l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 




EMIN DUNGA, “arkitetkti” popullor i Arrnit

Pushtuesi italian do ta vinte përballë togës së pushkatimit për faktin se kishte ndihmuar dhe strehuar Misto Treskën, por arrnori i moçëm Emin Dunga nuk do të frigohej. Me zgjuarsinë natyrale që e karakterizonte dhe me zotësinë e tij të spikatur ai do t’i kalonte rreziqet. Për këtë shfrytëzoi dhe përvojën e fituar gjatë kryerjes së detyrave të rëndësishme, që nga Malësia e Madhe në Kukës, Prizren, Gostivar etj, pasi kishte kryer kursin e nënoficerëve në kohën e Mbretërisë Shqiptare.
Stoik ndaj pushtuesve të huaj, arrnori Emin Dunga do të përkrahte Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, si propogandues dhe organizator i saj. Ai qe ndër organizatorët e Kuvendit për mobilizimin e forcave që do të inkuadroheshin në formacionet partizane, kuvend në të cilin, një bashkfshatar i tij do të shprehej se : “Lufta don djem dhe jo cullë!” E kështu e gjithë krahina u përfshi në lufëtn e Lavdishme Nacionalçlirimtare. Pas çlirimit situata ishte e vështirë edhe për shkak të analfabetizimit që zotëronte, por Emin Dunga do të ishte i gatshëm për cilindo që t’i lexonte letrën e një ushtari që i vinte me postë nga Kukësi, Kalisi, Lura, Reç e Dardha e deri nga Ymishti i Bajrakatarit.
Emin Dunga që kishte lindur në vitin 1900 jetoi 71 vjet (vdiq më 1971) në Arrëz të Kukësit. Vetë emri i zonës “Arrëz” dëshmon mjeshtrinë e tij të punimit të arrëzave, ku çdo gur e vinte në vendin e vet, çdo brinjë e sistemonte të mos shembej, duke e bërë të dobishme për banorët e këtushëm. Së bashku me vëllezërit: Maliqin, Osmanin, Evoklin, do të përbënin një familje të kompletuar, me krojin, vijat, mullirin e blojes e rrugën deri tek stanet.


Emin Dunga ishte “arkitekt” popullor në jetën e grupit vëllazëror. Po ashtu ai ishte i kudogjendur në dobi të komunitetit në bashkëpunim dhe konsultim të përhershëm me bashkëfshatarët e tij: Has Doçi, Hysen Sula, Murat Kadriu, Kamer Dika etj. për të vendosur rregullat e radhët e punës sipas stimëve, për stanet apo për kararet e katundit. Ndaj dhe Ai kujtojet me respekt e nderim të veçantë nga Familja dhe bashkëfshatarët e tij.
Zaim SEFA





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes