l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Në luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, kjo vatër lirie shkëlqeu krah trevave të tjera

78- vjet më më parë u krijua çeta partizane e Martaneshi

Nga Teki Kurti
Martaneshi në të gjithë rrugëtimin e historisë tonë kombëtare ka qenë vatër dhe nyje lidhje e rëndësishme për Elbasanin- Dibrën-Matin e Tiranën, për zhvillimin e luftrave për liri e pavarësi.
Edhe në luftën Antifashiste, kjo vatër lirie shkëlqeu krah trevave të tjera, në ballë të luftës per liri. Me tribunin e lirisë, Baba Faja Martaneshi, kreshnikun Rrahman Lena, drejtuesit: Qazim Aliun, Avram Kojen, Lambi Dishnicën, Jani Fullani, Qazim Peshku, Ferit Myrtezai, Nesebi Ramen, Ibrahim Peshkun, Haxhi Llamin, Hysen Koxherrin, Ali Musten, Petrit Hakani, Sali Saliu , Jaho Shehu, Fetah Alcan, etj, bashkë me luftëtarë nga Martaneshi, Kostenja, Neshta e Zerqani, shkruan faqe me germa të arta në historinë e kombit tone.

Dëshmorë të trevës së Martaneshit.
1-Baba Faja Martaneshi- Hero i Popullit.
2-Shaban Kenga
3-Rihane Kenga
4-Haxhi Llami
5-Muharrem Alhasa
6-Demir Alhasa
7-Ramazan Alhasa
8-Riza Kenga
9-Merjeme Kenga
10-Rihane Kaça
11-Rustem Hasa
12-Hajdar Mali
13-Hysen Koxherri
14-Ramazan Isaku
15- Naim Gjoni




Kol.Ing. Myfit Guxholli Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes