l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Video, foto, jetëshkrime plot vuajtje e halle të persekucionit politik mbi nënat, vajzat e gratë shqiptare në komunizëm


Mimoza Dajçi, dokumentar mbi persekucionin politik të grave

Nga Halil Rama

Së shpejti pritet të dalë në qarkullim një dokumentar kushtuar femrave shqiptare që u goditën nga diktatura me e egër komuniste në Europë. Skenariste dhe regjisore e këtij dokumentari është gazetarja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut Zj. Mimoza Dajçi, tashmë një emër i njohur për publikun shqiptar.
Duke biseduar me Mozën mësojmë se ky dokumentar ishte një ide e heshtur e saj, por që priste rastin për tu bërë realitet. Në të përfshihen video, foto, jetëshkrime plot vuajtje e halle të persekucionit politik mbi nënat, vajzat e gratë shqiptare në komunizëm. Siç dihet,- thotë ajo, përveç burrave, fshatarit, klerit e intelektualëve të shquar të kombit, ai rregjim nuk kurseu as gratë e fëmijët. Por i torturoi, burgosi, vrau, internoi e i pushkatoi padrejtësisht si dhe burrat.
Rastet janë me mijra. Sa e sa gra e fëmijë të zbathur, pa ngrënë e të mërdhirë në borë e akull, mbyllën sytë e jetën e tyre të pafajshëm mbrapa atyre telave me gjemba që izoloi vendin nga Europa e Perëndimi.
Dokumentari paraqet edhe gra të huaja që vuajtën nëpër burgjet shqiptare, ku pas burgosjes i priste internimi duke pësuar tragjedi që lanë gjurmë të thella në jetën e tyre.
Po ashtu pasqyrohen me realizëm divorcet që ishin hallkat kryesore për shkatërrimin e familjes.
Lufta e klasave ishte prezente kudo, në çdo gjymtyrë të jetës bashkëshortore, nëse djalit apo vajzës do ti arrestohej babai apo nëna, divorci ishte i pashmangshëm, përndryshe kamioni tek dera dhe internimi. Drama nga më të rëndat përjetuan në ato vite dhe akoma nuk po e marrin veten.
Për Mozën ky nuk është rasti i parë që angazhohet si regjisore në SHBA. Ajo ka drejtuar nga ana skenike edhe Festivalin e 16 të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në Harsdalle, Neë York; ka pregatitur koncerte dhe aktivitete me tema të ndryshme patriotike e artistike. Ajo që të bie në sy tek ajo është përkushtimi ndaj të drejtave të grave dhe fëmijëve si në Shqipëri ashtu edhe në Shtetet e Bashkura të Amerikës, ku jeton prej 20 vitesh. Eshtë një femër inteligjente, e palodhur e pakursyer për çështjen kombëtare. Shpesh na surprizon me arritjet e saj. Si publiciste e gazetare, pak kohë më parë botoi librin e saj “E bukura nën pranga”, që unë pata fatin të jem redaktor. Edhe dokumentari që përcjell aspekte të genocidit komunist ndaj femrës shqiptare, do të zerë një vend të sukseshëm në karrierën e saj.









 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes