l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

• Dega e Shoqërisë “Vatra”, nr:46 në Besebe-Arizona kryesohej nga oparakë, ku me përkrahjen dhe ndihmën e F.Nolit, nxorrën në dritë të vërtetën e rrembimit të Behares, një minorene nga fshati Gjonbabas, e rrëmbyer nga një oficer grek (Pandozollopus) në vitin 1914, ne kuadrin e luftës së Vorio-Epirit


Atë e bir, atdhetarë....

Nga Liljana Muça

Indicje e këtij shkrimi me profil të dyfishtë, u bë telefonata e Halil Rakip Tudasit (Llapanji), i cili më kërkoi një libër, ku bashkeshorti im i ndjerë Qemal Gegollari kishte shkruar për veprimtarinë patriotike të babait të tij në SH.B.A, si anëtar i shoqërisë “Vatra”, dega nr:46 Besebe-Arizona të Bostonit. E teksa ia premtova librin pirja e një kafeje me atë, më bëri të njoh më mirë dy patriotë atdhetar nga fshati Tudas i Oparit. Biseda gjithë emocion dhe krenari për babain, rrodhi natyrshëm nga goja e Halil Llapanjit tashmë 95-vjecar.
Një tufë me dokumenta mbi tavolinë deshmonin më së miri për aktivitetin patriotik , të dy oparakëve átë e bir nga Tudasi.

Cili ishte Rakip Tudasi (Llapanji)?
Rakipi lindi në fshatin Tudas të Oparit në v.1893 nga një familje atdhetare dhe punëdashëse. Që në moshë të re ndjeu mbi shpatulla peshën e vuajtjeve dhe të shfrytëzimit. Për të siguruar bukën e gojës dhe për një jetë më të mirë, në vitin 1914 emigron në SH.B.A. Atje në Amerikën e largët filloi kalvari i ec e jakjeve, i mundimeve për gjetjen e një pune. Provoi lloje të ndryshme punësh deri në ato më të rendomtat ,me pagesa minimale. Gjithësesi, vështirsitë ishin sfida për të vlerësuar më mirë mundin dhe djersën e tij. Rakipit iu dha mundësia që të njihej me shumë emigrantë shqiptarë me ide përparimtare dhe sëbashku me ata, punoi fort për të ruajtur ndjenjën kombëtare. Si një ndër veprimtarët e flaktë shqiptarë ai u bë anëtar i Shoqërisë “Vatra”, në degën nr:46 të Besebe-Arizona të Bostonit, ku kryetar i asaj dege ishte xhaxhai i tij Feko Tudasi. Per shoqërinë ‘’Vatra’’ dhe për fondin ‘’Shpëtimi i Shqipërisë’’, Rakipi ka dhënë ndihma te konsiderueshme financiare.
Dega e Shoqërisë “Vatra”, nr:46 në Besebe-Arizona kryesohej nga oparakë, ku me përkrahjen dhe ndihmën e F.Nolit, nxorrën në dritë të vërtetën e rrembimit të Behares, një minorene nga fshati Gjonbabas, e rrëmbyer nga një oficer grek (Pandozollopus) në vitin 1914, ne kuadrin e luftës së Vorio-Epirit. Ishte këmbëngulja e Rakip Tudasit, Mestan Gjonbabasit dhe anëtarëve të tjerë të Shoqërisë “Vatra” që vërtetuan në gjyq , se minorenia nga Opari ishte rrëmbyer forcërisht nga oficeri grek, me qellim birësimi. Falë tyre u bë i mundur riatdhesimi i vajzës oparake.
Rakip Tudasi (Llapanji) ishte një nga 300 vullnetarët e lirisë, të Shoqërisë ‘’Vatra’’, të cilët erdhën në Shqipëri në vitin-1920, për të marrë pjesë në Luftën e Vlorës kundër pushtuesve italianë. Në vitin 1922 Rakipi shkon sërish në Amerikë për të vazhduar punën, por edhe si veprimtar i cështjes kombëtare. Me kthimin në Shqipëri (1924) mbas Revoluciont Demokratiko-Borgjez te Qershorit, ai punon si sekretar i Komunes se Lavdarit dhe më pas si kryeplak I fshatit. Rakipi shquhej si njeri i drejtëperdrejtë, i prerë dhe i zgjuar. Zotëronte dy gjuhë të huaja dhe gëzonte respektin e bashkëfshatarëve, vullnetarisht mori pjesë dhe drejtoi punimet në hapjen e rruges automobilistike Voskopojë-Gjergjerlicë.
Lufta NÇ e pozicionoi me armë në dorë kundër okupatorëve. Mori pjese ne Luften e Leskovikut dhe të Barmashit. Gjatë Operacionit të Dimrit kur ne Tudas hyne befasisht gjermanët, Rrakipi bën nje akt human , duke shpëtuar partizanen Veko Pojani , e cila punonte ne puntoritë e instaluara ne Tudas. Ai e futi ne shtepi duke i ofruar rroba fshatareje dhe në këtë mënyre ajo i shpëtoi pushkatimit te sigurtë. Në Operacionin e Qershorit të vitit 1944, Rakip Tudasi ishte anëtarë i KNC të fshatit dhe ndihmonte materialisht e moralisht. Shtepia e tij u bë nje nga bazat më të rëndesishme të luftës NÇ. Për merita të vecanta patriotike dhe atdhetare , nga ish presidenti Sali Barisha, me dekret Nr 374 dt.27.11.1992, është dekoruar me ‘’Urdhër për veprimtari patriotike të Klasit të Tretë’’ me këtë motivacion: ‘’Është aktivizuar me lëvizjen patriotike dhe më 1920 erdhi vullnetar nga SHBA për të marrë pjesë në Luftën e Vlorës’’.


Halil Rakip Tudasi(Llapanji) është i biri i patriotit Rakip Tudasit, i cili mban mbi shpatulla një kalvar jete 95-vjecare. Nis e tregon për peripecitë e jetës nga më të ndryshmet te fëmijërisë, të punës e luftës, deri aktualisht në kohën e sotme ku në mënyrë absurde ai ndjen një persekutim politik…..
Tregon për kohë të vështira ku të jemes, Hatixhesë I duhej të rriste dhe të kujdesej për tre fëmijët, mbasi Rakipi punonte si emigrant në Amerikë.


Kreu vetëm 4 klasë fillore në fshatin Lavdar, por sic thotë ai ’’E gjithë jeta ime më pas mu bë si një universitet packa se pa dipllomë…….’’ Ishte jo më shumë se 15 –vjec kur punonte me të atin si sipërmarres ndertimesh . Fillimisht përpunonte dhe mbante baltën, e më pas edhe pse akoma i ri me cekic e mistri , krahas ustallarëve filloi të ngrinte mur guri. Kurse mosha 18-vjecare e pozicionoi si partizan në Br.9-S, me komandant Irakli Bozo. Gjithësesi para se të dilte partizan ishte aktivizuar vetëm për 4 muaj me rininë balliste. Ndërkohë Halili arsyeton me të drejtë ‘’ A nuk ishte Konferenca e Pezës, një organizim Iiforcave te ndryshme politike per një luftë të përbashkët kundër okupatorit? Sigurisht që po. Ka patur pjesëtar të një familjeje që u pozicionuan në fronte të kundërta të luftës sic, Isa Kreka me Ballin , ndërsa i biri ra dëshmor i atdheut. Po tani, cfarë duhet t’i themi kësaj…….’’?!!! Dhe Halil Tudasi vazhdon të tregojë, se mbas clirimit të vendit mbeti ushtarak nënoficer efektiv i Ushtrisë në Mbrojtje, përgjatë kufirit të Kolonjës . Për korrektësi dhe disiplinë ushtarake në detyrë, komanda e ushtrisë ku sherbente e propozon për kandidat për t’u bërë anëtar i PPSH, por Komiteti I Partisë së Korcës nuk e aprovoi. Irrevoltuar dhe me ndërgjegje të plotë nga kjo padrejtësi politike vendosi ta lërë ushtrinë në vitin 1950. I kthehet punëve të shumta të jetës së fshatit dhe me humanizmin që e karakterizonte në kohën e zisë së bukës (v.50-54) ka ndihmuar materialisht mjaft familje bashkefshatare. Për keto vlera njerëzore të Halilit oraganet kopetente të Tudasit e kanë zgjedhur Sekretar Këshilli dhe Kryetar Fronti. (1954-1966)Halili ka dëshmi dhe fleta lavdërimi për mirëbërjen e detyrave të ngarkuara.


Në vitet 90-91 familja shpërngulet në Tiranë për një jetë më të mirë. Gëzon statusin e Veteranit të Luftës dhe në Nëntor të vitit 2012 ftohet si i Ftuar Nderi në 100 -Vjetorin e Pavarsisë. Për meritat patriotike dhe atdhetare të babait të tij ,Rakip Tudasi, Halili shpirtërisht gjykon se shteti I ka një “borxh” babait të tij në vënien e emrit të një rruge në Tiranë. Kerkesat drejtuar Bashkisë Tiranë në vitin 2014, 2016 dhe 2019 kanë rënë në vesh të shurdhër. Po ashtu i është drejtuar Njesisë Bashkiake Nr.3 dhe Drejtorisë së Artëve dhe Kulturës Tiranë për të njëjtën arsye, por asnjë përgjigje .Të lind natyrshëm pyetja –Përse ?? Administrata e Shtetit ka detyrën legjitime të kthejë përgjigje , sic qytetari ka të drejtën ligjore dhe morale të të dijë përgjigjen sidoqoftë ajo. Atëhere, administrate politike , burokratike apo të dyja bashkë?!





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes