l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

OBVL vlerëson karrierën e shkëlqyer 31 vjeçare ushtarake të Shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura


Mesazh urimi për gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj

Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj mori detyrën më 30 korrik 2020, me një ceremoni ushtarake, ku flamurin kombëtar ia dorëzoi ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Më herët gjeneralmajor Begaj u betua para presidentit të Republikës Ilir Meta dhe me dorën mbi Kushtetutë.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka falënderoi shefin në largim të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, për të cilin tha se do të vijojë të jetë pjesë e FA për të dhënë kontributin e tij.
Ministrja Xhaçka e cilësoi gjeneralmajor Bajram Begajn si një nga ushtarakët më të kualifikuar, mëse i përshtatshëm për sfidat që po kalojnë jo vetëm Forcat e Armatosura, por edhe shoqëria në tërësi.
Në emër të Kryesisë së Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ (OBVL) gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj i kanë urouar marrjen e detyrës së re të Shefit të Shtabit të Përgjtihshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kryetari i OBVL-së kolonel Ing.Myfit Guxholli dhe Sekretari i Përgjithshëm i OBVL-së, av.Halil Rama
“Karriera Juaj e shkëlqyer 31 vjeçare ushtarake, e një prej ushtarakëve më të përgatitur e më me vlerë të vendit tonë, duke keni kryer me sukses e devotshmëri ndaj Atdheut një sërë detyrash të rëndësishme, si: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm, Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura etj. është garanci e çuarjes përpara nga Ju të procesit të modernizimit e profesionalizimit të FA, në kuadrin e NATO-s. Edhe njëherë, ju lutemi gjeneralmajor, prof,asoc.Begaj, pranoni urimet tona të përzemërta”,- thekojnë drejtuesit e OBVL-së në mesazhin e urimit për gjeneralmajor Bajram Begajn.









 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes