l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Presidenti Meta vlerëson krijimtarinë produktive dhe cilësore të kryeredaktorit të gazetës “VETERANI”

“MJESHTËR I MADH”, VLERËSIM I MERITUAR
PËR GAZETARIN DHE SHKRIMTARIN HALIL RAMA

SHPENDI TOPOLLAJ

Nuk më duket shumë serioze, reagimi i ndokujt, që sa herë Presidenti i Republikës, dekoron figura të shquara të historisë; luftës, punës, artit, kulturës a sportit, nisin nga qesëndisjet, duke aluduar se ai e bën këtë për të shtuar radhët e përkrahësve të tij. Kjo tingëllon sa anadollake aq edhe disi qesharake, po të kemi parasysh se atributi i dekorimeve atij i është dhënë, dhe nga ana tjetër në Shqipëri ka mjaft njerëz që meritojnë të nderohen për cilësitë, vlerat, virtytet, ndershmërinë, përkushtimin, dhe kontributet në shërbim të Atdheut dhe popullit tonë. Qortimi duhet të orientohet nga mos ushtrimi sa duhet i kësaj të drejte, e cila synon për të ngjallur në popull optimizëm, krenari, nxitje për të ndjekur shembullin e më të mirëve. Prandaj, u gëzova kur këto ditë zoti President vlerësoi në Zall - Dardhë të Dibrës, njerëz të shquar të asaj treve, që i kanë dhënë lavdi asaj. Dhe akoma më shumë, u ndjeva mirë kur midis tyre pashë emrin e miku tim, njeriut të mrekullueshëm, gazetarit e shkrimtarit të palodhur, demokratit dhe atdhetarit të urtë Halil Rama që ju dha titulli “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin: “Për kontributin e shquar si shkrimtar, skenarist e publicist i cili në veprimtarinë e tij të gjerë ka pasqyruar më së miri historinë, kulturën, traditat e cilësitë identifikuese të shumë viseve shqiptare, veçanërisht të trevës së Dibrës, si dhe vlerat e shumë figurave të shquara të kombit shqiptar” .


Në 17 librat e tij (letërsi dokumentare) Halil Rama prezantohet si mjeshtër i profilit, duke krijuar personazhe si shembëlltyra që të mbeten në kujtesë. Tërë publicistika e tij është në një linjë vetëpërmbushëse, ku autori me mjeshtëri di të përveçojë protagonistë të veshur me detaje që vetëm syri i mprehtë dhe mendja pjellore i shpërfaq aq mjeshtërisht.


Konti rus Leon Tolstoi duke folur për punën është shprehur se “Pa punë njeriu nuk mund të ruajë dinjitetin njerëzor. Prandaj njerëzit bosh kujdesen për madhështinë e jashtme”. E solla këtë thënie të mençur, pasi më duket më i merituari për Halil Ramën, i cili në çdo vend ku ka punuar, ka mbetur po ai; i thjeshti, kokëuluri, dashamirësi, i qeshuri, fjalëpaku, pajtuesi dhe përherë, i palodhuri. Kjo është dhe arsyeja përse ky gazetar e shkrimtar i pa bujë është kaq dinjitoz, dhe ka aq shumë miq e shokë, gjë që bije në sy menjëherë në vaprimtaritë që organizon me shokët e tij, ku gjithmonë salla do të jetë e mbushur, me pjesëmarrës të të gjitha fushave. Nga viti 2003 që Halil Rama drejton gazetën “Veterani” organ i OBVL, çdo lexues ka gjetur në shkrimet e botuara, evokimin e ngjarjeve madhore të Kombit, përpjekjet për liri në shekuj, epopenë e lavdishme të Luftës Nacional - Çlirimtare, rolin e atyre që drejtuan formacionet partizane, kujtimin e dëshmorëve që dhanë jetën për atdhe, ndeshjen me bishën serbe të UÇK - së në bashkëpunim me Forcat e NATOS, ndikimin e SHBA në pavarësinë e Kosovës, dëmin që si kudo edhe te ne solli ideologjia komuniste, dhe kurrë nuk mund të gjesh një rresht të vetëm që të mbjellë përçarje.


Halilin, intuita e ka orientuar drejt madhështisë së një burri të papërsëritshëm, Heroit të Popullit, Nderit të Kombit, gjeneral - leitnant Rrahman Parllakut. Ai ka parë te ky personalitet i rrallë, genin shqiptar, të cilin nuk e thyen padrejtësitë e kohës, vuajtjet fizike dhe shpirtërore, nuk ja mpinë qartësinë e gjykimi as vitet e gjata të burgut dhe as dramat familjare, dhe që nuk i lejoi asnjëherë vetes që të ngrinte kokë ndjenja e hakmarrjes. Halili e lançoi staturën e tij prej patrioti të madh, brenda mundësive që lejonte arti gazetaresk dhe shkroi monografi të shkëlqyer për gjithësa ai bëri si drejtues ushtarak, politikan dhe Kryetar i OBVL. S`duhet harruar se edhe vetë i ndjeri dhe i paharruari Rrahman Parllaku, e donte me gjithë shpirt Halil Ramën dhe e merrte kurdoherë me vete, kudo që shkonte anë e kënd vendit. Por me fisnikërinë e shpirtit të tij, Halili ka lartësuar dhe përjetësuar në shumë e shumë libra, plot burra e gra që nuk kursyen asgjë për popullin e vendin e tyre. Nga ana tjetër, Halili, jo vetëm si gazetar me përvojë, por edhe si jurist, bën analiza të fuqishme në faqet e shumë gazetave të përditshme, duke u paraqitur si një opinionist vizionar e me kurajë dhe aspak partiak.


Për Halil Ramën e para është Shqipëria. Ai gjithmonë ka pasur për devizë thënien e poetit salaminas Euripidit “O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep Atdheut!” Ndaj dhe Atdheu e shpërblen birin e tij me atë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, si mirënjohjeje.



Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes