l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kujtime të Nexhip Vinçanit


Dr.Ymer Dishnica dhe Mukja, gusht 1943

Lidhur me problemin e “Mukjes”, marrëveshja dhe prishja e saj, gjithnjë më ka bërë të mendohem dhe të rezervoj dyshime që nga ajo kohë.
Kam qënë i pranishëm rastësisht, kur në Vithkuq në bazën ku ishin E.Hoxha dhe M. Popoviç, aty nga 10-15 Gushti i vitit 1943, sollën një trakt të hedhur në Korçë nga Balli Kombëtar në të cilin ishte botuar teksti i marrëveshjes së “Mbledhjes së Mukjes”, e firmosur nga përfaqësues në këtë mbledhje: Balli Kombëtar, Fronti Nacionalçlirimtar, Legaliteti.
Menjëherë E. Hoxha ja dha Miladinit duke i thënë përmajtjen e traktit. Miladini reagoi shumë ashpër ndaj kësaj marrëveshje dhe mbas tij dhe Enveri. Aty për aty u bë një reagim (përgjigje) sipas së cilës kjo marrëveshje nuk pranohej, probleme këto të njohura historikisht. Ajo që më ka bërë të mendohem dhe të rezervoj dyshime, lidhet me sa vijon: “Kur problemi ka qënë kaq i rëndësishëm, përse nuk shkoi vetë E. Hoxha në këtë takim, por dërgoi të tjerë, Ymer Dishnicën dhe Mustafa Gjinishin?” Mos ishte me e domosdoshme prezenca e tij në përgatitjet për inagurimin e Brigadës së Parë? A mund të besohet se Y. Dishnica dhe M. Gjinishi të firmosnin një dokument të tillë, pa patur parasysh mendimet dhe porositë paraprake të E.Hoxhës? Këto dy tre pyetje më ngacmonin të gjykoj: A mos ka në këtë mes ndonjë hile? Mos, ndoshta, për Enverin e Miladinin, mosmarrëveshja ishte paravendosur prej tyre. A mos ishte mendimi që, me këtë rast të “digjeshin” Ymeri e Mustafai? (dihet që ky i fundit është dyshuar si agjent i anglezëve). Veç kësaj edhe një problem tjetër më ngacmonte: Ymer Dishnicën e kam dashur e më ka dashur shumë. Për mua ai ishte me të vërtetë një intelektual më i zoti se Enveri dhe sipas mendimit tim ai ishte një udhëheqës me peshë për të ardhmen e Shqipërisë. Më vinte keq që ky njeri sfidohej e lihej në baltë, duke e diskretituar atë. Shoh këtu prapaskena që i paguan Shqipëria, populli dhe partiotët e ndershëm. Koha do t’i vërtetonte plotësisht këto dyshime, si ato të Qershorit për “Shtabin Ballkanik”, ashtu dhe tani, po luhej karta e Jugosllavisë dhe po bëhej “kurban” Shqipëria.


Vite më vonë , kur Y. Dishnica punonte si mjek dhe e pyesnin banorët për njerzillëk se si ishte me shëndet, thoshte me humor: “Jam shumë i sëmurë, vuaj nga një sëmundje e rrallë dhe e pashërueshme që quhet “Sëmundja e Mukjes”!







 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes