l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kryesia e OBVL-së dhe Familja, homazhe në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit të Popullit dhe “Nderit të Kombit”


Një rrugë me emrin “Gjeneral Rrahman Parllaku”

Nga Sakip CAMI

Për të përjetësuar emrin dhe veprën e gjeneral Rrahman Parlakut - Hero i Popullit dhe Nderi i Kombit, duke konsideruar propozimin e Kryesisë së OBVL-së (Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ-it), administratori i Njësisë Administrative Nr. 2, Tiranë, z. Florian Pullazi, i ka propozuar kryebashkiaut Veliaj që segmenti rrugor që bashkon rrugën “Ali Demi” me rrugën “Petro Nini Luarasi” të emërtohet “rruga ‘Gjeneral Rrahman Parllaku’”. Banorët, së bashku me ndërlidhësin me komunitetin, kanë shprehur dakordësinë me këtë propozim. Ky do të ishte vlerësimi më i mirë që iu bëhet qytetarëve të metropolit shqiptar në kuadrin e 100- vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë.
Para 18 muajsh, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, Bashkia e Tiranës e nderoi atë me titullin “Simbol i qytetit të Tiranës”. (Në 95-vjetorin e lindjes, gjeneral Parllakut i është dhënë nga Presidenti i Republikës dekorata e lartë “Nderi i Kombit”). Kryebashkiaku Veliaj e vlerësoi Parllakun si një nga figurat emblematike të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që sfidoi edhe regjimin e diktaturës komuniste, si simbol i gjallë i kujtesës patriotike, qytetare dhe historike. Dhe në të vërtetë, ai qe kthyer në simbol të gjallë të kujtesës patriotike, qytetare dhe historike.
Shqiptarët ndihen krenarë me jetën dhe veprën e “Heroit të Popullit” dhe “Nderit të Kombit”, që bëri gjithçka në shërbim të atdheut e kombit. Prandaj, edhe vlerësimet dhe nderimet ndaj veprës së gjeneralit janë plotësisht të merituara. Me gjeneral Parllakun ndihemi krenarë të gjithë. Ai ishte dhe mbetet përmendore e gjallë e traditës dhe e virtytit familjar të trashëguar ndër shekuj.

PËRKUJTOHET 1 VJETORI I NDARJES NGA JETA TË HEROIT TË POPULLIT DHE NDERI I KOMBIT, GJENERALIT RRAHMAN PARLLAKU

Në përvjetorin e parë të vdekjes së heroit, ndonëse në kushtet e COVID 19 OBVL, Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste të Popullit Shqiptar, të afërmit dhe familjarët organizuan një përkujtimore. Në emër të OBVL kurorën me lule në varrin e heroit e vendosi Kryetari Kolonel Myfit Guxholli dhe nënkryetari Muharrem Gjoka.
Më pas, nga vajzat e gjeneral Parllakut, Lirika, e Tatjana, si dhe nga nipërit Mazllumi e Hazbiu u organizua një takim-homazh në bar-lulishte 1 “Maji”.
Gjatë kësaj kafeje-homazh, sekretari i Përgjitshëm i OBVL, z.Halil Rama i njohu të pranishmit me propozimin e Administratorit të Njësisë Administrative Nr.2 Tiranë, që ë segmenti rrugor që bashkon rrugën “Ali Demi” me rrugën “Petro Nini Luarasi” të emërtohet “rruga ‘Gjeneral Rrahman Parllaku’”.
Rrahman Parllaku u lind në Novosej të Kukësit me 17 prill 1919. Ai u nda nga jeta në moshën 100 vjeçare me 15 shtator 1919, por njerëz si Rrahman Parllaku janë të pavdekshëm sepse bëmat e tyre janë të pavdekshme. Ai nuk vdiq kur u plagos dy herë gjatë luftës nacionalçlirimtare, nuk vdiq kur e burgosën dhe e internuan gjatë diktaturës komuniste. Nuk vdiq pasi nuk vdesin heronjtë e këtij populli të pavdekshëm.

Rrahman Parllaku është nga Novosej i Kukësit, nga Luma, nga ai vend ku nga një pasha turk e mbysnin për vjet ashtu siç thotë kënga popullore “Djemtë e Lumës nuk kanë dert, nga një pashë e mbysin përvjet”. Është nga ai vend ku serbët u zbrapsën me turp sepse udhëhiqeshin nga kryetrimat Ramadan Zaskoci e Islam Spahia. I rritur në këtë vend me kaq shumë tradita të mëdha patriotike nuk kishte si të dilte ndryshe, veçse të bëhej edhe Ai një hero i popullit shqiptar.
Djaloshi kuksian e filloi veprimtarinë e tij luftarake në Vlorë që më 28 nëntor 1941, ku shumë shpejt u bë drejtues dhe organizator i grupeve guerile të këtij qyteti të Jugut të Shqipërisë. Më vonë u bë komisar batalioni batalioni në Br V S, Zv Komisar i Br VIII S, komandant i Divizionit të V në nëntor 1944 dhe komisar i Korparmatës së II në prill 1945.
I plagosur në Kallarat të Kurveleshit dhe në Junik të Kosovës, ai është shembull i trimërisë mbarëkombëtare dhe i qëndresës njerëzore.
Rrahman Parllaku është njeriu që gjithë jetën e tij ja kushtoi luftës nacionalçlirimtare, ushtrisë shqiptare dhe çështjes mbarëkombëtare.
Drejtor Politik më 1948, Zëvendës ministër i mbrojtjes më 1952, Zëvëndes Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Leitnant me gradë të fituar në luftë dhe në betejat e mbrojtjes së atdheut, komandant i forcave tokësore, detare, ajrore dhe i logjistikës, ushtaraku që njihte çdo rrahje të zemrës së uhtrisë, ky ishte Rrahman Parllaku. Heroi i Popullit shqiptar, Hero i Popujve që luftuan dhe fituan në Luftën e II Botërore, Gjeneral Rrahman Parllaku u burgos nga diktatura komuniste sepse njerëz të tillë viganë, patriot dhe të përgatitur nuk i donte diktatura.
Por a burgosen viganët, a vdesin heronjtë. Sigurisht që jo. Përsëri në krye të Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Popullit Shqiptar qëndron Heroi i Popullit Rrahman Parllaku.
Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 shkon për herë të dytë në Kosovë në krye të një grupi të madhe veteranësh të LANÇ-it për të dhënë edhe një herë tjetër kontributin e tij. Në vitin 2002 si rrallë kush, kur politikanët dhe historianët strukeshin, Gjeneral Rrahman Parllaku deklaroi në një konferencë para Lordit Robertson , Sekretar i Përgjithshëm i NATO_s dhe Sekretar Britanik I Punëve të Jashtme se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë terroristë, por luftëtarë për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ata nuk vrasin gra e fëmijë. Ata mbrojnë të drejtat e tyre që pushteti ua ka mohuar.
Marrëveshja e Ohrit ishte rrjedhojë edhe e ngritjes së zërit para ndërkombëtarëve nga burra trima si Rrahman Parllaku.
Është fat që të kesh personalitete si Rrahman Parllaku. Provokimeve dashakeqe se Lufta Antifashiste e Popullit Shqiptar ishte luftë civile, ai i është përgjigjur me forcë në çdo media. LANÇ ishte një luftë e lavdishme që e rreshtoi popullin shqiptar përkrah fitimtarëve, përkrah aleancës antifashiste të Luftës së II Botërore.
Kombet i mbajnë në këmbë popujt dhe heronjtë. Heronjtë nuk mposhten. Heronjtë nuk vdesin. Rron lavdia e tyre. Rron dhe do të rrojë në shekuj Shqipëria që do t’i nderojë bijtë e saj.




Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes