l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Mirënjohja e piktorit Alajdin Tabaku për Dr.Kapisyzin


Mirënjohja e piktorit Alajdin Tabaku për Dr.Kapisyzin

Halil RAMA

Mirënjohja është shprehja më e bukur e karakterit të njeriut, por kur ajo vjen nga një personalitet i artit e kulturës, si i mirënjohuri Alajdin Tabaku, piktor dhe mësues nga Prizreni, që ka shërbyer për dhjetra vite në Kukës, autor i dhjetra tabllove, peisazheve e portreteve që kanë fituar çmime kombëtar, merr përmasa shumëdimensionale.
Si rrallë herë, “zgjimin” në mëngjesin e hershëm të 5 gushtit 2020 ma bëri një zile nga celulari i tij.
“Alo, Halil. Bashkë me Zylfien jemi shtruar në senatorium...Jemi rëndë që të dy. Jo me COCID, por me ftohje të rëndë...Të lutem na ndihmo me ndonjë mjek që njeh...”.


Një piktor dhe mësues i merituar nga Prizreni, (që ka mbi supe barrën e mbi tetë dekadave jetë e aktivitet krijues të pandërprerë, njëherësh veprimtar i palodhur i OBVL-së) dhe bashkëshortja e tij, Zylfia, ish-kryeinfermere për dekada të tëra në spitalin e Kukësit kërkojnë ndihmë për shëndetin e tyre. Por, duke konsideruar faktin që spitali universitar “Shefqet Ndroqi”, prej muajsh shërben edhe për të prekurit nga pandemia globale “COVID-19”, ndërhyrja është paksa e vështirë. Gjithsesi nuk ngurova të telefonoja drejtorin, Prof. Asc. Dr. Perlat Kapisyzi. Dhe Ai, edhe në atë situatë tejet të komplikuar bëri të pamundurën për t’i kuruar dy bashkëshortët Tabaku, me përkujdesjen e tij të drejtpërdrejtë. Pas disa ditësh, piktori 85-vjeçar Tabaku më telefonon sërish, për të më njoftuar se dolën nga spitali, por edhe për t’i shprehur mirënjohjen e thellë prof.Kapisyzit si dhe gjithë stafit të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”. Kjo sipas tij, për faktin se për këtë spital dëgjon fjalë shumë të mira nga banorët kukësianë që kanë qenë të shtruar, si për shërbimin higjeno-sanitar shembullor dhe për personelin mjeko-infermier.


“Unë dhe Zylfia, konstatuam nga afër gjatë ditëve që ishim të shtruar në këtë spital aftësitë profesionale të diagnostifikimit si dhe përcaktimin e saktë të terapisë për t’u aplikuar. Po ashtu, si edhe pacientët tjerë të shtruar pamë nga afër unitetin dhe harmoninë mes mjekeve, kjo si rezultat i dashurisë dhe pasionit për punën në shërbim të përmirësimit të shëndetit të pacienteve”,-thekson ndër të tjera.z.Tabaku.


Ai shpreh admirimin e tij dhe të bashkëshortes për stafin e këtij spitali që e drejton me kompetencë e profesionalizëm të lartë prof.dr.Perlati, i biri i gjeneralit Qazim Kapisyzi, i cili shkëlqen nga humanizmi, serioziteti autoriteti i tij në mes personelit mjeko-infermier që e duan dhe e respektojnë. Kështu Ai nderon, veten, Familjen e tij të nderuar me origjinë shkodrane, nga qyteti i lashtë që mban vulën si djepi i kulturës, artit dhe humorit shqiptar.
Ndërkohë, bashkëshortët Zylfie e Alajdin Tabaku shprehin mirënjohje pa kufi edhe për dr. Arben Tanka si mjek i persosur, për shefen e klinikes prof.dr Silvana, si dhe për infermieren Klava Shyti, e cila me një kujtese të fortë mbante mend dhe emrat e të sëmurve.
Po me këtë përkushtim e profesionalizëm shërben stafi i këtij spitali edhe në pavionin e të sëmurëve me COVID-19. Janë mjekët tanë të talentuar, gjithnjë në roje të jetës së qindra e mijëra pacientëve.










 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes