l
Faqe e Pare
Organizata

veterani arkiva
veterani Veterani

link Linke

 

Kushtuar njeriut të vërtetë, krjuesit virtuoz dhe unikal, “mikut të të gjithëve”

SHPENDI TOPOLLAJ PERSONALITET I SHQUAR I
KULTURËS SONË BASHKËKOHORE

• Para pak kohësh, në ditët e parë të pranverës 2020, Shpendi Topollaj, shkrimtar, kritik dhe studiues i njohur, në kolanën e 50 librave, pas librit “Esse. Rreth shprehjeve mitologjike”, shtoi më të fundit botim, “Dantja… dhe të tjerë”, ku ka përzgjedhur korifenjtë e letrave, ndër shekuj: Dante, Petrarka, Bokaçio, Shekspiri, Hygoi, Pushkini, Tolstoi, Esenini, Cvajgu, Eminesku, Shollohov, përfshi edhe shkrimtarët tanë: Fishta, Lazgushi, Kadareja e Dritëro Agolli, etj, etj.


Nga NIKOLLA SUDAR

“Njerëzit e mirë, - thotë një fjalë e urtë, - janë zbukurimi i vërtetë i jetës”. Por kur njerëzve të tillë Perëndia u jep edhe talentin, atëherë e ngrenë atë në majat më të larta. Në çdo epokë të shoqërisë njerëzore ata janë vlerësuar dhe kanë fituar edhe përjetësinë.
Sapo lexova kushtimin e shkrimtarit dhe mikut tim të vjetër, z. Kadri Tarelli, kushtuar njërit prej krijuesve më të arrirë në letërsinë e sotme shqipe, shkrimtarit të shquar dhe mbi të gjitha “njeriut të mrekullueshëm” z. SHPENDI TOPOLLAJ, si për prodhimtarinë e bollshme, por sidomos për atë tematikë të larmishme dhe tepër cilësore, që sot më tepër se kurrë ka nevojë shoqëria shqiptare. Sinqerisht jam i ndërgjegjshëm se nuk jam në gjendje të rivalizoj me z. Tarelli, por le t’i bashkangjiten këto fjalë tepër modeste zemre, atij ligjërimi befasues kushtuar këtij personaliteti të shquar të artit dhe kulturës shqiptare.
Vlerësimi dinjitoz i ardhur nga India e largët i bën nder jo vetëm këtij krijuesi të rrallë, por gjithë letërsisë sonë bashkëkohore, duke e lartësuar akoma më tepër emrin e mirë të Shqipërisë nëpër botë.


Duke e mbyllur këtë ligjëratë të shkurtër mund të them me plot kuptimin e fjalës se është fat i madh për cilindo që të ketë një mik të pazakontë, siç është SHPENDI YNË i nderuar. Me këtë rast mjeshtrit të mrekullueshëm të mendjes dhe të shpirtit njerëzor i uroj shëndet, jetë të gjatë dhe gjithnjë arritje të reja dinjitoze si deri më sot.

 

 

VLERËSIM I MERITUAR PËR PERSONALITETIN E LETRAVE SHQIPE, SHPENDI TOPOLLAJ

Të nderuar miq e dashamirë, krijues dhe lexues të letrave shqipe!
Një tjetër lajm i bukur më erdhi nga India: Vlerësim me certifikatën; “Noble Pece Personality Auard”, kushtuar Shpendi Topollaj, veprimtar shoqëror, shkrimtar, poet, studiueses, kritik letrar, së fundit edhe dramaturg. Autor i gjashtëdhjetë librave, një pjesë të përkthyera në Italisht dhe Rusisht. Shpendi është fitues edhe i çmimit “Pushkin”.
Jam i përkëdhelur nga fati që po publikoj këtë njoftim që më ngroh dhe njëkohësisht më bën krenar, për nxjerrjen në dritë të vlerave të letërsisë dhe arteve tona kombëtare, si një mundësi më shumë, për njohjen nëpër botë të kulturës tonë mbarë shqiptare.
Më duhet të theksoj se vlerësime të tilla kanë marrë edhe krijues të tjerë nga vendi, me të tjerësh përmend: Vullnet Mato, Vilhelme Haxhiraj-Vranari, “Vivra”, nga Vlora, Kujtim Mateli, por edhe nga Durrësi, si Nikolla Spathari, Agim Bajrami dhe Kadri Tarelli. Ky është një nderim edhe për Durrësin dhe qytetarinë durrsake, që ka në gjirin e tij veprimtarë dhe krijues me përmasa të tilla, që na nderojnë.
Një mirënjohje i takon Kryetarit, Dr. Preyatosh Das nga India dhe sekretarin e përgjithshëm Prof. George Onsy, nga Egjypti, që bënë të mundur këtë nderim të merituar e të mirëpritur, për këtë intelektual dhe personalitet të njohur të letrave shqipe.
E çmoj lart, duhet thënë e admiroj këtë punë të bukur dhe të vyer. Ky vlerësim nderon njëkohësisht edhe të gjitha poetet, krijueset e studiueset të racës shqiptare, kudo që ndodhen.
Urime dhe suksese Shpendi Topollaj!
Në pritje edhe për të tjera vlerësime!

Miqësisht!
Kadri Tarelli
Durrës më: 27. 08. 2020








 





Kololel Sotir Budina Kryetari i OBVL-së


 

Arkiva e gazetes