l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Presidenti i Republikës SH Z Ilir Meta i uron ditëlindjen e 100-të veteranit të OBVL-së, ish luftëtarit të Çetës partizane të Dibrës


Hamit Balla, një shekull jetë në shërbim të komunitetit

Halil Rama

“22 Tetor 2020 në Sukth, në shtëpinë e veteranit shekullor të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, Hamit Balla, për t’i uruar jubileun e artë, 100-vjetorin e lindjes.I lumtur të kalonim momente festive në një mjedis të ngrohtë, së bashku me dhjetëra të afërm e miq të familjes Balla, nga Hurdhë Muhuri i Dibrës, të shquar për tradita patriotike.
Rrallë ke mundësi të takosh një shembull kaq frymëzues personaliteti si Hamit Balla, ku të jenë jetësuar në mënyrë madhështore atdhedashuria, patriotizmi, fisnikëria, trimëria, mençuria dhe urtësia e dibranit.
Me memorie të kthjellët, si luftëtar i pamposhtur në Luftën e Dytë Botërore, ndamë shumë vlerësime për gjithçka ka ndodhur në Shqipëri këtë shekull dhe mësimet që duhet të nxjerrin gjeneratat e reja për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve të së kaluarës.
Nuk pata kënaqësi më të madhe se të këndonim së bashku “Na këndojnë pushkët nëpër kulla” të rapsodit të madh dibran, Qerim Sula.
E festofsh shekullin e dytë të jetës tënde me shëndet të plotë e mbarësi, Hamit Balla”,-shkroi Presidenti i RSH SHT Ilir meta në faqen e tij në facebokk menjeherë pas vizitës që bëri në familjen e veteranit Hamit balla në Sukth.

Kush është Hamit Balla

I edukuar me ndjenën e atdhedashurisë, Hamit Balla që kishte lindur në Hurdhë Muhurr të Dibrës më 19 tetor 1920, si edhe disa bashkëfshatarë të tij që aso kohe gjendeshin si argatë në Durrës, do ta priste me armë në dorë pushtuesin fashist më 7 prill 1939. Dhe nga ajo kohë, ai nuk do të shkëputej nga radhët e luftëtarëve që urrenin pushtuesin fashist. Madje që me krijimin e Çetës partizane të Dibrës të komanduar nga Haxhi Lleshi ai do të gjendej në radhët e kësaj çete.
Por mirënjohjen ai e nis pikërisht në kohën e fëmijërisë së tij, kur falë kontributit të prijëstit e filozofit popullor Dine Hoxha, në Hurdhë Muhurr ku ai ka lindur, më 1930 u ndërtua shkolla fillore, që i mundësoi të marrë njohuritë e arsimimit bazë. Me mbarimin e fillores Hamiti do të gjendej përkrah Dine Hoxhës për një kohë të gjatë, në të gjitha nismat e tij në dobi të komunitetit.
Në muzeun Historik të Rrethit Dibër, gjejmë të afishuara dy shtëpitë Bazë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nga kjo krahinë, atë të Llan Devës në Hurdhë Muhurr, Hazis e Ramadan Hoxhës në Muhurr. Ndërkohë që e tillë ka qenë edhe shtëpia e Islam Miklit në Muhurr. Këto shtëpi qenë bërë strehë për partizanët si dhe burim i furnizimit të tyre me bukë, bulmet e veshëmbathje, veçanërisht për partizanët e Çetës së Dibrës dhe komandantin legjendar të saj, Haxhi Lleshin. Pikërisht një natë dimri të vitit 1942 në kullën e Llan Devës u gjend edhe djaloshi 22 vjeçar Hamit Balla, i cili pasi dëgjoi thirrjen e komandantit Haxhi Lleshi, nuk u kthye më në shtëpinë e tij, ndonëse ishte djali i vetëm i saj, por iu bashkëngjit radhëve të çetës së tij. Përfshirja e Hamit Ballës si edhe dhjetra muhurrakëve në Lëvizjen Çlirimtare vjen nga ndjenjat antifashiste dhe patritotike të tyre.
Kësisoj Hamit Balla gjatë viteve 1942 - 1943 ishte një nga partizanët aktivë të lëvizjes Nacional- Çlirimtare. Bashkëkohësit e mbajnë mend si një ndër luftëtarët e vijës së parë të frontit në betejat që ka zhvilliar Çeta e Dibrës dhe më pas në komandën e vendit deri sa Shqipëria u çlirua..
Por krahas “Statustit të veteranit të LANC-it ai mban dhe ndjehet krenarë edhe me dy Medalje Pune të akorduara nga Presidiumi i Kuvendit Popullor: E para e datë 7.5.1968, dekret nr.4393, “për kontributin e dhënë në hapjen e kanalit vaditës 14 km i gjatë, i cili do të vadisë 400 ha tokë të Fushë Muhurrit”, dhe e dyta, me dekret nr.4593, datë 20.11.1969, me motivacionin e drejtimit me kompetencë e përkushtim të këshillit popullor të fshatit.


Funksionin tejet të rëndësishëm për kohën, të kryetarit Popullot të fshatit Hurdhë Muhurr, Hamit Balla e ushtroi për 28 vjet rresht. Në kryerjen më së miri të kësaj detyre shoqërore ai shfrytëzoi edhe përvojën si ish punëtor shembullor i minierës së Selenicës gjatë viteve 1953-1955, si dhe të shërbimit te detyruar ushtarak në moshë madhore.
Talentin dhe aftësitë organizuese e drejtuese ai do t’i demostronte edhe në shmangien nga detyrimet e mbrojtjen nga penalizimi të atyre bashkëfshatarëve që për arsye të forta familjare nuk mund t’iu përgjigjeshin disa detyrave aburde të pushtetit të asaj kohe. Ndaj edhe sot në moshën 100 vjeçare respektohet e nderohet nga bashkëfshatarët e tij, në vendlindje por edhe këtu në Sukth ku jetojnë e punojnë aktualisht.


Me të njejtën përgjegjësi e përkushtim do të vijonte Hamiti edhe për 13 vjet të tjera, derisa doli në pension, në ish-minierën e mermerit, për shkatërrimin e së cilës nga eksponentë të papërgjegjshëm në këto vite të tranzicionit të tejzgjatur ai ndjen keqardhje të thellë.
Hamit Balla mbushi plot 100 vjeç. Familjarët, miqtë dhe të afërmit krenohen me jetën, mendjen dhe veprën e këtij vigani, luftëtar e patriot, pjesëmarrës me armë në dorë në Luftën e lavdishme Antifashiste Antifashiste Nacionalçlirimtare, ish-pushtetari më jetëgjatë vendor i vendlindjes së tij dhe i urojnë atij jetë sa më të gjatë me shëndet të plotë e mendje të kthjellët.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes