l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Shënime për librin ‘’Malli për Gjergjevicen’’ të autorit Liço Liçi



‘Vendlindja, një pasaportë që të ndjek pas ngado që të shkosh

Nga Liljana MUÇA

Kohët e fundit në një takim pune me anëtarë të shoqatës ‘’Opari’’më bie në dorë libri ‘’Malli për Gjergjevicen’’ e autorit Liço Liçi, një përmbledhje poetike me krijime popullore. Libri ka në përmbajtje poemën’‘Për mall të vendlindjes’’ me plot 1.146 vargje, po ashtu 80 toponime,të cilat japin më së miri vlerat autoktone të vendlindjes. Në liber përfshihet edhe një cikël krijimesh kushtuar secilit fshat të krahines së Oparit më vecantite e tij,si edhe krijime për mjeshtrat e hershëm të përpunimit të gurit që me talentin e tyre bënë emër në krahina të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nëpër botë.

Profili krijues
Liço Liçi i biri i Neimit dhe i xharies ka lindur në v.1955, në fshatin Gjergjevice të Oparit të Korçës. Pas viteve 90’kur në Shqipëri pati një shpërbërje demografike, për arsye ekonomike familja e Liços u vendos në Tiranë,por siç pohon edhe vetë ai ,një pjesë e shpirtit të tij ka mbetur atje në fshatin e lindjes ku përballë qëndron hijerëndë Ostravica.
Ndërsa lexon dhe sytë rrëshkasin nëpër vargje, mendja e paraprirë nga vështrimi të shfaq një panoramë mahnitëse që të ngjall kureshtje për cilindo qe nuk e ka parë ndonjëhere atë vënd,por që e imagjinon,sepse pema mjeshtërore e Licos ta jep këtë mundësi; ku nëpërmjet një tingëllimi melodioz si në kengët popullore degjon çak-çuket e çekanit dhe të daltës mbi gurin,dëgjon daullet e dasmave ku në ritmin e tyre luhet vallja e burrave dhe e grave veshur me kostumet tipike të krahinës,ndjen aromën e tërfilit në livadhe ku kullosin bagëtita, ndjen aromën e qumshtit të ngrohtë të sapo mjelur në kusitë plot e përplot,ndjen gëzimin e festave rituale me mish qingji pjekur në hell dhe me kupa dollish urimi për njëri-tjetrin.
Kur çdo krijuesi i bëhët rëndom ajo pyetja klasike se cili është burimi i frymëzimit të tij,poeti popullor Liço Liçi e jep me krenari përgjigjen për nënë Xharien. “Unë qysh në femijëri kam dëgjuar këngë dasmash të kënduara nëpër oda. Nëna kishte aftësinë ta hijeshonte më shumë një këngë me vargje të shtuara që tingëllonte embël në veshin tim. Unë mahnitesha nga aftësia e saj, nga ëmbëlsia e fjalës që vinte tek unë si aromë trëndafili.Ndjeja dicka brënda meje , që shpërtheu kur në dorë mora daltën dhe kur në xhep mbaja blloqe për të hedhur fjalët e shpirtit…..’’
“O ti dritë e diellit/ O ti dritë e hënës/ Kush i lau në jetë/ Të gjitha borxhet e nënës?”
Kete mesazh te poetit rus Pushkin , sa gjithëpërfshirës, aq edhe personal, poeti Lico Lici përcjell sakrificat sublime të nënave për fëmijën, e si për rrjedhojë kushdo fëmijë ka detyrimin t’i vlerësojë ato sakrifica.
Poema hapet me nje kredo madheshtie e krenarie bashkë për vendin e lindjes që të kujton si për analogji poetin anglez Xh.G.Bajron,aq të dashur për shqiptarët,kur ai zbret me anijen e tij në brigjet e Sulit.
“Nga Kulat zbret tatëpjetë,/Një grykë që të zë frika,/ Papritur ballëpërballë,/Të dël Gjergjevica”.
Por duke shfletuar faqe pas faqeje,lexuesi gjen në poeme edhe motive Naimiane , të përceptuara keto në këndvështrimin individual të autorit .
Kur delje te Rrripa,/Në pyje ,në brinja,/ Degjoje ne Korë/ zile dhe këmborë.
Me ndjesinë e së bukurës janë dhënë të detajuar portrete burrash dhe grash gjergjevicare ,qe te lënë të kuptosh dlirësi , harmoni dhe paqe shpirtërore.
Burrat kapedanë,/ Gratë si sorkadhe/ Gushën më gjërdanë,/Vallja punë e madhe/ Cupat si thelleza,/djemtë si luanë / Me qostek e tirqe /Baluket mënjëanë.
Po t’ia besh edhe një herë Liços ate pyetjen se nga kush e ka mesuar përpunimin e gurit , te thote : ‘’……Po zor qe gjen oparak qe nuk di të punojë gurin, por unë i kam kushtuar rëndësi si ta vendos atë në modeliimn e objektit që kam ndërmend të realizoj.Dhe kur ia kam arritur qëllimit jamë ndjerë mirë shpirtërisht ashtu si kunder kur hedh në letër vargjet…”
Janë këto fjalë të thëna sinqerisht që përcaktojnë profilin e tij krijues prej artisti,ku merr formë guri dhe të ngjall emocion fjala. Jo pak punime guri kanë dorën dhe mendjen e Licos, jo vetëm në Opar, por edhe në mjaft krahina të Shqiperisë; në ndërtime cezmash, pusesh e harqe portash, ka vendosur qoshe dhe ngritur shtëpi. Lico si cka gdhendur gurin me cekic e daltë duke e bërë atë të pëlqyer për syrin, ashtu ka gdhendur me fjalën e shpirtit portretet e bashkëfshatarëve të tij, të luftës, të punes, me besë, trimëri dhe bujari ngado ku punuan dhe bënë emër si gjargjevicarë. E kështu në sytë e mendjes së lexuesit, qoftë Suli, Gjergjevica apo madje gjithë Opari sic e përshkruan edhe N.Naci qe me klimën dhe bukuritë natyrore i ngjan një Zvicre të dytë, të jep imazhin e sekuencave te një filmi dokumentar ku pasi e ka parë si të tille të pushton një ndjenjë krenarie dhe malli për vendin tënd.
Një perceptim kaq dinamik i jetës për fshatin e tij të lindjes, i ka kapërcyer kufinjtë e moshës edhe më të hershme të autorit,të jep të kuptosh se ai i ka dëgjuar me interes ato histori, bëma trimërishë, tradita e doke , figura duarartë zanatlinjsh që jetuan e punaan me nder në atë truall toke që quhet Gjergjevicë.
Persa i perket stilistikës letrare autori ka përdorur më dendur figurën e krahasimit, epitetin dhe tek-tek personitifikimin.
Krahasimet e gjetura perkojne ne harmoni me mjedisin .Ja disa te tillë:Si krahet e shqipes,…….si tepsi, vargmalet si jele kali,dielli që djeg si prush,uji si fildish,apo krahasimi i zgjatur; Natën me hënë ,Gjergjevica ngjan si Stambolli .Sic thamë,autori i cili njeh mirë vendlindjen ku s’ka lënë arë, mal e lëndinë pa shkelur e ka sjell në vargje përmes toponimeve të shumta si : Kulat,Kroi i Kovacit,Kroi i Jaces,Bregu i Gjinishit,Përroi i Hajdutit,Mocali i Madh,Qafa e Kumbullës,Qafa e Shullerit e dhjetra të tjera që indentifikojne secili nje ngjarje.
Kur e pyet se malli per Gjergjevicn, a është shuar sadopak vetëm përmes vargjeve për të .Vë buzën në gaz dhe përgjigjet: “Vargjet janë për te mos humbur dashuria për vendlindjen, janë për t’ua lënë atë dashuri fëmijëve të mi e brezave të tjerë që do të vijnë.Unë kam rindërtuar shtëpinë atje dhe shkoj herë pas here…. bile krahas paisjeve të kohës, për t;i kthyer në një farë mase indentitetin e së shkuarës,kam shtruar qilimë të punuar në vegjë,postiqe të leshta dhe objekte dekorative mbi oxhak të asaj kohe ,sic është një llampë me vajguri dhe poce të qelqtë,të cilen e bleva tani se fundi…..’’
Si përfundim i këtij shkrimi them, se ky akumulim vlerash që poeti popullor Lico Lici ka përjetuar, bejnë që sot e kësaj dite guri dhe fjala të marrin frymë në krijimtarinë e tij.Ndërsa unë për veten time them se e kam parë Gjergjevicën përmes vargjeve të autorit edhe pse nuk e kam shkelur.





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes