l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Presidenti Meta dekoron kryetarin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”


“MJESHTËR I MADH”, titull i merituar për kryepensionistin FAIK XHANI

 

Me rastin e Ditës Botërore të të Moshuarve, (1 tetor 2020) Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi kryetarin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”, Faik Xhani me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Në vlerësim të devotshmërisë dhe përkushtimit në të gjitha detyrat që ka kryer; për ndihmën e pakursyer në themelimin, drejtimin dhe funksionimin e disa organizatave joqeveritare në vendin tonë; si hulumtues serioz, publicist dhe autor e redaktor i disa librave me vlera artistike dhe publicistiko-letrare, si dhe për kontributin e veçantë në ndihmë të pensionistëve të Shqipërisë dhe njerëzve në nevojë”.


Në ceremoninë solemne të dekorimit të zhvilluar në Institucionin e Presidentit të Republikës, në prani të përfaqësuesve të shoqërisë civile, drejtuesve të OBVL: kryetarit kolonel Myfit Guxholli, nënkryetarit Muharrem Gjoka, Sekretarit të Përgjithshëm Halil Rama, aktivistëve të mbrojtjes së të drejtave të të moshuarve, intelektualëve dhe gazetarëve, Kreu i Shtetit u shpreh se ky vlerësim ka një simbolikë të madhe sepse bëhet sot, në datën 1 Tetor, Ditën Botërore të të Moshuarve.
“Ky vit është i rëndësishëm, sepse shënon 30 vjetorin e Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. Fatkeqësisht, ky përvjetor ndodh në një situatë emergjence, si COVID-19, që sjell rreziqe të mëdha, veçanërisht për moshat më të vjetra. Sot në botë kemi ndryshme rrënjësore demografike, me një rritje të madhe të numrit të të moshuarve, numër i cili do të vazhdojë të rritet edhe në dekadat e ardhshme.


Zgjatja e jetës duhet parë si një mundësi e jashtëzakonshme, jo vetëm për të moshuarit, por edhe për familjet e tyre dhe për të gjithë shoqërinë. Ajo sjell mundësinë që të moshuarit të vazhdojnë të kontribuojnë në shumë mënyra si për familjen dhe për komunitetin”,- tha kreu i shtetit.
Më tej Presidenti meta theksoi se Z.Xhani është dalluar gjatë gjithë jetës së tij si veprimtar aktiv shoqëror, duke kryer me devotshmëri edhe detyra të ndryshme si nismëtar e kontribues për themelimin dhe funksionimin e disa shoqatave jofitimprurëse, që kanë ndihmuar fëmijët jetim, moshën e tretë dhe familjet në nevojë.


Kreu i shtetit përsëriti thirrjen drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore, veçanërisht atyre të kujdesit shëndetësor, që të punojnë fort për përmirësimin e mirëqenies së të moshuarve.




Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes