l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

• Një takim i ngrohtë e miqësor i kryetarit të OBVL-së, kolonel Ing.Myfit Guxhollit, sekretarit të Përgjithshëm z.Halil Rama, anëtarit të Kryesisë së Organizatës sonë, nënkolonel Ali Demushi dhe përgjegjësit të sektorit të organizimit z.Trifon Llupo, me Znj.Leme Xhema, ish-nënkryetare e komunës së Preshevës pati në fokus vlerësimin e personalitetit të gjeneral-major Veli Dedi.


Gjeneral Veli Dedit t’i jepet dekorata “NDERI I KOMBIT

Znj.Xhema, mbesë e Heroit të Popullit Veli Dedi shprehu mirënjohjen për propozimin që OBVL i ka bërë Presidentit të Republikës për t’i akorduar luftëtarit internacionist, patriotit e trimit të madh shqiptar nga Kosova dekoratën “Nderi i Kombit”.

Kryesia e Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ (OBVL), duke i shprehur mirënjohjen më të thellë për mbështetjen që i ka dhënë organizatës sonë, I ka propozuar Presidentit të Republikës SH T Z.Ilir Meta për të vlerësuar gjeneral-major Veli Dedi me Dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “PATRIOT E TRIM I MADH SHQIPTAR NGA KOSOVA, LUFTËTAR INTERNACIONALIST PËR LIRINË E POPULLIT SPANJOLL E FRANCEZ, NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE 1936-1945, HEROI I POPULLIT SHQIPTAR”.
Kur fashistët e Frankos iu versulen Spanjës Republikane në 1936-ën Veliu u nis në mbrojtje të lirisë së popullit spanjoll bashkë me Asim Vokshin, Ramiz Varvaricen, Xhemal Koden, Zëf Hotin, Musa Fratarin, Thimio Gogozotin Petro Markon, Justina Shkupin, Skender Luarasin etj. Veliu fillimisht luftoi me Brigaden “Garibaldi” përkrah brigadave internacionaliste të 57 vendeve të botës, përfshirë batalionin “Abraham Linkoln” të Amerikës. Frontet kryesore ku luftoi ai ishin fronti i Madridit, Aragonës, Barcelonës, Ebros etj. Në vitin 1937 gradohet kapiten dhe u emrua shef i Xhenios dhe shef operativ i Divizionit të Ebros. Për aftësitë që shfaqi në fushën e luftës dhe betejat e zhvilluara, me guximin dhe trimërinë që e karakterizonte në çdo front të luftës në 1938 dekorohet me Urdhërin “Kavalier i Lirisë” .
Në vitin 1939 kur Revolucioni Spanjoll u mbyt me gjak nga fashistët e Frankos e Musolinit, Veliu me shumë antifashiste të tjerë kaloi nga Spanja në Francë, për të vazhduar më tej luftën kundër pushtuesit nazist të Francës. Pas çlirimit të Marsejës në vitin 1945- së Veliu me repartin e tij luftoi në frontin Italo – Francez të Nicës po me atë trimëri e vendosmëri .
Por Veliu, sytë e zemren i kishte gjithnjë te Atdheu, Shqipëria, Kosova e trojet etnike shqiptare, kështu që në vitin 1946 kthehet në Shqipëri me graden e majorit francez, së bashku me bashkëshorten e tij Elena, një italiane, antifashiste dhe bashkëpunëtore në Marsejë e cila iu bë krah gjatë gjithë jetës së tij.

Nga viti 1946-1955, Veli Dedi kreu disa detyra shtetërore në Shqipëri si: Drejtor i Xhenios në Ministrinë e Mbrojtjes, Komandant për Granizonin Ushtarak të Tiranës dhe Drejtor i Arkivit të Shtetit Shqiptar.
Gjatë kësaj periudhe u gradua Gjeneral major dhe iu dha titulli i lartë “Heroi i Popullit Shqiptar”.
Pas daljes në pension, Gjeneral Veli Dedi u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për shumë vite me rradhë dhe njëherësh u zgjodh Anëtar i Forumit Drejtues të Federatës Internacionale të Rezistencës Antifashiste Botërore (FIR).
Gjeneral major Veli Dedi për dy dekada u zgjodh deputet i rrethit të Tropojës (Malesi e Gjakovës), populli i të cilit, me malësor, intelektual e ushtarak, të rinjë e të moshuar e mbajten në mesin e tyre, në votrat e tyre, si njeriun e veçantë të zemres së tyre, për përfaqësimin e denjë që u bënte ai në Kuvendin e Shqipërisë, për zgjidhjen e halleve e problemeve që kishin, si për shkollimin e fëmijëve, për gjëndjen shëndetësore, për punësimin, për rrugët e kushtet e jeteses .
Vleresimi i kontributit të gjeneral Veli Dedit, duke e dekoruar me “Nderi i Kombit”, do të ishte vlerësim për Organizatën tonë të Bashkuar të Veteranëve të LANÇ, e cila prej 26 vitesh që nga krijimi i është përkushtuar edukimit atdhetar të shoqërisë dhe të brezave.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes