l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Presidenti Meta dekoron 38 figura të shquara patriotike për kontributin në Luftën e Vlorës të vitit 1920


Emrat e luftëtarëve të Vlorës, me gërma të arta në altarin e kombit

Drashovicë, Vlorë - 27 Gusht 2020. Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës zhvilloi një vizitë pune në Bashkinë e Selenicës, ku vlerësoi luftëtarë, drejtues të njësive luftarake, atdhetarë dhe patriotë të krahinës së Lumit të Vlorës, për trimërinë, patriotizmin dhe kontributin e shquar, në mbrojtje të interesave kombëtare ndaj pushtuesve italianë në vitin 1920.
Kreu i Shtetit, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Selenicës z. Pëllumb Binaj, përfaqësues të autoriteteve vendore, drejtues të shoqatave atdhetare, dhe qytetarë, vendosi një kurorë me lule në memorialin e Drashovicës, ku u përul me mirënjohje dhe respekt para veprës dhe herozimit të luftëtarëve të kësaj zone.
Presidenti Meta në fjalën e tij u shpreh: “Vlora e flamurit nuk mund të mos e ndante madhështinë dhe lavdinë e kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së 1920 me Lumin e Vlorës, me Bregun e Detit, me Labërinë dhe gjithë Shqipërinë!
Edhe pse emrat e luftëtarëve të Vlorës tashmë janë shkruar me gërma të arta në altarin e kombit, do të uroja që në të ardhmen ato të skaliten në mermerin e një basorelievi madhështor si ky i Drashovicës, ku prindërit t’u rrëfejnë nipërve dhe mbesave emrat dhe historinë e luftrave të të parëve të tyre. Por, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë kujtimit të tyre është që të gjithë bashkë të lartësojmë vendin tonë përpara kërkesave të kohës dhe zhvillimit.
Ta shndërrojmë gjithë trashëgiminë dhe potencialin njerëzor si komb në energji pozitive për evropianizimin e vendit” Ta ndërtojmë atdheun tonë të dashur për të jetuar qytetarët e vet dhe sidomos brezat që do të vijnë.
Presidenti Meta, pasi vlerësoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje historike, trimërinë dhe patriotizmin e të gjithë popullit të kësaj zone theksoi: “Në Njëqindvjetorin e kësaj epopeje të lavdishme e nisëm në Poçemin e besëlidhjes mallakastriote të komandant Halim Hamitit, për t’u ndalur në Kalanë e Tepelenës të Selam Salarisë nga u nisën luftëtarët e jugut , u bashkuam në Pilurin e Kolë Mërkurit dhe tani jemi mes jush në Drashovicën e çetave të lumit të Vlorës, për të vazhduar më tej në Tiranën e qeverisë së Sulejman Delvinës dhe për ta finalizuar në Vlorën e Flamurit tonë Kombëtar!”
Kreu i Shtetit, në cermoninë solemne të dekorimit të luftëtarëve të Lumit të Vlorës, ka vlerësuar edhe “Skulptorin e Popullit” Mumtas Dhrami, me dekoratën “Nderi i Kombit”, për realizimin e veprës historike të monumentit të Drashovicës.









 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes