, PLOT VLERA E RESURSE

(vijon nga nr. i kaluar)

Ai është i martuar me Florën, bijë e Mark Palit të Kryeziut dhe ka dy djem Nestin i cili është diplomuar në jurispondencë dhe Gentin i cili është diplomuar në arkitekturë. Por, Lazri, me shpirt dhe zemër tek vendlindja e ndjente për detyrim, nder e krenari të ndërtonte një Bujtin “Bare - Restorant - Hoteleri” dhe sistemimin e zonës përreth si dhe të rrugës me muret, tombinot dhe asfaltimin e saj nga kryqezimi për tek kodra e Dilë-Ukës për në lagjen “Breg lumi” me një gjatësi prej rreth 500 m me parametër bashkëkohor.


Ky investim privat i këtyre përmasave, së bashku me riabilitimin që ka bërë Fatjon Pashk GECI në shpoel të Berishës disa vite më parë (Viti 2015), kullës së të parëve të tij, janë ndër shkendijat e para të kujteses së trojeve të të pareve në këtë zonë pas viteve “90 të sheklullit të XX, ku tendenca kryesore ishte largimi, migrimi dhe emigrimi. Këto vlera e resurse, ju shtohen trashigimis së madhe të kësaj zone, të mishëruara në mjaftë topinime të tilla si: “Lisi i Leks” në Belshinë të cilin legjenda e lidhe me Lekë Dukagjini i cilë në këtë vendë mblidhte krerët e zonave për kuvendim, “Sofra e Lekes” Race-Berishë, të cilen legjenda e lidhë po me Lekë Dukagjinin, “Hurdha e Mitrit” të cilen legjenda e lidhë me kryetrimat e Gjergj Kastriotit-SKENDERBEU, Dhimitër e Nikoll Berisha, “Hurdha e Dragojve” dhe “Perroi i Gjakut” të cilat legjendat i lidhin me qëndresen heroike të popullit të Berishës (Dragojve) ndaj pushtuesve, “Podi i Ndoc Mark Dedës” vendi në të cilin ai priste dhe kuvendonte me bashkëluftëtarët e tij, “Kroij i Valungës” dhe “Fusha e Valungës” në Shopel të cilat tregojnë lidhjen dhe vazhdimësin që nga periudha Iliro-Romake, Kalaja e Iballes apo si F. Nopçe e jepe edhe me emertimin kalaja e Skenderbeut, etj.


Kjo trevë me peshë të madhe në historinë tonë kombëtare, ku nder shekuj jetuan e banuan 2(dy) nga 7 fiset kryesore shqipatre, ai “Thaç” dhe “Berisha Trojanë”, nga ku doli familja e Dukagjinëve dhe vetë Principata e Dukagjinëve me të parin e saj Tanush BERISHA, e pasardhesin e tij Gjini, me gradën “Dukë’, nga ku mori emrin Dukagjin e gjithë krahina e Pukës së sotme në mesjetë. Por, kjo dinasti pasohet nga princi “Lek DUKAGJINI “ i cili është i njohur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht për Kanunin e tij, por, edhe si kryetar i Shtetit të Arbërit pas vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (Nikoll PJETRI, Familja e Dukagjinëve dhe vetë Principata e Dukagjinëve, vazhdim i familjes së lashtë të Berishës të formues atërore 1+1=b+g të neolit 4500-4000 vjetë para Krishtit, Tirane 2020).
Një ndihmesë të madhe dha kjo treve ku spikat vetëmohimi i dy komandantëve besnik të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Dhimitër dhe Nikoll Berisha. Dëshmori i atdheut Ndoc Mark Deda me vëllezërit dhe çetën e tij, mori pjesë në të gjitha zhvillimet kryengritese nga viti 1910 e deri në shpalljen e pavarësisë dhe më tej në mbrojtjen e tërësisë tokësore kundër shovinistëve serbo-malazez. Dëshmori i Atdheut Zenel Aga, patrioti Mëhill Pjetër Shpendi i Berishës së bashku me krerët e tjerë të parisë së kryengritjeve antiosmane të vitit 1912 të mbështetur fuqishëm nga Gasper Thaçi, që kulmuan me “Luftën e Midhës” e cila përbën një epope të lavdishme të popullit Pukjanë, dhe më tej deri në shpalljen e pavarësisë Kombëtare në viset e Pukës e më gjerë.
Në memorjen e këtyre viseve e pashuar mbetet veprimtaria dhe kontributi nga: Frrok Kola; Mark Frrok Bajraktari; Dedë Frroku; Qerim Sokoli të Bugjonit; Vat Jaku; Çun Gjergji; Dedosh Jaku; Mark Deda i pari Dëshmor i Atdheut në viset e Pukës; Koc Marku, -ish korrier i Bajram Currit; Vat Matini; Mark Koliku; Mëhill Mark Deda (Dëshmor i Atdheut); Gjergj Mark Deda (Qytetar Nderi Komuna Iballa);Gjelosh Keçani; Mëhill Karoli; Tom Karoli; Mehmet Ali Doçi; Pal Berisha (Ipeshkvi i Pultit nga viti 1884 deri në vitin 1869); Demë Prendi; Prend Uka; Ndrek Markiqi; Prendush Gjergj Dada i Berishës i cili në fundë vitet “60 të shekullit të XX katin e dytë të kullës së tij në Belshinë e shëndërroi në shkollë për Brebullen e Berishës; Demush Salihi; Bajram Mala; Man Avdi Arifaj, Pjetër Kol Pemati (Dekoruar nga Qeveria Austriake me medaljen “Franc Jozef” në vitin 1917); Fran Mirakaj (I shpallur Martir nga Papa Françesku në vitin 2014), etj.


Po në Iballë në vitin 1903 u hap shkolla e parë shqipe në viset e Pukës dhe ndër të parat në nivel Kombëtar.
Në fund të viteve “80 të shekullit të XX në Iballë u ndërtua konvikti një objket tre katësh me të gjitha ambjentet ndimëse dhe spitali me një projekt të veçantë nga instituti i projektimeve nr.2 në Tiranë i cili kishte edhe salla operacioni dhe atë të rrezeve “rentgen” dhe do të shërbente si spital civil në kohe paqeje dhe si Spital Ushtarak në kohë lufte. Të dyja këto objekte ishin të vetmet në zonat rurale të Pukës dhe më gjërë çfarë dëshmojnë për vlerat dhe rëndësinë e kësaj treve.
Nga kjo treve në fund të viteve “30 të shekullit të XX dolën dy ministra të rëndësishme, Anton Dukagjini ministër i Botores, Kol Bib Mirakaj Ministër i Brendshëm i cili shpëtoj mbi 2000 hebrej, por, edhe në vijim kjo zonë ka spikatur me figurat dhe intelektualet e saj edhe në periudhën e realizmit socialist si: Mark NDOJA - Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipëris dhe Deputet i parë i Pukës pa Luftës nacional çlirimtare në kuvendin e Shqipërisë; Kol MËHILLI - deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtor i N.P.D Pukë dhe Laç; Fran PJETRI - Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtor i Ndërmarrjes Minerare Fushë-Arrës; Pjetër DEMA - Drejtor i ndërmarrjes së sharrave të Pukës, Kryetar i Komiteti Egzekutiv të rrethit Pukë, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Zëvendës Minitër i Industrisë dhe Energjitikës si dhe Kryetar i Entit Rregullator të Energjisë Shqiptare; Luigj DEDA - Sekretar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Pukë; Ndue REXHEPI-Sekretar i Parë i rrethit Pukë; Tom NIKOLLA - fitues e “Medaljes së Artë” në festivalin folklorik të Moskës 1957; Fran PALI - Këngëtar i mirënjohur dhe prodhuesi i violinës së parë Shqiptare; Zoj PALI - këngëtare e mirënjohur; Ndoc VUKZAJ-drejtor i Ndermarrjes Gjeologjike Pukë; Nikoll PJETRI - kryatar i Këshillit Popullor të qytetit Pukë; Bardh ALIJA- përgjegjës i zyrës së arsimit në Pukë; Prendush KOCI-drejtor i ndërmarrjes Komunale Pukë; Mirash Ndue LULASHI - Drejtor i ndërmarrjes Pyjore të rrethit Pukë; Nik DEDA - drejtori i Ndrëmarrjes së Ndërtimit, drejtor i Fermës dhe Karburantit Pukë; Nikoll PRENDI - kryetari i Degës Ushtarake të rrethit Pukë; Palush ALIA - Drejtor i Ndërmarrjes së Sharrave të Pukës; Gjin KOLA - drejtori i Fabrikës së bakrit Fushë - Arrëz, etj. Si dhe Lekë Marash NIKA, Dede JAKU; Ndue DOÇI; Gëzim VATA - kryetare të Komunës Iballë.


Por, një shpërthim masiv dhe të gjithanshëm i një plejade të tërë intelektule do të haset me zhvillimet demokratike të pas viteve “90 të shekullit të njëzet ku pothuajse e gjithë paria e rrethit Pukë ishte nga kjo zonë që nga të zgjedhurit si: Marash IBRAJ - deputeti i Kuvendit të Shqipërisë dhe Sekretar i Komitetit Ekzekutiv Pukë; Ndue ÇUNI - deputeti i Kuvendit të Shqipërisë; Prof. Dr. Rexhep UKA - deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Ministri i Bujqësisë dhe Zëvendës Kryeministër i Republikës së Shqipërisë; Ndue KOLA - deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe drejtor i ndërmarrjes së Ujësjellësit të rrethit Pukë; Beqir ARIFAJ - Kryetari i Bashkisë Pukë dhe në Prefekturen Shkodër nën Prefekt i rrethit Pukë, por edhe drejtuesit e organeve egzekutive dhe të ndërmarrjeve kryesore me shtrirje në të gjithë rrethin e Pukës si: Ndue ÇUNI - Kryetari i Komitetit Egzekutiv të rrethit Pukë; Bardh Doda - Sekretar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit Pukë dhe në Prefekturen Shkodër nën Prefekt i rrethit Pukë; Kol DEDAJ-drejtor i Ndërmarrjes Nacionale të Mirmbajtjes Rruga-Ura, Pukë dhe anëtar i Komisionit të Posaçëm Qeveritare për Licensimin e Ekspertëve Vlerësuesve Shqiptar; Gjovalin MATIA - Drejtori i Arsimit, Pukë; Viktor PECI - Drejtori i Zyrës së Punës; Prendush VATA - drejtor i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) dega Pukë; Ndue MALUTA - një ndër bankierët më të njohur në vend, drejtor i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) dega Pukë dhe drejtor i Grupit të menaxhimit të Riskut të kësaj Banke në Tiranë e cila është më e madhja dhe më e njohura në Shqipëri; Ndue PALI -drejtori i Ujësjellësit Pukë; Ndue GJELOSHI, Lek HAJDARI dhe Fran BARAHIMI - Kryetar të degës së Tatim-Taksave të rrethit Pukë; Lazër MEHILLI - drejtori Bankës Agrare dega Pukë, Zef GJONI -drejtori i Bankës Kursimeve dega Pukë; Zef PRENDI, Prel DEDAJ - drejtues të Komisariatit, Pukë; Ndoc FAZLLIA - drejtor i Fermës Pukë dhe zëvendës Ministër i Bujqësisë; Nikoll DEDA - drejtori i shëndetësisë Pukë dhe kryetar i Urdhërit të Stamatologut të Shqipërisë; Prel GJOKAJ - Kryeprokorori i rrethit Pukë; Gjergj SOKOLI - drejtori i Ndërmarrjes së Përpunim Drurit të rrethit Pukë një ndër ndërmarrjet më të mëdha në vend; Dr. Shk. Viktor Maluta - drejtor i stacionit bujqësor të rrethit Pukë, si dhe drejtor i kopeshtit zeologjik dhe drejtor i institutit të siguris ushqimore dhe veterinare Tiranë; Filip GJONI dhe Sokol VATA - drejtor të Ndërmarrjes Pyjore të rrethit Pukë; Fran VUKAJ - drejtor i Pallatit të Kulturës Pukë; Enver SULEJMANI - Drejtor i Spitaltit Pukë dhe kryetar i Keshillit Bashkiak Pukë; Nikoll KOLA dhe Zef KOLA - drejtor të Ndërmarrjes Minerare Fushë - Arrëz, etj.
Por dhe Kryetaret e Partisë Demokartike te rrethit Pukë Lek HAJDARI, Gjergj SOKOLI dhe Prel DEDAJ, dhe shumë e shumë intelektual dhe punonjës të niveleve tjera, saqë mendohej se, do ti shërbente më mirë popullatës, vendosja e administratës së rrethit Pukë në Tmug të Berishës apo në Fushë të Iballës të cilat janë dhe zonat qëndrore të viseve të Pukës.


Gjithashtu në krye dhe ballë të biznesit pukjanë dhe kombëtare gjatë kësaj periudhe u renditën edhe shumë biznesmenë të kësaj zone si: Shoqëria “Gjoka Konstruksion” me President - Rrok GJOKA njëkohësisht edhe kryetar i “Sofrës Pukjane” dhe Ndërtuese dhe koncensionare i Rrugës së Arbërit njerës nga veprat inxhinierike më të vështira në vend, Shoqëri e renditur për disa vite rradhazi në një nga 4 (katër) kompanitë më të mëdha shqiptare; shoqëria “ANK” me president Ndue KOLA; Shoqëria “Juniku” shpk me presidetnt Dede MALUTA; Shoqëria “Shpresa Al” shpk me president Lush OSMANI; Shoqëria “Vila L” me president Lazer MËHILLI; Shoqëria “Filipi CO” me president Filip GJOKA me tregtimin e bimëve medicionale deri në SHBA; Shoqëria “Skela Syla” me president Petrit SYLA; Ndoc MUSTAFA i mirënjohur në fushën e Hotelerisë që në vitet e para të demokracisë me hotel “ELER” i famshëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe në vijim me filialet e tij ; Shoqëria “Jurgen” Shpk me president Lodovik HASANI; Exchange “Toshi & Eli” shpk me president Tosh VATA; Shoqëria “Drini” Shpk me president Ndue MARTINI; Shoqëria “Riviera” Shpk me president Kujtim KOLA, etj.


Janë të shumtë intelektualet e kësaj treve të cilat me punën dhe përkushtimin e tyre janë të përfshirë dhe japin kontributin e tyre lokal, rajonal dhe kombëtar.
Berisha dhe Thaç-i, janë dy degë të trungut iliro-arbnorë, ndër më kryesorët , të lashtit e të lavdishimit, të cilët në udhëtimin e tyre shekullorë kanë lanë gjyrmë të pashleshme në historinë tonë kombëtare dhe banoret e këtyre anëve studiuesi “Carlton S. Coon” do ti quante si “GJIGANDËT E MALEVE”.








Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes