l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

PROFIL

Isuf Sala, mjeshtri duarartë

Nga Fadil Sala

Koha ecën ndër vite , dekada e shekuj,duke lënë në kujtesë gjurmë,e më pas për t’u rizgjuar. Kështu po ndodh edhe me mua ,teksa shikoj një foto të babait tim, Isuf Ibrahim Sala. Më vijnë mendime nga fëmijëria ime e largët e më pas në etapa të tjera të jetës dhe deri më sot, ku ai nuk është më në jetë. Po hedh keto shënime në leter dhe më duket sikur po bëj një dokumentar ku personazh kryesor është babai im , i cili na rriti dhe na edukoi me ndershmëri, me djersën e ballit, na mësoi si të kapeni fort pas punës e jetës.

Kush ishte Isuf Sala?


Isuf i ka lindur(1900-1987) në Shërngjergj të malësisë së Tiranës, një fshat malor, jo larg nga Tirana.
Terreni malor i fshatit me pak ngastra toke e vështirësonte jetën e malësorëve për të siguruar të mbjellat me dridhëra buke, ku më së shumti zbrisnin nëpër qytete apo fshatra fushore për të blerë drithin, por kishte edhe nga ato malësorë që merrnin rrugën e kurbetit sezonal, për të fituar ca më tëpër të holla, e mandej me ato të siguaronin drithin për dimrin e egër që kishin përpara. Në kohë të vështira për të mbajtur familjen, edhe Isufi kishte emigruar deri në Greqi. Kishte përvetësuar mjaft mirë zanatin e muratorit dhe ishte bërë mjeshtër në gdhendjen e gurit.Punonte shumë mirë , i përqëndruar në punë dhe fjalëpak. Kur kemi zbritur nga malësia këtu në Tiranë, ndërkohë qe po bënim shtëpinë tonë në Shkozë u rrinte ustallarëve në kokë duke i udhëzuar gjatë punimeve. Thoshte, se do kishte dashur vetë të punonte,por që nuk mundte prej moshës. Te dy me Fatimen rritën dhe edukuan gjashtë fëmijë, Hatijen, Ismailin,Adilen,Kadrijen,Bedriun, Fadilin, nga ku trasheguan vyrtyte të cmuara nga prindërit tanë, urtësi dhe ndeshmëri.
Isuf Sala ishte një njeri punëtor dhe fjalëpak, ishte një burrë i urtë, i cili fliste aty ku duhej dhe kur duhej, sic thoshnin miqtë dhe shokët e tij ‘’Ishte nga ata burra që i hanin duart për punë ‘’ Gjatë jetës së tij , koha e sprovoi në sisteme të ndryshme politike, në të cilat jetoi privatizimin dhe kolektivizimin. Aso kohe ishte shprehur: ‘’Prona private është begatia e familjes, kurse kooperativat u bënë burgu jonë ,u bene mjerimi i jonë.’’
Ishte nga ta ustallare qe mbanin rradhe, kush e kush ta merrte sa më parë në ndërtimin e shtëpive, por sidomos në ndërtimin e mullinjëve te bluarjes, me të cilët ishtë bërë mjeshtër për punime cilësore.Në ate kohë cdo lagje në Shëngjergj kishte pothuajse mullinjtë e vet të bluarjes. Ka ndërtuar mullinj në Shënmëri, në Urë, në Skrep, Shëngjin etj,
Me mendjen e tij të hapur (novatore) Isuf Sala ishte i pari në malësinë e Shëngjergjit i cili shpiku një vegël artizanale, e cila quhej Terstile, e cila shërbente për përpuninim e leshit, nga ku i gjithë fshati mbante rradhën si e vetmja vegël në të gjithë zonën. Më vonë një vegël e tillë u ndërtua edhe në fshatin Shenmëri.
Lufta Antifashiste dhe Nacional Çlirimtare e pozicionoi Isuf Salën dhe familjen e tij krahës shumë bashkëfshatarëve të tjerë, në ndihmë të partizanëve me ushqime dhe veshmbathje.
Shumë herë, me mushkat e ngarkuara me ushqime, rrugë pa rrugë duke udhëtuar natën, ka mbërritur në bazat e partizaneve tek Kroi i Kuq apo në Qafe të Martaneshit.
Ndërsa djali i madh, Ismail Sala, doli partizan,duke iu bashkuar Br.3-S, e cila zhvilloi luftime në shumë qarqe të Shqipërisë deri në Sarajëve të ish-Jugosllavisë.
Për meritat e tij si luftëtar me armë në dorë për clirimin e atdheut,ai ka gëzuar statusin e veteranit të luftës. Dihet historikisht, se me kapitullin e Italisë fashiste, shumë ushtarë italianë, robër lufte mbetën në Shqipëri, në pritje të mbarimit të luftës dhe të riatdhesimittë tyre. Në Shëngjergj,Komiteti i Luftës shpërndau nga dy-tre robër italianë në shtëpitë e zones. Isufi e dinte gjëndjen e dobët ekonomike të disa prej fshatarëve të tij, kështu që u propozoi që të merrte nën kujdesje dhjetë italianë. Në mes tyre ishte edhe nje officer, Epi Pali quhej, vinte i dobët dhe shëndetligë. Kur erdhën pushtuesit nazistë, Isufi i fshehu duke i strehuar ne Malin e Fëlqetit, atje ku kishin stanët e bagëtive. Në një rrugëtim të një kolone gjermane,të cilët kontrollonin imtësisht deri edhe kasollët e bagëtive, Isufi për siguri dhe pamundësi të shëndetit të Epi Palit, e fshehu ate duke e mbuluar me rroba të vjetra shajaku dhe dëngje leshi, kurse nëntë të tjerët u fshehën në thellësi të pyllit të gështenjave.
Mbas clirimit, Isuf Sala ka punuar si specialist i murit te gurit cep më cep të Shqipërisë, deri në ndërtimin e hidrocentralit të Shkopetit. Në kohën e kooprativave bujqësore, në tabelën emulacionit, në qeëndrën e fshatit të Shengjinit ishte shkruar një shkrim stimulues me titullin ‘’ Isuf Sala , mjeshtër duarartë’’ Ky shkrim është një panoramë e shkurtër e babait tonë e jetës dhe e përkushtimit të tij për punën. Le të mbetet ai për ne fëmijët krenaria jonë dhe për brezat e tjerë të Salajve qe do të vijnë, pasqyra e virtyteve më të mira.










 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes